Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
12 tetor 1972, një avion i tipit Fokker F27, i drejtuar nga pilotët e Forcës Ajrore Uruguajane ngrihet nga Montevideo. Në bord ndodhen pjesëtarët e njërit prej ekipeve më të njohura të regjimit në vend, Klubi i Vjetër i të Krishterëve.
Për atletët e rinj, ai ishte një udhëtim sportiv dhe emocionues jashtë vendit. Do të shkonin në Santiago të Kilit, për një ndeshje miqësore me klubin kilian Grangonian. Por ata nuk do të arrinin kurrë në destinacionin e tyre. Të nesërmen, në orën 15:31 të pasdites, avioni përplaset në Ande.
Që në fillim të udhëtimit ndodhi një ngjarje e papritur. Kur mësuan për kushtet e pafavorshme të motit në Ande, dy pilotët, koloneli Hulio Ferradas dhe bashkë-piloti Dante Lagurara, kërkojnë dhe marrin autorizimin për një ulje e jashtëzakonshme në Mendoza, në perëndim të Argjentinës.
Por pasi zbritën aty ishin në dilemë? Të vazhdonin udhëtimin? Të ktheheshin pas?
Qëndrimi i gjatë aty nuk është i mundur. Një avion i huaj nuk mund qëndrojë në territorin argjentinas më shumëse 24 orë. Gjithsesi, pasagjerët zbresin nga avioni dhe shkojnë në një hotel pranë aeroportit, dhe më pas argëtohen në qendër të Mendozës. Por në Ande rinisi moti i keq. Për të mos rrezikuar, pilotët vendosin të fluturojnë në lartësi të ulët, midis qafave të maleve. Modeli Fokker F27 nuk garantonte siguri të plotë kur fluturonte mbi male, disa prej të cilave janë mbi 6000 metra të lartë.
Por në një moment të caktuar, pilotët bëjnë disa gabime në përllogaritje. Duke menduar se për gjysmë ore do të zbrisnin në Santiago, ata nisin të ulin paksa kuotën e fluturimit. Por një turbulencë e papritur ajrore, shkaktoi një rënie të menjëhershme në një lartësi prej disa qindra metrash.
Në pak çaste, avioni gjendet në mesin e mjegullës, shumë afër shkëmbinjve. Përpjekja për të rikuperuar lartësi me fuqinë maksimale të motorëve nuk mjaftonte. Fokker përplaset në një shkëmb, humbet krahun e djathtë, bishtin dhe më pas krahun e majtë.
Avioni në fund përplaset mbi dëborë, pas rreth 2 kilometrash ecje, afër majës së vullkanit Tinguiririca. Nga përplasja vdiqën menjëherë12 njerëz. Të mbijetuarit e përplasjes u detyruan të përballen menjëherë me të ftohtin e tmerrshëm, në lartësinë rreth 4000 metra mbi nivelin e detit. Ata mendonin se dikush do të vinte ti shpëtonte. Por shpejt ra nata dhe makthi nisi të rritet. Pa rroba të ngrohta, ata nisin të djegin gjithçka gjetën në bagazhin e avionit. I ftohti natën ishte deri në -30 gradë. Disa prej udhëtarëve të mbijetuar,ishin ende në gjendje të rëndë, me thyerje gjymtyrësh, dëmtime të brendshme dhe temperaturë të lartë.
Një zonjë, Graciela Mariani, po pritej në Kili nga vajza e saj, që ishte gati të martohej. Ajo u paralizuar menjëherë nga përplasja, dhe vdekja e saj ishte një agoni e gjatë. Nando Parrado, një nga të mbijetuarit e asaj tragjedie, që do ta tregonte të gjithë historinë më vonë në librin e tij ?72 ditë?, humbi ndjenjat gjatë përplasjes, duke rënë në një gjendje kome. Natën e parë e kaloi në cepin më të ftohtë të aeroplanit, për t?u zgjuar pas 3 ditësh për habinë e gjithë të tjerëve. Ka shumë të ngjarë që ajri i ftohtë, siç tregon ai vetë në libër, e mbrojti atë nga rreziku i një edeme të mundshme. Të mbijetuarit nuk mundnin të përdorin instrumentet në bord për të komunikuar.
Ata mezi mund të dëgjonin radion, gjë që i ndihmonte të kuptonin se kërkimet po vazhdonin. Në ditët e para, të mbijetuarit arritën të ushqehen me furnizime të ndryshme, bukë të thekur, çokollate, reçel dhe shishe vere, ndërsa bënë një racionim të rreptë të ushqimit. Ata mblidhnin dëborë të pastër me fletë alumini dhe arrinin t`a shkrinin në diell. Secili luante rolin e vet, me shpresën se dikush herët a vonë, do t?i shpëtonte ata. Por më23 tetor, mësojnë lajmin e keq:lajmet në radio raportojnë se kërkimet ishin ndalur.
Të uritur, të rraskapitur dhe në dëshpërim të plotë, u lind në kokë ideja më e pa mendueshme, që ka të bëjë me tabunë më të madhe në historinë njerëzore:ngrënien e shokëve të vdekur. Sigurisht, nuk ishte një zgjedhje e lehtë apo e menjëhershme. Ata debatojnë gjatë mes tyre. Derisa, një mbrëmje, Roberto Kanesa merr vendimin fatal:ai është i pari nga të gjithë që ha një copë mish njeriu. Të mbijetuarit bëjnë 2 marrëveshje mes tyre. Së pari asnjë i mbijetuar nuk do të zbulonte emrat e viktimave të ngrëna, në rast se do të ndodhte shpëtimi, dhe së dyti, secili prej tyre që ishin ende gjallë të pranonte të njëjtin fat në rast se vdiste.
Mbrëmjen e 29 tetorit, një ortek godet trupin e avionit. Vdesin 8 njerëz. Mbetën vetëm 19 të mbijetuar. Më1 nëntor, ata vendosën të nisin një mision për të kërkuar ndihmë, i përbërë fillimisht nga 4 njerëzit që u vlerësuan si më të përshtatshëm. Pas një ecje gati 1-mujore, 3 nga të mbijetuarit ndeshin një bari vendas, që njoftoi pak orë më vonë policinë. Në fund, ata që i mbijetuan mrekullisht asaj tragjedie ishin 16./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.vanillamagazine.it/1972-l-incredibile-storia-dei-sopravvissuti-delle-ande
Kundër koronavirusit, dhe në pritje të vaksinës dhe të një k...
Veprimi më i mençur që mund të bëni në rast se ju shfaqen si...
Nga Carlotta SerioliVrasja e tmerrshme e profesorit francez ...
Nga Katya Sedgwick “The Specator”Ashtu si shumë amerikanë të...
Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor,...
Nga Olivier Roy “Internazionale”Si humbi kaq rëndë Armenia n...
Dihet që alkooli ka shumë efekte negative mbi shëndetin tonë...
Lumi Nil me një gjatësi prej gati 6.719 km, përshkon 9 vende...
Nëse keni qenë ndonjëherë fëmijë dhe keni dashur që të provo...
Nga John Keiger “The Spectator”Për 4 vite, presidenti Donald...
Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish GoelMidi...
Vdekja e parakohshme e gjeniut të muzikës mbetet ende e mbul...
Nga Fabio A.Telarico “Global Risk Insights”Ballkani zhytet s...
“The Economist”Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u ...
Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-FrankelKur vala e parë ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: ...
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
A keni menduar kohët e fundit se si distancimi social dhe ve...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kohët e fundit keni dëgjuar shu...
Nga Donald TrumpSi President, nuk kam asnjë detyrë më të lar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...