Çfarë të gatuani për mbrëmjen e ndërrimit të vitit/ Tri sallatat që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj
Viti i ri 2021 është në prag dhe jeni ende në mëdyshje se çf...
Tashmë e dimë:Covid-19 mund të lërë pasoja tek disa pacientë edhe pasi janë shëruar, madje edhe për një kohë të gjatë, me simptoma të ndryshme që mund të zgjasin edhe tek të rinjtë.
Covid-i Gjatë – kështu është quajtur nga shkencëtarët – gjithashtu mund shkaktojë probleme edhe në aspektin konjuktiv (është folur për një mjegull mendore).
Nuk është rastësi që sot një studim i Shkollës së Mjekësisë i Universitetit të Uashingtonit, sapo ka treguar se ka shumë të ngjarë që virusi të arrijë të hyjë deri në tru, një element ky, i cili gjithashtu mund të shpjegojë disa simptoma njohëse dhe neurologjike për të cilat është folur.
Rezultatet e nxjerra tani për tani nga kafshët, janë botuar në ?Nature Neuroscience?. Nuk është prova e parë që Sars-Cov-2 mund të hyjë në tru:një studim i fundit nga Universiteti i Jelit, ka identifikuar praninë e koronavirusit të ri në neuronet kortikale tek disa pacientë të vdekur (provat ishin marrë nga autopsia).
Kërkimet e tanishme e mbështesin këtë hipotezë me prova të forta, siç shpjegojnë autorët, të vërejtura tek minjtë. Si gjithmonë, është kërkuar se kush është përgjegjës për kontaminimin e qelizave të organizmit nga ana e virusit:çelësi i të gjithave është proteina ?gozhdë? e koronavirusi që kapet pas qelizat nëpërmjet receptorit Ace2 , një proteine e vogël që gjendet në shumë zona, dhe që promovon kontaktin.
Proteina që vesh nga jashtë virusin, gjendet në të gjitha njësitë virale që janë të dëmshme në vetvete, pasi ato shkëputen nga patogjeni dhe shkaktojnë inflamacion, shpjegon Uilliam Benks, një profesor i mjekësisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit. ?Ndoshta – nënvizon ai ? kjo proteinë shkakton çlirimin e citokinave dhe produkteve inflamatore nga truri? . Këto citokina janë molekula inflamatore (nuk janë të gjitha citokinat) dhe janë fajtoret kryesorë, kur prodhohen me tepricë për inflamacionin e rëndë të indeve tek pacientët me Covid-19.
Studiuesit u nisën nga fakti që një mekanizëm i ngjashëm, ndodh gjithashtu tek infeksioni i shkaktuar nga HIV ,dhe donin të shihnin nëse kjo mund të ndodhte edhe me Sars-Cov-2. Nga analiza, ata vunë re se proteina në formë gozhde është në gjendje të depërtojë, dhe të kalojë pengesën gjak-tru, e cila mbron indin e trurit nga patogjenët dhe agjentët e huaj të pranishëm në gjak. Ajo merret nga zona të ndryshme të trurit dhe arrin në parenkimën e trurit, një ind nervor i rëndësishëm për formimin dhe transmetimin e impulseve elektrike. Kjo ndodh si kur injektohet proteina e koronavirusit ashtu edhe përmes administrimit intranazal – edhe pse në këtë rast shumë më pak.
Problemet janë më të theksuara tek meshkujt, ku vërehet një transport më i shpejtë i saj në bulbën e nuhatjes, qendra nervore e njohjes së aromave dhe në veshka. Edhe tek njerëzit në përgjithësi, rreziqet më të mëdha, për sa i përket ndjeshmërisë ndaj Covid-19 dhe komplikimeve, vërehen tek meshkujt.
Rezultatet sugjerojnë fuqimisht se proteina në formë gozhde, është në gjendje të kapërcejë pengesën gjak-tru tek minjtë, thuhet në studim, që megjithatë nuk ka dhënë ende detaje mbi mekanizmin biokimik me të cilin ndodh kjo.
Të dhënat janë të vlefshme për minjtë, dhe nuk mund të verifikohen ende tek njerëzit, siç specifikojnë autorët, prandaj për momentin duhet pasur kujdes. E sigurt është se disa pacientë kanë ?Covid të Gjatë? dhe përjetojnë simptoma njohëse dhe neurologjike shpesh të gjata në kohë, përfshirë humbjen e nuhatjes , dhimbjen e kokës, konfuzionin, mungesën e vëmendjes, dëmtim të kujtesës, të cilat ka të ngjarë të jenë kalimtare. Edhe nëse nuk mund të themi me siguri mbi mekanizmat, është e mundur të hipotetizohet se tek këta pacientë virusi është në gjendje që të hyjë në tru./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.wired.it/scienza/medicina/2020/12/24/long-covid-coronavirus-cervello/
Viti i ri 2021 është në prag dhe jeni ende në mëdyshje se çf...
Ka një lajm të mirë për të gjitha ata që marrin suplemente v...
Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një nga çiftet më të pëlqyer ...
Argëtimi dhe surprizat e këndshme – dhe e qeshura që mund të...
Që depresioni mund të jetë një sëmundje e trashëgueshme, kjo...
Kejvina Kthella u bë e njohur për publikun shqiptar pas shfa...
Shumë prej nesh e kanë dëgjuar këshillën:”Mos dil jashtë pa ...
Flini 8 orë gjumë çdo natë. Ky është mesazhi i zakonshëm që ...
Viruset e frymëmarrjes e duan dimrin. Këta patogjenë shumohe...
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ...
Mbrëmjen e kaluar, modelja Kejvina Kthella ka qenë e ftuar n...
Kuzhina mund të jetë vërtet “zemra” e shtëpisë. Por ajo ësht...
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHPMolnupira...
Këngëtarja e njohur Juliana Pasha, si rrallë herë ka rrëfyer...
Këngëtarja Juliana Pasha ishte e ftuar në rubrikën “Tani mun...
Meral është në rrezik për t’iu zbuluar e vërteta. Ajo mendon...
Cristina Buccino është një modele dhe showgirl e lindur në C...
Vajza e ish deputetes Albina Deda, Ada Deda është një nga mo...
Modelja shqiptare Ziza Pajaziti është një nga vajzat më seks...
Mjekja mikrobiologe në ISHP, Blerta Brati, ka folur lidhur m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...