INSTAT nxjerr shifrat/ Importet me Kinën llogariten 48.7 miliardë lekë
Pavarësisht një paralizimi të jetës sociale me qëllim frenim...
Pandemia e Covid-19 ia ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë këtë vit, me humbjet që sa vijnë e shtohen.
Sipas INSTAT, ekonomia ra me gati 3.5% në tremujorin e tretë, pas një tkurrjeje me 10.2% në të dytin dhe 2.5% në të parin.
Sipas tabelave zyrtare të INSTAT, për 9 mujorin 2020, prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia për një periudhë të caktuar kohe) ishte 1.17 trilionë lekë (9.4 miliardë euro). Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia ka prodhuar rreth 90 miliardë lekë (720 milionë euro) më pak.
Por kjo është vetëm humbja në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëse e gjithë bota nuk do të ishte pushtuar nga pandemia dhe pasojat e saj, ekonomia vendase parashikohej të rritej edhe me 3-4% në 2020-n, ndërsa inflacioni do të luhatej në 1.5-2%. Ndaj, krahas rënies në raport me një vit më parë, ekonomia ka humbur për 9 mujorin edhe rreth 300 milionë euro, që është rritja e munguar nëse nuk do të kishte shpërthyer pandemia.
Si rrjedhojë, për 9 mujorin, humbjet e shkaktuara nga pandemia (rënia në raport me vitin e kaluar dhe rritja e munguar) i kanë kaluar 1 miliardë euro.
Kjo është hera e parë, të paktën prej vitit 2009, kur INSTAT raporton të dhënat, që vlera e prodhimit të brendshëm bruto është në rënie (shih grafikun: PBB me çmimet korente, të papërshtatura sezonalisht, 9 mujori).
Të dhënat e INSTAT tregojnë se tkurrja më e fortë ishte në tremujorin e dytë (-570 mln euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë); -94 milionë euro në të parin dhe -130 milionë euro në të tretin.
Sektori më i goditur ka rezultuar ?Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor?, që ka qarkulluar rreth 250 milionë euro më pak në krahasim me 9 mujorin, në një sinjal të dobësisë së konsumit si dhe të pasojave që kanë dhënë se aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rënia e turizmit (për 9 mujorin (hyrjet e shtetasve të huaj për periudhën në fjalë ranë me 61%, ose 3.3 milionë turistë më pak).
Sektori i dytë me rënien më të fortë është industria gjithsej (-170 milionë euro), ku tkurrja më e madhe ishte në industrinë nxjerrëse, teksa në prill disa prodhues të mëdhenj të naftës, përfshirë Bankers Petroleum, ndërprenë përkohësisht prodhimin. Më pak e ndikuar ishte industria përpunuese, që u gjallërua sidomos në tremujorin e tretë.
Aktivitetet shkencore, profesionale , administrative dhe mbështetëse kanë qarkulluar rreth 90 milionë euro më pak. Më pak të goditura ishin shërbimet financiare e sigurimet, ndërtimi, bujqësia, ndërsa i vetmi që ka vijuar rritjen në kohë pandemie është aktiviteti i pasurive të paluajtshme (shih grafikun: Ndryshimi vjetor i PBB-së me çmime korente, në mln lekë, 9M 2020/9 M 2019).
Sipas informacioneve nga tregu, shtatori ishte muaji më i mirë, pas pandemisë, e reflektuar kjo dhe në të ardhurat buxhetore të tetorit (që tregojnë ecurinë e muajit të mëparshëm), që ishin më të lartat që pas pandemisë dhe në të njëjtin nivel të një viti më parë (shih grafikun: Ecuria e të ardhurave buxhetore, sipas muajve).
Ecuria e shtatorit u ndikua dhe nga hyrjet më të larta të shtetasve të Kosovës, që ishin mbi 40% më të larta me bazë vjetore. Më pas, përkeqësimi i situatës së pandemisë dhe kufizimet e pjesshme vlerësohet të kenë ndikuar sërish negativisht ekonominë në tremujorin e tretë. Sidomos në dhjetor, që zakonisht është një muaj ku aktiviteti tregtar dhe i shërbimeve gjallërohen për shkak të festave, konsumi po rezulton i dobët, pas masave të reja shtrënguese, duke rrezikuar që për të pestin tremujor radhazi, ekonomia të qëndrojë në territor negativ.
Për 9 mujorin, rënia mesatare e PBB-së sipas të dhënave paraprake të INSTAT është rreth 5.4%, më e larta që prej vitit 1997, por që gjithsesi mbetet më e ulët se skenari më negativ i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej -9%./Monitor
Pavarësisht një paralizimi të jetës sociale me qëllim frenim...
“Kapja e shtetit: “Një lloj korrupsioni politik sistemik, në...
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19 këtë vit kr...
Ekonomia shqiptare ka qëndruar në territor negativ edhe në t...
Qarqet e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës panë rritjen më të lart...
Ekonomia vendase ka rezultuar e dobët edhe në tremujorin e t...
Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçant...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme në seancë ple...
Grupi “Kastrati”, më i madhi në vend, është në negociata për...
Kthimi i masave kufizuese në tremujorin e fundit të vitit mu...
Qeveria ka miratuar ditën e sotme Aktin Normativ për rishiki...
Përgjatë vitit 2019 Shqipëria konsumoi sa 39 % e mesatares s...
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e p...
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se për buxhet...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se...
Rënia e të ardhurave nga kriza e shkaktuar në ekonomi nga Co...
Në tremujorin e tretë të këtij viti, të punësuarit me pagë q...
Karantina e dytë, në shumicën e vendeve të BE-së, rrezikon t...
Raporti i Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 (PS...
Pas heqjes së masave të karantinës punësimi shihet të jetë p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...