Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Michael Hefferon ?The Conversation?
Ndërsa ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, është koha të diskutojmë nëse duhet ti vaksinojmë apo jo fëmijët tanë. Ne si mjekë pediatër, na pyesin shpesh se cili duhet të quhet fëmije. Meqë testet e Pfizer, përfshinë njerëzit 16 vjeç e lart, atëherë mendojmë se fëmijë quhen ata deri në moshën 15 vjeç.
Pra a duhet t`i vaksinojmë vërtet fëmijët tanë, edhe pse sëmundja ka shumë pak pasoja të dëmshme për grupmoshën e tyre ? Historikisht, ne i kemi vaksinuar ata kundër sëmundjeve si poliomieliti dhe difteria, që ishin një rrezik i qartë për fëmijët. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për SARS-CoV-2. Simptomat e tij tek fëmijët janë kryesisht të lehta, gjë që çon në dyshimin se nuk kemi arritur të identifikojmë shumë raste aktive. Fatmirësisht ka pasur një vdekshmëri shumë të ulët, por gati ekskluzivisht tek fëmijët me sëmundje serioze para-ekzistuese – si zemra, mushkëritë ose sindromat e mungesës së imunitetit – dhe tek fëmijët nën 1-vjeç.
Është e rëndësishme të shtohet se fëmijët kanë bartur për vite me radhë koronaviruse të tjera. Një ndërlikim i rrallë i Covid-19 tek fëmijët është MIC-S – një sindrom inflamator multisistemik, që është serioz, por edhe i shërueshëm. Në fakt,natyra e pandemisë nënkupton se askush nuk mund të jetë i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Imuniteti i tufës mund të mos jetë i mundur, kur për shembull vetëm në Kanada ka 7 milion fëmijë (20 për qind e popullsisë) të pa imunizuar.
Në këto kushte, a mund t`a klasifikojmë vërtet vaksinimin e fëmijëve kundër Covid-19 si emergjent?Së pari, duhet të kemi parasysh faktin se kur një fëmijë jep pëlqimin për tu vaksinuar, kjo nuk është e njëjta gjë si tek një i rritur.
Në shumicën e rasteve, janë prindërit ata që duhet të japin pëlqimin për këtë gjë. Dhe që të arrihet deri në atë pikë, do të duhet të ketë përfundime mbi testet e kryera mbi fëmijët e grupmoshës nga 0 deri në 16 vjeç.
Deri tani prindërit që kanë shprehur gatishmërinë për të regjistruar fëmijët e tyre në teste të tilla, kanë rënë dakord në vetëm 14-18 për qind të rasteve. Ata që pranojnë që fëmija i tyre të marrë pjesë në testimin e një vaksine, ka më shumë gjasa të regjistrohen edhe vetë në këtë proces, dhe ka më shumë të ngjarë që fëmijët t?i ketë vaksinuar ndaj të gjitha sëmundjeve të tjera.
Moderna është përpjekur të gjejë 3.000 adoleshentë për të marrë pjesë në një testim të vaksinës së saj për grupmoshën 12-18 vjeç, të njoftuar që më 10 dhjetor 2020. (Madhësia e kampionit për të rriturit ka qenë rreth 40.000 pjesëmarrës).
Ndaj,do të ishte mirë të përfundonin këto teste tek adoleshentët, para se të nisnin tek fëmijët më të vegjël. Testet që përfshijnë fëmijët 11 vjeç e poshtë do të zgjasin më shumë, pjesërisht pasi dozat e vaksinës do të duhet të ri-kalibrohen për të pasur më shumë fuqi në krahasim me peshën e fëmijës.
Miratimi i tyre mund të ketë nevojë të ketë një prag më të lartë, dhe cilësimi i përdorimit të saj si një emergjencë, mund të mos konsiderohet i nevojshëm. Ndaj nuk duhet të presim një autorizim për një produkt të tillë para vitit 2022. Aktualisht, Shoqata Amerikane e Pediatrisë thotë se vdekshmëria nga Covid-19 midis fëmijëve është vetëm 0.06 për qind e vdekjeve në total.
Por shifrat nuk tregojnë tragjedinë e plotë që ka shkaktuar ky virus në repartet e pediatrisë. Këto shifra të vogla janë pasoja tragjike e një sëmundjeje që duket se mund të parandalohet. Por me siguri ekziston edhe një nëngrup pacientësh të identifikueshëm (ata me sëmundje të mëparshme) të cilëve mund t?u bëhet vaksina pa një autorizim urgjent, pasi të kemi më shumë të dhëna për sigurinë e vaksinës në grupmoshën e tyre – apo edhe më parë.
Shumica dërrmuese e prindërve apo kujdestarëve të tyre, do të bien dakord për përdorimin e një vaksine tek fëmija i tyre me nevoja të veçanta, sigurisht pasi të konsultohen me mjekët. Tani për tani është thelbësore krijimi i besimit të publikut mbi vaksinat. Mirë do të ishte të kishim njënjë vaksinë të sigurt, me një nivel të përgjithshëm të pranueshëm rreziku, në mënyrë që prindërit të bien dakord të ecin përpara me këtë vendim.
Aktualisht ka një numër të konsiderueshëm të rriturish që hezitojnë të vaksinohen. Ata që hezitojnë edhe në emër të fëmijëve të tyre do të jenë një sfidë më vete. Një program shkollor do të ishte më praktik për të kryer një shpërndaje të gjerë të vaksinës anti-Covid-19 tek fëmijët.
Gjithsesi shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. A po ulim dëmin, apo po e zvogëlojmë transmetimin? A do të jetë vaksina po aq efektive tek fëmijët sa tek të moshuarit? A duhet të jetë vaksinimi i detyrueshëm? Ashtu si shumë diskutime mbi Covid-19, tani për tani ka më shumë pyetje sesa përgjigje./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://theconversation.com/should-children-get-the-covid-19-vaccine-153431
Me përvojën dhe stilin politik pajtues, Joe Biden është pres...
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”Nga dje vendi më i fuqishëm...
Inteligjenca artificiale (AI), është tashmë mjeti i domosdos...
Nga Simone Baglioni “Open Democracy”Në pranverën e vitit 202...
Nga Nathan Bartlett “The Conversation”Raportet për rreth 30 ...
Nga William A.Galston “The Wall Street Journal”Duke prezantu...
Nga Stacey McKenna “Scientific American”Më në fund po ndodh ...
Nga John Keiger “Spectator”Franca është anëtarja e vetme e p...
Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”Pas shumë...
Nga Matthew Karnitschnig “Politico”Emri i Angela Merkel nuk ...
Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u...
Për shekuj me radhë, shtresa më e sipërme e Tokës mendohej t...
Nga Maria Repnikova “The New York Times”A është vërtet kaosi...
Jeta e hershme në Tokë mund të ketë evoluar në burimet e ngr...
Nëse ka një gjë të sigurt në këtë pandemi, është kjo:të pakt...
Nga Cristina Gallardo “Politico.eu”Britania pas Brexit po e ...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Harrojeni tranzicionin e pu...
Nga Tonit Barber “Financial Times”Në një referendum të mbajt...
Asnjë ngjarje tjetër në historinë e kohëve të fundit, nuk e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...