LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si ndryshojnë simptomat e variantit britanik të Covid-19

1 Shkurt 2021, 08:10, Blog CNA
Si ndryshojnë simptomat e variantit britanik të Covid-19

Sipas një studimi varianti i ri i koronavirusit të Covid-19 në Britani,është potencialisht më vdekjeprurës sesa origjinali. Po si ndryshojnë simptomat midis dy formave të virusit, dhe si mund t`a dini se nga cili lloj jeni prekur ju vetë?

Sipas të dhënave të botuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar njerëzit e prekur nga varianti i Kentit, ose siç njihet ndryshe britanik, kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë simptoma ?klasike? të tilla si kollë, dhimbje fytit, lodhje fizike dhe dhimbje të muskujve.
Megjithatë, sipas të përditshmes ?The Mirror?, me këtë variant keni më pak të ngjarë të zhvilloni simptoma si humbja e shijes dhe nuhatjes. Ndërkohë, nuk ka asnjë dëshmi të ndryshimeve në simptomat gastrointestinale, gulçimit apo dhimbjes së kokës.

Gjetjet e studimit në fjalë ndryshojnë nga 3 simptomat ?kryesore? të renditura nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) që në fillim të pandemisë:temperaturë e lartë, një kollë e re dhe e vazhdueshme, dhe një humbje apo ndryshim i ndjenjës së nuhatjes ose shijes. Sipas NHS, shumica e njerëzve që preken nga koronavirusi, do të shfaqin 1 nga 3 simptomat ?kryesore? të koronavirusit.

Të dhënat e botuara nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) bazohen në studimin e rregullt të infeksionit Covid-19 tek rastet e vërejtura në Angli. Simptomat u vetë-raportuan gjatë datave 15 nëntor 2020 deri më 16 janar 2021, por nuk u diagnostikuan në mënyrë profesionale.
Ata që morën pjesë në studim, u pyetën nëse kishin përjetuar një sërë simptomash të mundshme7 ditët para se të testoheshin, dhe gjithashtu u pyetën në mënyrë të veçantë nëse ndienin që kishin simptoma të përputhshme me infeksionin Covid-19 në 7ditët e fundit.

Tipi i ri i koronavirusit u shfaq për herë të parë në Uellsin e Veriut në fund të nëntorit 2020. Në një deklaratë të bërë publike në fillim të janarit, qeveria lokale theksoi:?Analiza e të dhënave të testimeve në Uellsin e Veriut, tregon praninë e llojit të ri të variantit që nga fundi i nëntorit 2020, dhe se ka pasur shtim të ndjeshëm në dhjetor dhe janar?.

Zyra për Statistikat Kombëtare tha:?Simptoma të tjera ishin më të zakonshme tek variantet e reja pozitive, me ndryshimet më të mëdha tek kolla, dhimbja e fytit, lodhjen, mialgjia (dhimbja e muskujve) dhe ethet. Njerëzit që rezultuan pozitivë me variantin e ri të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, kishin më shumë gjasa të raportonin çdo simptomë dhe simptomat klasike, por kishin më pak të ngjarë të raportonin humbjen e shijes dhe nuhatjes.
Ndërkohë nuk kishte asnjë provë të një ndryshimi në përqindjet që raportonin simptoma gastrointestinale. Humbja e shijes dhe e nuhatjes ishte dukshëm më pak e zakonshme në rastet pozitivet me variantit të ri

Për qëllimet e studimit, ONS i klasifikoi simptomat në katër kategori:

Të gjitha simptomat e raportuara, përfshirë simptomat e raportimit në përputhje me Covid-19 ndërsa nuk përmendin simptoma specifike

Klasike: kollë, ethe, gulçim, humbje e shijes apo nuhatjes

Gastrointestinale (GI): dhimbje barku, të përziera, të vjella ose diarre Vetëm humbje e shijes apo nuhatje./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.dailypost.co.uk/news/north-wales-news/how-symptoms-new-covid-strain-19731045

Lajmet e fundit nga