Turizmi viti zero, 1 mld euro të humbura, kërkohet një vaksinë shpëtimi për pushime
Masat ekstreme që mori Shqipëria në muajin mars, përveç frik...
Ndonëse në periudhë pandemie, rënie ekonomike dhe konsumi të tkurrur, sektori i pasurive të paluajtshme në vend është i vetmi që nuk po e ndjen aspak krizën.
Përkundrazi, të dhënat zyrtare tregojnë se transaksionet e pasurive të paluajtshme shënuan një tjetër rekord në tremujorin e tretë, pas nivelit të lartë të arritur në të dytin.
Sipas INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto (PBB) me çmime korente për aktivitetet e pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë arriti në gati 27 miliardë lekë, ose rreth 215 milionë euro, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar, të paktën që prej vitit 2009, kur raportohen të dhënat zyrtare (shih grafikun: PPB me çmime korente, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, T I 2009-T III 2020).
Për 9 mujorin, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 76 miliardë lekë (rreth 612 milionë euro), duke shënuar sërish rekord për periudhën në fjalë, që nga viti 2009. (shih grafikun: PPB me çmime korente, Aktivitete të pasurive të paluajtshme, 9 mujori).
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme është i vetmi që ka shënuar rritje për 9 mujorin, sipas të dhënave të prodhimit të brendshëm bruto të INSTAT (shih grafikun: ndryshimi vjetor i PBB-së me çmime korente).
Në tremujorin e dytë, kur PBB-ja u tkurr me 10.2%, aktiviteti i pasurive të paluajtshme u zgjerua me 5.5% me bazë vjetore, duke shënuar ecurinë më të mirë nga gjithë sektorët, e ndjekur me rritje vetëm nga bujqësia (+2.63%), ndërsa gjithe sektorët e tjerë shënuan rënie të thellë.
Në tremujorin e tretë, kur ekonomia ishte po në territor negativ u gjallërua edhe ndërtimi. Pasuritë e paluajtshme (+9.54%) dhe ndërtimi (+8.7) dhe janë dy sektorët që kanë shënuar rritjen më të lartë në krahasim me tremujorin e tretë të një viti më parë, duke qenë në tendencë të kundërt me ecurinë e gjithë ekonomisë dhe konsumit të dobët.
Këto dy sektorë, pa vlerë të shtuar reale në vend dhe që qarkullojnë para në vetëm disa duar amortizuan disi rënien ekonomike, që në tremujorin e tretë ishte -3.47%. Ndërtimi kontribuoi në 0.73% të rritjes dhe pasuritë e paluajtshme në 0.53%, duke i shtuar më shumë se 1% rritjes ekonomike.
Kush po e fryn tregun?!
Prej disa vitesh, kryeqyteti është kthyer në një kantier ndërtimi, pas rritjes së ndjeshme të lejeve të ndërtimit në 2017-2019. Sidomos në 2019-n, sipërfaqja e banesave sipas lejeve të ndërtimit të miratuara në Tiranë arriti në 1 milionë metra katror, gati tre herë më e madhe se në 2017-n dhe niveli më i lartë që nga 2005-a (kur sipërfaqja e dhënë ishte 1.27 mln metra katror), sipas të dhënave zyrtare të INSTAT (shih grafikun e lejeve të ndërtimit). Bumi i ndërtimit është në linjë të kundërt me ecurinë e dobët ekonomike të vendit. Ndërkohë janë konstatuar shumë kompani pa të ardhurave që po ndërtojne në kryeqytet, duke ngritur dyshime se ato po kanalizojnë paranë informale në ndërtim.
Në Tiranë po lartësohen çdo ditë qiellgërvishtësit, ndërsa çmimet kanë arritur deri në 4 mijë euro për metër katror. Sipas Colliers International, më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5,500 EUR/ për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.
Paradoksalisht, ndonëse oferta po rritet dhe kërkesa reale nuk justifikohet nga rritja zyrtare e të ardhurave dhe trendi i popullsisë në rënie, çmimet po rriten. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga 2013-a, çmimet e pasurive të paluajtshme në vend janë rritur me 40%, të ndikuara kryesisht nga Tirana me +43%.
Një pjesë e rritjes së çmimeve ka ardhur nga shtimi i taksave dhe cilësia e ndërtimit, por aktorët e tregut pohojnë se tregu po fryhet nga blerjet me para në dorë.
Ylli Sula, botues i ?Çelësit? dhe indeksit ?Keydata Albania?, ka pohuar se 70% e këtyre pronave po financohet nga paraja ?gri?, që nuk buron nga tregu i institucionalizuar, por nga fenomene, si: korrupsioni, evazioni, trafiku.
Të njëjtin qëndrim ndan edhe Ilda Zaloshnja, e ?The Point Real Estate?. ?Këto çmime nuk janë për masat, pavarësisht se Tirana është një kryeqytet në zhvillim dhe duhet të ketë çmime në këto nivele për zonat elitare. Një arsye e këtyre çmimeve, përveç vendndodhjes së mirë të zonave, është edhe nga informaliteti, sidomos te blerësit. Ky fenomen po e mban gjallë tregun me çmime të larta?, ka thënë ajo më herët për Monitor.
Masat ekstreme që mori Shqipëria në muajin mars, përveç frik...
Javët e fundit, misionet e FMN-së kanë zhvilluar vizita onli...
Pandemia e Covid-19 ia ka dhënë një goditje të fortë ekonomi...
Pavarësisht një paralizimi të jetës sociale me qëllim frenim...
“Kapja e shtetit: “Një lloj korrupsioni politik sistemik, në...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 këtë vit kr...
Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në t...
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lart...
Ekonomia vendase ka rezultuar e dobët edhe në tremujorin e t...
Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçant...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme në seancë ple...
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për...
Kthimi i masave kufizuese në tremujorin e fundit të vitit mu...
Qeveria ka miratuar ditën e sotme Aktin Normativ për rishiki...
Përgjatë vitit 2019 Shqipëria konsumoi sa 39 % e mesatares s...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e p...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se për buxhet...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se...
Rënia e të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Co...
Në tremujorin e tretë të këtij viti, të punësuarit me pagë q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...