LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i frikshëm i Kinës tek Maoizmi

1 Shkurt 2021, 08:55, Blog CNA
Rikthimi i frikshëm i Kinës tek Maoizmi

Nga Doug Bandow ?National Riview?

Një nga çështjet e pakta mbi të cilën bien dakord demokratët dhe republikanët në SHBA, është se Republika Popullore e Kinës (RPK) është kthyer prapa tek Maoizmi. Regjimi i Xi Jinping, është i përkushtuar të zhdukë edhe mundësinë më minimale, që dikush të ketë një mendim të pavarur nga ai zyrtar.

Ekonomia mbetet një hibrid i tregut socialist. Represioni është një pjesë thelbësore e sistemit të sotëm politik kinez. Ajo është mënyra se si zyrtarët aktualë, duke filluar nga Xi Jinping, ruajnë pushtetin, pasurinë, statusin dhe gjithçka tjetër që i dallon ata nga njerëzit normalë. Nëse ka një interes ekzistencial për shtetin kinez, ai është ruajtja e shtypjes së kinezë të zakonshëm. Regjimi nuk do të dorëzohet, pavarësisht çdo lloj sanksioni që mund t?i vendoset, pasi elitat e tij preferojnë pushtetin ndaj çdo gjëje tjetër.

Shkeljet e të drejtave të njeriut, janë një normë në Kinë. Në praktikë, liritë civile, ajo e fjalës dhe liria politike thjesht nuk ekzistojnë. Kina është rikthyer në thelb në epokën e Mao Ce Dunit, një nga themeluesit e PKK, që u ngjit në krye të partisë pas luftërave të pa ndërprera brutale për pushtet, të cilat diktuan evolucionin e partisë. Ai shpalli krijimin e Republikës Popullore të Kinës në Sheshin Tiananmen më 1 Tetor 1949, dhe ishte përgjegjës për gati çdo hap brutal të ndërmarrë nga Kina në vitet e para të regjimit të ri. Episodet më të famshme vrastare të Maos ishin i Hapi i Madh Përpara dhe Revolucioni i Madh Kulturor.

Është e pamundur të dihet se sa njerëz vdiqën në ato 2 fushata. Vlerësimet shkojnë deri në 100 milion, por 35-65 milion është një shifër ndoshta më afër së vërtetës. Terrori preku edhe kolegët e tij të ngushtë, shumë prej të cilëve u internuan, u burgosën ose u vranë gjatë Revolucionit Kulturor, që nuk mbaroi deri në vdekjen e tij në 1976.

Më pas, bashkëpunëtorët vepruan shpejt kundër vejushës së tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë radikalë, dhe thirrën nga internimi Ten Hsiao Pinin, të cilin e ngjitën në pushtet. Pasi forcoi pozitat, Ten nisi t?i japë frymëmarrje një ekonomie që dikur e merrte seriozisht socializmin. Ndërkohë PKK lehtësoi paksa kontrollet mbi jetën personale. Njerëzit fituan pushtet mbi jetën e tyre. Gjithashtu pati një mbështetje të fortë ndaj liberalizimit politik, dhe avokati
më i madh ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm të PKK, Zhao Zijang. Gjithsesi, kur ai kundërshtoi shtypjen e përgjakshme të demonstruesve në Sheshin Tiananmen në vitin 1989, u vendos në arrest shtëpiak për pjesën e mbetur të jetës së tij.

Shpresa e Kinës për reforma demokratike u shua, por gjithsesi populli kinez mbeti shumë më i lirë se më parë. Sistemi, ndonëse autoritar, ishte më liberal. Për sa kohë që dikush nuk e sfidonte sundimin komunist, lejohej një nivel i caktuar debati. Në atë kohë kishte gazetarë të pavarur që raportonin kryesisht mbi shkeljet në rajone të caktuara apo avokatë të të drejtave të njeriut, që e luftuan në gjykatë represionin e autoriteteve. Shkëmbimet e huaja akademike ishin të zakonshme. Organizatat joqeveritare mund të kritikonin edhe pse me kujdes politikat e qeverisë.

Situata nisi të ndryshojë një dekadë më parë, dhe shtypja u përshpejtua nën Xi Jinping, i zgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i partisë në vitin 2012. Ai u fokusua në forcimin e autoritetit të tij personal dhe partiak, dhe më pas në zgjerimin e kontrollit të shtetit praktikisht mbi çdo aspekt të jetës politike në Kinë.
Në thelb, liria intelektuale është zhdukur. Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar, e adresoi këtë gjendje në raportin e saj të Komisionit për të Drejtat e Njeriut (HRC). Në raport ndër të tjera thuhet:

?Regjimi i Partisë Komuniste Kineze ka përshkallëzuar një sulm ndaj të gjitha të drejtave të njeriut në mbarë Kinën, jo vetëm përmes krimeve mizore të kryera kundër ujgurëve dhe tibetianëve, shtypjen e lirive të premtuara ndaj banorëve të Hong Kongut, por edhe shkeljen e të drejtave të gjithë njerëzve, që prekin çdo grup dhe individ në të gjithë vendin?.

I ashtuquajturi ?sistem i krediteve sociale? monitoron sjelljen, dhe ndëshkon ata që nuk ndjekin me besnikëri diktatin e regjimit, përfshirë kundërshtarët politikë. Madje Pekini synon ta eksportojë këtë sistem. Presioni i Kinës ndaj Tajvanit është rritur. Kina dëshiron ta kthejë ishullin e pavarur në një territor tjetër të nënshtruar si Hong Kongu. Për ata që janë të interesuar për kundërvënien ndaj sfidës kineze, ka lajme të mira dhe të këqija. Lajmi i keq është i thjeshtë:SHBA dhe Perëndimi, kanë pak mundësi manovrimi për ta detyruar Kinën të ndryshojë politikat e saj të brendshme. Ruajtja e kontrollit është një interes ekzistencial i PKK, dhe ajo do që t?i rezistojë me vendosmëri ndërhyrjeve të jashtme.

Lajmi pozitiv:Kina është ende një superfuqi e brishtë. Dobësitë e saj janë të shumëfishta: ndarja e fshehur por e theksuar politike, shumë kompani shtetërore joefikase, një ndërhyrje politike në rritje në ekonomi, një popullsi në plakje të shpejtë, hendeqe të mëdha të të ardhurave midis qendrave urbane në bregdet por edhe ato tregtare, dhe provincave në brendësi, një fuqi e butë minimale, një mungesë të miqve dhe aleatëve, një pakënaqësi në rritje të Botës së Tretë ndaj praktikave tregtare kineze, dhe një pozitë gjeografike që e lë atë të prekshme nga shumë rreziqe.

Mbetet e rëndësishme të mos nënvlerësohet potenciali i Kinës. Por nga ana tjetër do të ishte marrëzi të vësh bast kundër Amerikës dhe shoqërive të tjera të lira. Gara e sotme drejt totalitarizmit është një produkt i një njeriu:Xi Jinping. Në moshën 67-vjeçare, dhe me shumë armiq të brendshëm, ai nuk do të sundojë përgjithmonë Kinë.

Dhe kur ai të jetë zhdukur, edhe ?mendimi i Xi Jinping? mund të zhduket po aq shpejt sa maoizmi u shpërnda pas vdekjes së Timonierit të Madh. SHBA-ja dhe Perëndimi duhet të luajnë një lojë të gjatë, duke u fokusuar në zgjerimin e qasjes në informacione reale të qytetarëve kinezë. Kina paraqet sot sfidën më të madhe aktuale ndërkombëtare ndaj politikës së SHBA. Ndaj është jetike që ajo të marrë përgjigjen e duhur nga Amerika./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.nationalreview.com/2021/01/chinas-terrifying-return-to-maoism/?utm_source=recirc-desktop&utm_medium=homepage&utm_campaign=river&utm_content=featured-content-trending&utm_term=first

Lajmet e fundit nga