web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hetimi mbi origjinën e Covid-19/ Çfarë nuk do të mësojë dot OBSH nga Kina

18 Janar 2021, 11:34, Blog CNA

Nga Holman W.Jenkins, Jr. ?The Wall Street Journal?

Pas shumë debatesh për të pasur qasje, një vizitë e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë, nuk do të mund të zgjidhë dot misterin e origjinës së Covid-19. Misioni i ekipit do të bazohet në intervistimin e personelit mjekësor dhe kërkimor kinez, për të parë nëse ata do të tregojnë histori që janë të ndryshme nga versioni zyrtar që jep Pekini.

Por ata nuk do t`a bëjnë diçka të tillë. Një arsye e qartë e vonesës së gjatë dhe politizimit që shoqëroi ftesën e OBSH-së,ishte sigurimi i regjimit se zyrtarët lokalë dhe mjekët kinezë do të thonë atë që u ka diktuar qendra. Tani sfida e vërtetë, për të cilën unë dyshoj se do të ketë shumë bashkëpunim nga Kina, është që të inspektojë inventarin e mostrave të pacientëve dhe autopsive, para shpërthimit epidemik në Vuhan, për të zbuluar se ku dhe kur u shfaq virusi pa u njohur ende.

Vende të tjera kanë qenë të gatshëm t`a bëjnë këtë jashtë Kinës. Ne e dimë se virusi ishte i pranishëm në Francë në dhjetor 2019, pra para shpërthimit epidemik të Vuhanit. Një grua me tiparet tipike të Covid-19, që u paraqit në një spital të Milanos në nëntor 2019,
është identifikuar si ?Pacienti Zero? i mundshëm në Itali.
Sa zgjasin pasojat që lë Covidi në organizëm?/ Publikohet studimi shkencor: 3 në 4 pacientë...

Disa mostra të gjakut, sugjerojnë se virusi mund të ketë qenë i pranishëm në Itali që prej shtatorit 2019. Në komentet për median, zyrtarët e OBSH-së kanë aluduar se edhe Kina ka mbledhur gjithashtu mostra të tilla dhe nuk i ka bërë publike rezultatet. Por mos prisni ndonjë gjë të madhe. Tani, zyrtarët kinezë kënaqen kur sugjerojnë, bazuar në prova të tilla, se koronavirusi filloi diku tjetër. Kina mburret me meritën e njoftimit të botës për ekzistencën e virusit. Dhe çfarë ka mbetur tani për t`u zbuluar? Çdo gjë është e mundur derisa të vendosim një model mbi rastet e hershme të panjohura.

Ajo që po ndodh sot në Kinë, mund të jetë një temë më e frytshme e hetimit të OBSH-së sesa ajo që ndodhi në Vuhan një vit më parë. Javën që shkoi në provincën Hebei 22 milion njerëz janë urdhëruar të mos largohen nga shtëpitë e tyre, në përgjigje të asaj që përshkruhet si një ?mori? rastesh. Raste të tilla janë shfaqur vazhdimisht në të gjithë Kinën,me shumë pak informacione që arrijnë të dalin jashtë vendit. Në qytetin e Kashgar u vendos një bllokim,pasi një rast i vetëm asimptomatik shkaktoi përhapjen e virusit tek 137 të tjerë, që të gjithë asimptomatikë.

A është kjo një mrekulli mjekësore, apo qytetarët e Kinës kanë marrë mesazhin se duhet t?u fshehin autoriteteve dhimbjet e fytit dhe ethet?
Asnjë shoqëri perëndimore nuk do të duronte dot kostot që Kina u ka kërkuar të përballojnë qytetarët e saj:testime masive të detyrueshme, karantinim të detyruar, mbyllje në shtëpitë e tyre të njerëzve pa simptoma apo të infektuar. Kina nuk është Tajvani, Singapori apo edhe Koreja e Jugut, një vend i rrethuar nga uji në të tria anët, dhe me njënjë kufi ushtarak të pakalueshëm në anën e katërt.

Para goditjes së pandemisë, Kina ishte destinacioni nr.4 turistik në botë me 60 milion turistë të huaj në vit. Udhëtarët e biznesit garantonin flukset e investimeve dhe tregtisë. Humbja e këtyre përfitimeve, është ndër kostot që janë detyruar të përballojnë njerëzit në Kinë.
Më e vështirë për t?u kuptuar, është fakti se ata e bënë këtë për të shmangur kostot, për të cilat vendet perëndimore nuk kishin pse të shqetësoheshin. Nga një llogaritje e bërë publike në janar 2020, Kina ka 3.6 shtretër të kujdesit intensiv për çdo 100.000 qytetarë, krahasuar me 29.4 në SHBA dhe 38.7 në Gjermani.

Kina ka 9 qytete më të mëdha sesa Nju Jorku, 27 më të mëdha se Los Anxheles dhe 40 më të mëdha se Çikago. Tani mendoni pak skenarin kur virusi përhapet në mënyrë të shfrenuar nëpër këto qytete ashtu siç bëri në Nju Jork në pranverën e vitit të kaluar.
Në rast se po pyesni, mosha mesatare në Kinë është afërsisht e njëjtë me atë në SH.B.A Vuhani, një qytet me 11 milion banorë, është 30 për qind më i madh se Nju Jorku. Megjithatë sistemi i tij spitalor ra në kolaps që në mbingarkesën e parë dhe valën e vdekjeve që e pasuan, dhe që sipas statistikave zyrtare, ishte më pak se një e katërta e asaj që përjetoi Nju Jorku disa javë më vonë.

Në Vuhan, pacientët vdiqën jo vetëm nëpër korridoret e spitaleve, por edhe në rrugë. Covid ka qenë një përvojë e përafërt për të gjithë. Megjithatë, kërcënimi nga grumbullimet e mëdha urbane të Kinës, mund të dukej si fundi i rrugës për Partinë Komuniste.
Unë u gëzova kur pashë një artikull në ?The New York Times? një ditë, që në vend që të brohoriste për epërsinë e zyrtarëve të saj, e pranoi se Tajvani përfitoi nga të qenit një ishull,dhe nga mundësia e ndalimit të udhëtimeve. SHBA-ja ka 328 porte me qasje ndërkombëtare. Edhe me turizmin që ka pësuar një rënie me 68 për qind, madje edhe me kufijtë meksikanë dhe kanadezë të mbyllur për udhëtime ?jo thelbësore?, më shumë se 100.000 njerëz kalojnë çdo ditë kufijtë tanë (duke mos përfshirë këtu kaluesit e paligjshëm të kufijve).

Kina mund të mos jetë model për asnjë vend. Ne mund të jemi ende mirënjohës për shembullin e saj. Ndërsa të tjerët e kanë pranuar epideminë, dhe janë fokusuar në trajtimin e pacientëve, ekonomia e saj ka ndihmuar botën të qëndrojë në këmbë.
Importet e saj bujqësore dhe industriale janë rritur. Fabrikat e saj kanë rifilluar punën, siç e kanë thënë mediat kineze?pajisje mjekësore dhe pajisje nga shtëpia? në sasi të mëdha për të ndihmuar vendet e tjera të menaxhojnë përshtatjet e tyre për shfaqjen e Covid-19 në botë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.wsj.com/articles/what-who-wont-learn-from-china-11610748507?mod=opinion_lead_pos10





Lajmet e fundit nga