VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Rod Dacombe ?The Conversation?
Të gjithë i kemi parë. Janë në formën e postimeve të shpërndara nga miqtë e miqve në Facebook apo rrjetet e tjera sociale. Krahas distancimit shoqëror dhe takimeve online në platforma si ?Zoom?, duket se një simptomë e pashmangshme e pandemisë është dhe përhapja e teorive të konspiracionit në mediat sociale.
Teoritë e konspiracionit janë të ndryshme nga format e tjera të keqinformimit dhe gënjeshtrës. Ato janë mënyra të veçanta, përmes të cilave ne i japim kuptim botës komplekse dhe ndonjëherë shqetësuese përreth nesh. Gjithashtu ato janë parë prej kohësh si një fenomen veçanërisht politik.
Historiani amerikan Riçard Hofshtadter, u referohej ideve të tilla si mbështetja tek një ?stil paranojak? të të menduarit politik, i mbushur me ?teprime, dyshim dhe fantazi konspirative?.
Një kuptim më i fundit i rëndësisë së tyre, mund të gjendet në studimet e teoricienit politik Alfred Mur, që sugjeron se ato janë mjete për ?shpjegimin e ngjarjeve apo fenomeneve në një mënyrë të pajustifikueshme, të pabesueshme, apo edhe të rrezikshme, duke nxitur konspiracione gjithnjë e më të thella, të cilat shpërfillin ekzistencën e të gjitha provave që tjera që e kundërshtojnë atë?.
Për t`a kuptuar këtë fenomen, teoritë e konspiracionit duhet të analizohen si pjesë e një ndryshimi domethënës në mënyrat se si ndodh pjesëmarrja politike në demokracitë bashkëkohore. Ka një numër arsyesh pse sot teoritë e konspiracionit zënë kaq shumë hapësirë, dhe ato kanë një ndikim të atillë në reagimin tonë ndaj pandemisë, i cili nuk mund të injorohet.
Është vërtetuar se teoritë e konspiracionit janë më të përhapura në kohëra krizash. Studime të ndryshme tregojnë se popullariteti i këtyre ideve nuk është konstant. Ai arrin kulmin gjatë ngjarjeve kataklizmike dhe trazirave sociale. Teoritë e konspiracionit ishin të spikatura gjatë pandemive të mëparshme, përfshirë ?Vdekjen e Zezë?, gripin rus të fundit të shekullit XIX-të, dhe pandeminë e gripit të vitit 1918.
Por në dallim nga krizat e kaluara, teoritë e fundit të konspiracionit janë nxitur nga ndryshimi i shpejtë i mënyrës se si ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Me rëndësi të veçantë është shfaqja e faqeve të mediave sociale, të cilat mundësojnë përhapjen e shpejtë të informacionit bazuar të paktën në dukje në informacionin e besueshëm të prodhuar nga ato që duket se janë burime të besueshme.
Ky kontekst ka shumë rëndësi, pjesërisht pasi lejon një shkallë të madhe të rolit individual në përhapjen e teorive të konspiracionit. Në thelb, teoritë e konspiracionit të këtij lloji janë të fuqishme, pasi janë pjesëmarrëse. Ata i angazhojnë direkt njerëzit në zhvillimin dhe amplifikimin e ideve politike, sado të çuditshme të duken ato.
Në një mjedis ku besimi tek institucionet politike është në rënie, dhe ku angazhimi në demokraci është shumë i pabarabartë, kjo formë e pjesëmarrjes siguron një alternativë të lehtë të arritshme dhe tërheqëse ndaj formave kryesore të pjesëmarrjes politike.
Midis teoricienëve të konspiracionit në internet ekziston një moto:Bëj kërkimin tënd! Kjo i inkurajon ata që të përfshihen në kërkime që synojnë të vërtetojnë idetë e tyre nga burime që hedhin poshtë narrativën ?zyrtare?. Angazhimi në teoritë bashkëkohore konspirative ka një cilësi të ngjashme me lojën.
Njerëzit inkurajohen të ?zbulojnë? informacionin e promovuar përmes rrjeteve të tyre në internet,më tepër sesa të pranojnë në mënyrë pasive të dhëna dhe fakte të prodhuara nga burime zyrtare. Studimet tregojnë gjithashtu se çdo provë e paraqitur dhe që thotë të kundërtën, pa marrë parasysh sa bindëse është ajo, nuk ka gjasa të pranohet. Madje, mund të merret si një provë në favor të teorisë së konspiracionit.
Më e rëndësishmja: ndjekja e këtyre bindjeve nuk do të thotë domosdoshmërisht miratim i një orientimi mosbesues ndaj institucioneve publike dhe provave shkencore. Ekziston një potencial i qartë,se teoritë e konspiracionit të këtij lloji, mund të minojnë përpjekjet për të ndalur përhapjen e Covid-19dhe për të dëmtuar besimin tek vaksinat. Argumentet e rreme kundër vaksinave, paraqiten si një ?rrëfim alternativ? i statusit të barabartë me provat shkencore.
Rreziqet e teorive të tilla të konspiracionit për shëndetin publik janë reale. Nën një mjedis të tillë, mund të jetë e vështirë të dihet fakti nga trillimi. Fakti që nuk kemi parë ende një përgjigje koherente dhe të besueshme ndaj kësaj çështjeje është thellësisht shqetësues.
Për këtë problem mund të ndërmerren shumë hapa. Ri-mendimi i rregullimit të mediave sociale dhe heqja e llogarive ?super-përhapëse? të teorive të tilla, janë disa prej tyre. Gjithashtu, në çdo qeveri mund të emërohet një figurë e njohur për të udhëhequr procesin e adresimit të këtij problemi./Përshtati në shqip CNA.al
Nga Kai Weiss “CapX”“Reklama më e mirë për Brexit”, shkruant...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Sëmundja e lisë vrau pafundësisht njerëz – 300 milion vetëm ...
Nga J.R Dunn “American Thinker”Nja nga çështjet kryesore mid...
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Sipas një studimi të “Rutgers”,përdorimi i tepërt i antibiot...
Dashuria e njerëzimit për çokollatën,ka nisur më shumë se 5 ...
Holokausti solli një numër të madh të vdekurish, rreth 10 mi...
Nga Fraser Myers “Spiked Riview”Gara e vaksinave është e shë...
Ne Homo sapiens-ët nuk kemi qenë të vetëm në Tokë. Kohë më p...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Shtetet e Bashkuara po i rikth...
Arsyeja se pse shumica e njerëzve që preken nga një formë e ...
Disa ditë pas Krishtlindjes, Moli Hering, 14 vjeçe dhe vëlla...
Në Evropë është gjendja më e mirë se në SHBA? Por edhe Londr...
Nga Lawrence O. Gostin, Eric A. Friedman & Suerie MoonBota ë...
Për shumicën nga ne, emri Bazileios Zakarias, ose Bazil Zaha...
Sipas organizatës amerikane Pew Research Center, sot mbi gjy...
Nga Kevid R. Brock “The Hill”Xho Bajden është tashmë preside...
Në këto kohë stresuese të pandemisë, ekspertët e shëndetit k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...