52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej të ishte statike dhe e ngurtë. Por teoria e tektonikës së pllakave, e ka tronditur këtë imazh të planetit tonë. Tektonika e pllakave zbulon se si sipërfaqja e Tokës është vazhdimisht në lëvizje dhe si tiparet e saj – vullkanet, tërmetet, oqeanet e nëndheshme dhe malet – janë shumë të lidhura me brendësinë e saj tepër të nxehtë.
Kjo teori përshkruan se si e gjithë shtresa e jashtme, më e trashë 100 km, e quajtur litosferë, përmban disa pllaka shkëmbore gjigante që mbajnë ?mbi shpinë? si kontinentet ashtu edhe dyshemenë e oqeaneve. Ato rrëshqasin ngadalë mbi një shtrese të brendshme të nxehtë. Duke lëvizur me një ritëm midis 2 deri 10 cm çdo vit, disa nga këto pllaka përplasen më njera-tjetrën, disa ndryshojnë formë,dhe disa gërryhen duke u fërkuar me njëra-tjetrën.
Në vitin 1912, meteorologu gjerman Alfred Vegener propozoi në një takim të Shoqatës Gjeologjike të Frankfurtit që pjesa e poshtme e Tokës mund të ishte në lëvizje. Në atë kohë, ideja mbizotëruese ishte ajo sipas së cilës,malet formoheshin si rrudha në planet, të cilat më pas e humbisnin ngadalë nxehtësinë e kohës së formimit dhe sipërfaqja e tyre tkurrej.
Në vend të kësaj, Vegener sugjeroi se malet formohen kur kontinentet përplasen, ndërsa lëvizin vazhdimisht mbi sipërfaqen e planetit. Kontinentet ishin shumë kohë më parë të bashkuara në një super-kontinent që Vegener e quajtur Pangea, ose ?Gjithë-Toka?. Kjo teori shpjegon edhe pse të njëjtit shkëmbinj të të njëjtës moshë, apo dhe fosile identike, gjenden në të dy anët e Oqeanit Atlantik.
Ideja e lëvizjes së kontinenteve intrigoi disa shkencëtarë. Por shumë të tjerë, sidomos gjeologët, e kundërshtuan atë. Sipas tyre, ideja e Vegener ishte shumë spekulative, e pabazuar sa duhej në parimet gjeologjike dominuese siç është uniformizmi, që thotë se të njëjtat forca gjeologjike lëvizëse të ngadalta që funksionojnë sot tek Toka, duhet të kenë ekzistuar edhe në të kaluarën.
Gjeologu gjerman Maks Semper, shkroi në vitin 1917 me përbuzje se ideja e Vegener ?lindi pas një përdorimi sipërfaqësor të metodave shkencore, dhe duke injoruar fusha të ndryshme të gjeologjisë?. Debati midis ekspertëve u ndez edhe më shumë në vitet 1920, edhe në qarqet anglishtfolëse.
Në vitin 1926, në një takim në Nju Jork të Shoqatës Amerikane të Gjeologëve të Naftës, gjeologu Rolin Çamberlen e hodhi poshtë hipotezën e Vegener si një mishmash vëzhgimesh të palidhura logjikisht mes tyre. Por në vitin 1928, gjeologu anglez Artur Holms, e mbështeti teorine e Veneger dhe doli me një shpjegim të mundshëm të saj.
Ai propozoi se kontinentet notonin si gomone në majë të një shtrese shkëmbinjsh të trashë, pjesërisht të shkrirë në thellësi të mëdha të Tokës. Holms e pranoi se ai nuk kishte të dhëna konkrete për t`a mbështetur këtë ide, dhe komuniteti i gjeologëve mbeti kryesisht i bindur për lëvizjen kontinentale.
Në vitet 1950 pati një interes të ri mbi teorinë e zhvendosjes së pllakave kontinentale. Këtë herë pati prova, dhe ato erdhën nga fundi i oqeaneve. Lufta e Dytë Botërore kishte sjellë zhvillimin e shpejtë të nëndetëseve, dhe shkencëtarët shumë shpejt vunë në punë teknologjitë e reja për të studiuar shtratin e detit.
Duke përdorur solarin, që harton dyshemenë e detit përmes valëve zanore, studiuesit hartëzuan hapësirën e një zinxhiri malor nënujor të vazhdueshëm dhe të degëzuar me një çarje të gjatë që shkon drejt qendrës së tij. Ky sistem çarjesh kishte një gjatësi mbi 72.000 kilometra, duke prekur qendrat e oqeaneve të botës.
Të pajisur me magnetometra për matjen e fushave magnetike, studiuesit zbuluan se shkëmbinjtë e dyshemesë së detit kishin një model të veçantë në formën e ?shiritave të zebrës?, secila e formuar në kohë të ndryshme. Mbështetja në rritje për zbulimin dhe ndalimin e provave bërthamore nëntokësore, krijoi një mundësi për sizmologët:shansi për të krijuar një rrjet global, të standardizuar të stacioneve sizmografike.
Në fund të viteve 1960, rreth 120 stacione të ndryshme u instaluan në 60 vende të ndryshme, nga malet e Adis Ababa të Etiopisë deri në sallën e Universitetit Xhorxhtaun në Uashington, dhe deri në Polin e Jugut.
Falë të dhënave të shumta sizmike me cilësi shumë të lartë, shkencëtarët zbuluan dhe gjurmuan zhurmë përgjatë sistemit të çarjeve në mes të oqeanit, që tani quhen kreshta. Megjithatë ka ende shumë gjëra që nuk i dimë, si për shembull kur dhe si filloi zhvendosja e sipërfaqes së Tokës, dhe kur mund të mbarojë ajo./CNA.al
https://www.sciencenews.org/article/earth-plate-tectonics-volcanoes-earthquakes-faults
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Nga Ashley Woodcock “CapX”Ndërsa jemi pranë 100.000 vdekjeve...
“The Economist”Bllokimet e pranverës së vitit 2020 për shkak...
Me gati 3 miliardë përdorues aktivë në muaj, Facebook mban s...
Nga Harriet Constable “BBC’Ishte 3 janari i vitit 2020 dhe S...
Nga Ido Vock “New Statesman”Varianti i ri britanik i koronav...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Shumica e liderëve evropia...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Pak orë pas trazirave të javës ...
Nga Mark LeonardViti që lamë pas solli shumë ngjarje trondit...
Nga të gjithë numrat që ekzistojnë, zeroja ka diçka të veçan...
Bakteret ose viruset si gripi i zakonshëm që shkaktojnë pneu...
Nga Ramesh Ponnuru “National Riview”Republikanët mund të pre...
A mund të sëmureni sërish nga Covid-19? Kjo pyetje është ngr...
Uashingtoni, është kryeqyteti i SHBA-së, dhe vendndodhja e K...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...