web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjumi, dieta, apo ushtrimet fizike? Ja kush është faktori më ndikues për një shëndet mendor më të mirë

1 Janar 2021, 12:20, Lifestyle CNA

Flini 8 orë gjumë çdo natë. Ky është mesazhi i zakonshëm që marrim nga ekspertët, pasi nga një gjumë i mjaftueshëm vijnë një mori përfitimesh shëndetësore. Por sipas një studimi të ri nga studiuesit në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re,cilësia e gjumit mund të jetë faktori më i rëndësishëm që garanton një shëndet të mirë mendor, më shumë sesa orët e kaluara në gjumë, aktiviteti fizik apo dieta ushqimore.

Një gjumë jo i mirë ka qenë edhe më herët i lidhur me një shëndet mendor të dobët, përfshirë depresionin dhe çrregullime të tjera të humorit. Edhe pasja e një dietë ushqimore të mirë,është treguar gjithashtu se ndihmon në parandalimin e depresionit. Ndërkohë, edhe periudha të shkurtra të ushtrimeve fizike, mund të forcojnë shëndetin tuaj mendor dhe fizik. Por, gjumi, dieta dhe ushtrimet janë një grupim kompleks sjelljesh të pandara mes tyre në jetën reale. Edhe pse kemi parë shumë studime mbi atë që ndikon tek shëndetin ynë mendor, studimi i ri merr në analizë në të njëjtën kohë tre faktorët e jetesës – gjumin, dietën dhe stërvitjen.

?Gjumi, aktiviteti fizik, dhe një dietë e shëndetshme, mund të mendohen si 3 shtylla të shëndetit, të cilat mund të kontribuojnë në promovimin e mirëqenies optimale tek të rriturit?- thotë autorja kryesore e studimit Shej Rubi Uikam, nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Otagos.

Disa studime të mëparshme sugjeronin se sjellje të shëndetshme si të ushqyerit mirë apo ushtrimet, mund të kenë shpesh një efekt sinergjik tek mirëqenia fizike dhe psikologjike. Por një mundësi tjetër, është që disa sjellje të shëndetshme, të kompensojnë zgjedhje të tjera jo shumë të mira. Në studimin në fjalë, studiuesit anketuan më shumë se 1.100 të rinj të moshës 18-25 vjeç për të krahasuar 3 faktorët shëndetësorë që ndikojnë mbi shëndetin mendor. Njerëzit që e përfunduan sondazhin në internet midis viteve 2018-2019, u pyetën për gjendjen e tyre shpirtërore dhe mirëqenien, dietën, ushtrimet dhe zakonet e gjumit.

Ata gjithashtu raportuan se sa të freskët ndiheshin zakonisht pasi zgjoheshin çdo mëngjes, gjë që është një tregues i një gjumi me cilësi të mirë. Ruajtja e një shëndetit të mirë mendor dhe fizik nuk është e lehtë për të rriturit në moshë të re, që zakonisht përjetojnë ndryshime të mëdha në rutinat e tyre të përditshme, modelet e gjumit, kërkesat për punë, stilin e jetës dhe situatat e jetesës në një kohë kritike të zhvillimit.

Pjesëmarrësit në këtë studim, që jetonin në Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re, kishin stile jetese të ndryshme:disa tashmë kishin një dietë vegjetariane ose vegane; të tjerët merrnin barna anti-depresivë për problem shëndetësore ekzistuese; dhe më pak se një e treta e tyre ishin meshkuj.
Njerëzit që flinin afërsisht 10 orë në natë raportuan më pak simptoma depresive, por ata që flinin jo mjaftueshëm (më pak se 8 orë) ose më shumë gjumë (mbi 12 orë) kishin raportuar më shumë simptoma të depresionit. Konsumi çdo ditë i racioneve të moderuara me fruta dhe perimeve të papërpunuara, lidhej gjithashtu me një mirëqenie më të mirë.

Ndërsa aktiviteti fizik ishte treguesi i dytë më i qartë i mirëqenies, ishte cilësia e gjumit ajo që i tejkaloi të gjitha të tjerat si garantja më e fortë e një shëndetit mendor të mirë. ?Kjo gjë është për t?u habitur,pasi rekomandimet mbi gjumin bazohen kryesisht tek sasia dhe jo cilësia?- tha Uikam.

Meqenëse studimi nuk gjeti ndonjë ndryshim tek gjumi, aktiviteti fizik apo dieta e njerëzve, ne mund të krijojmë lidhje vetëm midis sjelljeve dhe rezultateve, dhe nuk mund t?i shpjegojnë dot shkaqet. Studiuesit sugjerojnë në studimin e tyre, se të rriturit duhet të kenë si prioritet pasjen e një gjumi cilësor.
Por, ata gjithashtu e vënë theksin tek rëndësia e të ngrënit mirë dhe ushtrimeve fizike, pasi ?aktiviteti fizik dhe dieta ushqimore janë faktorë dytësorë, por ende të rëndësishëm?.

Gjetjet tona sugjerojnë se ndërhyrjet e ardhshme në stilin e jetesës që synojnë cilësinë e gjumit, mund të jenë më të dobishme në përmirësimin e shëndetit mendor dhe mirëqenien në përgjithësi. Gjithsesi, aktiviteti fizik dhe dieta nuk duhet të shpërfillen?-shkruajnë studiuesit./Përshtatur  nga CNA.al

Burimi: https://www.sciencealert.com/sleep-diet-or-exercise-now-you-can-rest-easy-knowing-which-one-has-the-biggest-impact-on-mental-health





Lajmet e fundit nga