Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Nga William A.Galston ?The Wall Street Journal?
Duke prezantuar planin e tij për të vënë nën kontroll pandeminë e Covid-19 në SHBA, Joe Bieden ishte i prerë kur tha javën e kaluar:?Ju keni fjalën time. Ne do të menaxhojmë si duhet këtë operacion?. Ai premtoi atë që na duhet.
Çdo gjë më pak do të ishte një goditje e fortë për administratën e tij dhe vendin tonë. Kur ka një marrëveshje të gjerë mbi një mënyrë veprimi, udhëheqësit vlerësohen se sa mirë e kryejnë atë. Në librin e saj të vitit 2016, ?Pse dështojnë presidentët?, kolegia ime e Institutit Brukings Elen Kamark, tregon se si dështimet në menaxhim, përcaktojnë dështimin ose suksesin e një presidence.
Xhimi Karter nuk e mori veten kurrë nga misioni i tij i dështuar për të shpëtuar pengjet amerikane në Iran, dhe as Xhorxh W.Bush pas reagimit të dobët pas Uraganit Katrina. Defektet e shumta në faqen në internet të Aktit të Kujdesit të Përballueshëm, e dobësuan ndjeshëm presidencën e Obamës.
Kjo gjë është edhe më e rëndësishme kur politikat prekin direkt individët, pasi këto politika tregojnë sesi shoqëria e percepton kompetencën e institucioneve dhe drejtuesve të saj. Politikanët e zgjuar e kuptojnë se qëndrimet e tyre ndaj qeverisë, formësohen nga departamentet e automjeteve motorike apo edhe spitalet që u shërbejnë veteranëve.
Anëtarët e Kongresit e mësojnë shumë shpejt se shërbimet në zyrat e tyre lokale, kanë po aq rëndësi aq edhe sa të votat që marrin.
Ndihma ndaj zgjedhësve për të shmangur burokracitë komplekse ndikon jo vetëm tek ata, por edhe tek historitë që u tregojnë miqve dhe fqinjëve të tyre. Një politikan nuk ka kurrë një shans të dytë për të bërë një përshtypje të parë të mirë, dhe menaxhimi i pandemisë do të jetë përshtypja e parë që do t?u japë amerikanëve presidenti Biden.
Nëse ai e kupton mirë këtë rol, do të forcojë pozitat e tij përballë një Kongresi të ndarë, dhe do të nisë detyrën e gjatë të rindërtimit të besimit të publikut dhe besimit tek qeveria. Por nëse ekipi i tij dështon, ai do të mbajë barrën e zhgënjimit publik të amerikanëve. Biden trashëgon sot një sfidë monumentale. Operacioni ?Warp Speed? i administratës Trump inkurajoi zhvillimin e vaksinave në një kohë rekord, por më pas hasi në shumë vështirësi logjistike. Kompanitë i kanë dorëzuar vaksina më ngadalë se sa pritej.
Shumë shtete nuk janë përgatitur si duhet për të shpërndarë vaksinat që marrin. Disa amerikanë, përfshirë shumë punonjës të kujdesit shëndetësor, hezitojnë të vaksinohen. Ata që e duan vaksinën, e kanë pasur shumë të vështirë të kenë qasje në të, pasi faqet e internetit ku mund të lihet takimi me mjekun janë të ngatërruara për disa, sidomos për amerikanët e moshuar.
Nga ana tjetër, Biden ka një themel mbi të cilin mund të ndërtohet diçka. Shumica e amerikanëve bien dakord se një rikthim i plotë në jetën normale ekonomike dhe shoqërore është i pamundur, derisa ata të jenë të sigurt se janë të mbrojtur nga Covid-19. Përkundër frikës së kuptueshme, por ndonjëherë të tepruar të disave, në lidhje me sigurinë e vaksinave të sapo-autorizuara, ka një mbështetje të gjerë publike për fushatën e vaksinimit masiv. Republikanët dhe demokratët mund të mos bien dakord mbi shumën e parave që duhet shpenzuar, por kërkesat serioze për më shumë ndihmë nga ana e shteteve dhe agjencive të shëndetit publik, ka të ngjarë të pranohen pa shumë debate.
Biden përballet me 3 detyra thelbësore të menaxhimit. Së pari, ai duhet të krijojë një zinxhir të qartë komandues brenda administratës së tij. Ekipi i tij, duhet të dijë se kush është i autorizuar të flasë dhe të veprojë në emër të presidentit. Ai duhet të organizojë një ekip të tërë qeveritar, duke i dhënë secilit anëtar përgjegjësi specifike, dhe të monitorojë vazhdimisht progresin e bërë.
Së dyti, Biden duhet të vendosë synime realiste, dhe t?i realizojë ato. Për shembull, ai ka premtuar publikisht shpërndarjen e 100 milion vaksinave në 100 ditët e tij të para. Pavarësisht nëse ky premtim ishte i mençur apo jo, tani është tepër vonë për t?u tërhequr. Dhe ekipi i tij duhet që ta realizojë atë.
Së treti, ai duhet të rindërtojë marrëdhëniet e punës midis qeverisë federale dhe shteteve. Duhet të ketë një linjë të veçantë që ta lidhë Shtëpinë e Bardhë me guvernatorët e kombit. Presidenti Biden duhet të komunikojë çdo ditë me udhëheqësit e Shoqatës së Guvernatorëve Kombëtarë, dhe t?u kërkojë atyre të shërbejnë si kanale komunikimi ndërmjet shteteve dhe Shtëpisë së Bardhë për kërkesa veçanërisht urgjente nga guvernatorët e veçantë.
Biden ose ekipi i tij duhet të ngrenë një panel publik që të bëjë llogaritjen e prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave, dhe t?i komunikojnë rregullisht publikut informacionet specifike. Nëse ka probleme në linjën e prodhimit të vaksinave, na e thoni. Nëse një korporatë ose agjenci qeveritare nuk po bën punën e saj, na e thoni, dhe merrni përgjegjësi për rregullimin e situatës. Nëse një shtet nuk po bën sa duhet punën e tij, thirrini dhe kërkojuni llogari drejtuesve. Pra trajtojini amerikanët si të rritur, që kanë të drejtën ta dinë si është e vërteta./Përshtatur nga CNA.al
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...