web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse presidenca e Joe Biden, nuk do të sjellë një kthim në normalitet

21 Janar 2021, 08:16, Blog CNA

Nga Jeremy Cliffe ?New Statesman?

Nga dje vendi më i fuqishëm në botë do të drejtohet nga një person i pjekur, i sjellshëm dhe shumë empatik. Por më shumë se sa kaq:Bidenë një figurë shumë e njohur. Ai u zgjodh senator që në vitin 1973, garoi për herë të parë për president në vitin 1988, dhe drejtoi për herë të parë komitetin e punëve të jashtme në Senatin amerikan në vitin 2001.

Ai u bë një figurë politike globale në vitin 2008, kur Barak Obama e zgjodhi zëvendëspresident. Ai përfaqëson arketipin e njohur të një politikani amerikan të shekullit XX, me disa ngjashmëri me Xhon Kenedin. E megjithatë t`a barazosh presidencën e tij me një rikthim në normalitet, është një leximi i gabuar i situatës. Në pamje dhe në stil presidenca e tij mund të duket si një restaurim; si një rivendosje e SHBA-së atje ku ishte në vitin 2016 ose më herët. Por sfidat me të cilat përballet Bidene vendimet që ka përpara, nënkuptojnë që presidenca e tij është diçka tjetër.

Brenda vendit, efektet e administratës së Donald Trump do të jehojnë akoma më tej. Politika amerikane është e polarizuar përtej çdo gjëje që mund të imagjinohej 4 vjet më parë. Një sondazh i ri i Qendrës Kërkimore Pju, tregon se 64 për qind e votuesve republikanë apo me prirje republikane, mendojnë ende se Trump ndoshta i fitoi zgjedhjet nëntorin e kaluar, por ato u vodhën nga kundërshtari, dhe 57 për qind e tyre mendojnë se ai duhet të mbetet një figurë politike kryesore.

Dhe një sondazh i fundit i YouGov, sugjeron se 45 për qind e republikanëve mbështetën sulmet e 6 janarit mbi Kapitol. Sado normal që shkoi inaugurimi në një pandemi, nuk mund të thuhet se ky i këtij viti ka qenë një transferim ?paqësor? i pushtetit.
Ndarjet racore, pabarazia e jashtëzakonshme ekonomike, kapja e politikës nga korporatat e mëdha, pamundësia e konsensusit ndërpartiak mbi reformat kryesore, asnjëra nga këto nuk është e re në politikën amerikane. Por tani ato janë ?pandemike?pikërisht falë Donald Trump, dhe faktorëve të tjerë teknologjikë dhe ekonomikë.

Ato e bëjnë për të qeshur çdo lloj bisede mbi ?normalitetin?e premtuar. Pastaj është panorama në skenën ndërkombëtare. Institucionet globale janë më të dobëta, kriza të tilla si ndryshimet e klimës janë edhe më urgjente. Dhe pas një viti kur një pandemi ka shkatërruar një botë të mbetur pa udhëheqje, fatkeqësitë humanitare janë edhe më të mundshme se më parë. Evropianët dhe aleatët e tjerë, kanë hedhur përfundimisht poshtë iluzionet që kishin në lidhje me aleancat e tyre me SHBA-në. Një sondazh i ri nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tregon se edhe pas zgjedhjes si president të Joe Biden, vetëm 49 për qind e evropianëve të anketuar, presin që ky vend të zgjidhë problemet e tij të brendshme, dhe të investojë më pas në zgjidhjen e atyre globale.

Një mendim i tillë, reflektohet edhe në vendimet politike konkrete. Marrëveshja e re e investimeve mes BE-së dhe Kinës, e firmosur përkundër kundërshtimeve të ekipit të Bajdenit, u nxit nga një ndjenjë që po dominon në Evropë (përfshirë nivelet më të larta të qeverive), se kontinenti nuk mund të mbështetet më tek SHBA-ja, dhe se duhet të mbrojë vetë interesat e tij afatgjata. Pastaj është Kina. Pekini nuk ofron një pol rival të udhëheqjes me atë të vjetër të drejtuar nga SHBA-të, por ai e ka mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Amerikës me strukturat multilaterale:duke u bërë një zë dominues në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, duke i vënë vaksinat e saj në dispozicion të qeverive partnere, dhe duke forcuar përfaqësimin e vet diplomatik në rajone të tilla si Afrika dhe Lindja e Mesme, ku Perëndimi pa një udhëheqje mbi krye,ka munguar ose ka një qasje jo koherente.

Mbi të gjitha, Kina është rritur shumë ekonomikisht. Sipas Qendrës për Kërkimet Ekonomike dhe të Biznesit (CEBR), parashikimet janë se pas rimëkëmbjes së saj të fortë nga pandemia, ekonomia e saj ta kapërcejë atë të SHBA-së deri në vitin 2028, dhe të bëhet më e madhja në botë. Deri në vitin 2035, CEBR vlerëson se PBB vjetore e Kinës do të arrijë në 49 trilionë dollarë, duke e bërë atë rreth 1/3 më të madhe se sa ekonomia amerikane me 36 trilionë dollarë. Pikërisht, për këtë botë, duhet t`a përgatisë SHBA-në administrata e Joe Biden, dhe pikërisht në momentin kur shumë prej aleatëve dhe partnerëve të saj të dikurshëm, po e vënë në dyshim besueshmërinë e saj themelore.

Në këtë pikë, është e saktë të theksohet se po, SHBA-ja zotëron një kapacitet fenomenal për ndryshim dhe përparim. Karakteri i këtij vendi si një komb i ri, i përbërë nga emigrantë, lufton kundër çdo sfide që i del përpara. Ai ka kaluar nëpër periudha krizash dhe rëniesh (Lufta Civile, Depresioni i Madh, vitet 1970) dhe ka dalë në anën tjetër të bregut. Superfuqitë e kaluara botërore, nga Perandoria Romake e në vazhdim, shpesh kanë dështuar kur nisën të mbyllen në vetvete dhe ndalën integrimin e të ardhurve. Në të kundërt, aftësia e qëndrueshme e SHBA-së për të tërhequr më të talentuarit, dhe për të gjeneruar shumicën e përparimeve më të reja dhe më emocionuese në teknologji dhe shkencë, mbetet e jashtëzakonshme, dhe me siguri që do të forcohet nga administrata e ardhshme.

Protestat e verës së shkuar ishin prova e fuqisë së butë të vendit. Vetëm kur protestat e brendshme të Kinës të rezonojnë aq fuqishëm në të gjithë botën, saqë të frymëzojnë lëvizje diku tjetër, duke shënjestruar padrejtësitë globale dhe lokale, atëherë edhe statusi global i superfuqisë së butë të Amerikës do të ketë një rival serioz. Por në përgjithësi panorama është e zymtë. Trashëgimia e vështirë e Bajden mund të krahasohet me atë të Ruzvelt, Truman apo Xhonson. Por të gjithë ata presidentë morën detyrën në një kohë kur SHBA ishte ende fuqia kryesore e padiskutueshme ekonomike, një status që e ka mbajtur që nga vitet 1880, dhe që thuajse me siguri do t?ja lërë Kinës brenda 10 viteve të ardhshme.

Në shumë mënyra, sfida e Bajden sot është unike në historinë amerikane. Ky nuk është një kthim në normalitet, dhe as edhe një normalitet i ri. Është diçka krejt e re në historinë amerikane, edhe pse ka rrënjë në tendencat dhe tiparet e lashta. Bajden është një politikan i sigurt në vetvete, me përvojë dhe gjerësisht i njohur. Por ai do të gjykohet nga aftësia e tij për t?u marrë me gjithçka që ai nuk është./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.newstatesman.com/international





Lajmet e fundit nga