Tërmeti dhe pandemia/ Shqiptarët konsumuan 252 milionë euro më pak në 9 mujorin e 2020
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 këtë vit kr...
“Kapja e shtetit: ?Një lloj korrupsioni politik sistemik, në të cilin interesat private ndikojnë dukshëm në proceset vendimmarrëse të një shteti, duke i përdorur në avantazhin e tyre?. Përkufizimi klasik i kapjes së shtetit i referohet mënyrës sesi procedurat formale (të tilla si ligjet dhe normat shoqërore) dhe burokracia qeveritare manipulohen nga individë dhe firma private, në mënyrë që të ndikojnë në politikat dhe ligjet e shtetit, në favor të tyre.
Kapja e shtetit kërkon të ndikojë në formimin e ligjeve, në mënyrë që të mbrojë dhe promovojë interesa private. Në këtë mënyrë, ai ndryshon nga shumica e formave të tjera të korrupsionit, të cilat në vend të kësaj kërkojnë zbatimin selektiv të ligjeve tashmë ekzistuese.
Një raport i fundit i ?Transparency International? e rendiste Shqipërinë, ndër shtetet që kanë nivel të lartë të kapjes së shtetit për qëllime korruptive, duke përmendur ligje të personalizuara, ose të bëra me porosi, që legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike, duke e bërë atë të ligjshme.
Në fakt, gjetjet e raportit janë konfirmim i asaj që po diskutohet prej vitesh tashmë. Qeveritë e të gjitha kaheve nuk kanë pasur vizion të qëndrueshëm dhe afatgjatë për zhvillimin e vendit dhe të ekonomisë, si dhe të atyre sektorëve që kanë vlerë të shtuar dhe avantazhe konkurruese.
Qëllimi parësor rezulton se kanë qenë fitimet afatshkurtra dhe favorizimi i grupeve të caktuara të interesit. Kemi parë shumë raste të ndryshimeve ligjore të hartuara, edhe pse janë kundërshtuar nga grupet e interesit dhe nga institucionet ndërkombëtare, si dhe nuk kishin një analizë të qartë të kostove dhe përfitimeve.
Nga ana tjetër, e gjithë politika e ndjekur vitet e fundit për Partneritetet Publike ? Private ka mungesë të qartë të analizës kosto ? përfitime dhe ka ngritur dyshime të shumta, si për kostot e larta, me të cilat do të bëhen këto projekte, ashtu dhe për rrezikun e pastrimit të parave.
Nëse do të shohim atë që po ndodh sot në ekonomi, është e dukshme se, jo vetëm që nuk mund të flitet për një model zhvillimi të qëndrueshëm, por përkundrazi ka një rritje të pastrimit të parave, sidomos në sektorin e ndërtimit. Kjo krijon iluzionin e një rritje ekonomike, kur në fakt ajo që po ndodh është vetëm shtimi i pabarazisë në vend. Bizneset e vogla, nuk po arrijnë t?i mbijetojnë krizës dhe po mbyllen, duke ndikuar rritjen e varfërisë në vend dhe duke lënë terren për hyrjen e atyre që i kanë fituar paratë nga aktivitetet e paligjshme.
Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se në tremujorin e dytë, aktiviteti i pasurive të paluajtshme ishte i vetmi që shënoi rritje me rreth 5%, me bazë vjetore, kur për të njëjtën periudhë, ekonomia ra me 10.2%. Ndërsa në tremujorin e tretë, të gjithë sektorët ishin me rënie, sidomos shërbimet, ndërsa ndërtimi u rrit me 16%.
Të gjithë këta janë tregues direktë dhe indirektë se, politikat e ndjekura nga qeveria kanë qenë favorizuese vetëm për një grusht të vogël njerëzish dhe nuk kanë ndikuar në përmirësimin e jetesës së pjesës më të madhe të shqiptarëve. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Eurostat, sipas të cilave, Shqipëria mbetet edhe sot shteti më i varfër i Europës, me 31% të të ardhurave për frymë të mesatares europiane dhe me pagat mesatare më të ulëtat, edhe në krahasim me fqinjët e rajonit.
Pasojat e ?kapjes së shtetit? kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të dukshme. Për fat të keq, ata të cilët po diktohen më shumë janë dhe e ardhmja e vendit, të rinjtë. Sipas Eurostat, rreth 80% e kërkesave për azil në dekadën e fundit ishin nga grupmoshat më të vogla se 34 vjeç.
Mungesa e perspektivës dhe humbja e shpresës është e dukshme në sjelljen e tyre, me sondazhet që tregojnë se ata kanë humbur interesin të ushtrojnë dhe të drejtën e tyre themelore, atë të votimit. Ky brez po e sheh të ardhmen jashtë vendit, jo vetëm për t?u shkolluar, por edhe për të filluar një punë më pas dhe për të ngritur jetën në vendin mëmë.
Pagat më të ulëta në Europë, mungesa e alternativave të punësimit (zgjidhja për shumëkënd janë vetëm call center), apo avancimi në karrierë vetëm nëpërmjet lidhjeve nepotike e politike, janë pasoja që i ka sjellë mungesa e politikave zhvillimore dhe ?kapja e shtetit?. Për të rinjtë, vendi po bëhet ?Shqipëria që nuk duhet?, ndaj kjo mungesë besimi dhe perspektive duhet të shihet si një sinjal alarmi për të orientuar vendin drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, ku brezi i ri duhet të jetë ai i cili duhet të ?kapë shtetin?./Monitor
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 këtë vit kr...
Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në t...
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lart...
Ekonomia vendase ka rezultuar e dobët edhe në tremujorin e t...
Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçant...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme në seancë ple...
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për...
Kthimi i masave kufizuese në tremujorin e fundit të vitit mu...
Qeveria ka miratuar ditën e sotme Aktin Normativ për rishiki...
Përgjatë vitit 2019 Shqipëria konsumoi sa 39 % e mesatares s...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e p...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se për buxhet...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se...
Rënia e të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Co...
Në tremujorin e tretë të këtij viti, të punësuarit me pagë q...
Karantina e dytë, në shumicën e vendeve të BE-së, rrezikon t...
Raporti i Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 (PS...
Pas heqjes së masave të karantinës punësimi shihet të jetë p...
Emigrantët kanë sjellë më shumë para në shtëpitë e tyre në t...
Shitjet dhe eksportet e mandarinave po përballen me krizë kë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...