Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lumi Nil me një gjatësi prej gati 6.719 km, përshkon 9 vende në kontinentin afrikan, dhe konsiderohet gjerësisht si lumi më i gjatë në botë. Ndërsa këto mund të konsiderohet si njohuri të zakonshme, ujërat dredha-dredha të lumit të famshëm bartin shumë fakte intriguese që mbase nuk i dini. Ja cilat janë 10 nga faktet më interesante mbi këtë lum.
1.Pa Nilin, qytetërimi i lashtë egjiptian mund të mos kishte ekzistuar
Lumi Nil cilësohej si burimi i jetës nga egjiptianët e lashtë. Ai luajti një rol jetik në historinë e vendit dhe kulturën e tij të pasur. Nili ishte gjithashtu një faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin socio-ekonomik dhe suksesin e Egjiptit të lashtë. Pa të, civilizimi i madh antik mund të mos kishte ekzistuar kurrë, pasi reshjet në Egjipt ishin thuajse jo-ekzistente, dhe lumi Nil ishte burimi i vetëm i ujit për të siguruar të korrat.
2.Burimi i vërtetë i Nilit mbetet i panjohur
Disa mund t?ju thonë se është Viktoria, liqeni kryesor i Afrikës. Të tjerët, do të thonë se burimi është lumi Kagera dhe dega e tij Ruvubu, me burimet e tij origjinale në Burundi.
Por e vërteta është se burimi i lumit Nil mbetet një mister edhe sot e kësaj dite.
3.?Autostrada? e Nilit
Lumi Nil ishte ?autostrada? që e bashkoi vendin, dhe ishte thelbësore për tregtinë dhe transportin. Deri në shekullin XIX-të, udhëtimi tokësor ishte praktikisht i panjohur në rajon. Anijet dhe varkat ishin mjeti kryesor i transportimit të njerëzve dhe mallrave nëpër vende.
4.Nili, Jetëdhënësi
Përpos sigurimit të ujit, Nili ofroi një tokë të shkëlqyer për kultivimin e produkteve të ndryshme ushqimore. Kjo është arsyeja kryesore pse kaq shumë egjiptianë jetonin pranë tij. Vendasit përdornin shtizat dhe rrjetat për të kapur peshq,apo për të zënë zogj të ndryshëm që fluturonin pranë sipërfaqes së ujit.
5.Kontributi në prodhimin e papirusit
Shumë nga ato që dimë për Egjiptin e lashtë, vijnë nga bollëku i shënimeve të shkruara të lëna pas në papiruse. Dhe papiruset sigurohen pikërisht falë Nilit. Ato prodhoheshin nga kallamishtet që rriteshin buzë lumit.
6.Përmbytja e Nilit
Shkrirja e dëborës dhe shiu i madh i verës në malet e Etiopisë dërgonte poshtë një sasi të madhe uji. Kjo bënte që Nili në Egjipt të dilte nga shtrati, duke shkaktuar çdo vit përmbytje të mëdha. Arsyeja pse ai tani nuk përmbyt, është për shkak të ndërtimit të Digës së Lartë Asvan në vitet 1960.
7.Akhet:Sezoni i përmbytjes
Derisa u ndërtua Diga e Lartë Asvan, përmbytja vjetore e Nilit ndodhte midis muajve qershor dhe shtator, në një sezon që egjiptianët e quajtën Akhet:përmbytja. Ai shihej nga egjiptianët si një ardhje vjetore e hyjnisë Hapi, që i sillte tokës pjellori. Hyjnesha e përmbytjes ishte perëndesha Mehet-Weret, ?Përmbytja e Madhe?.
8.Osiris:Zoti më i Shenjtë i Nilit
Pavarësisht se Hapi ishte hyjnia lokale, perëndia më e lidhur historikisht dhe kulturalisht me Nilin ishte Osiris, që sipas mitit u vra nga vëllai i tij Seti në bregun e lumit, dhe më pas u bë mbreti i Botës së Nëndheshme. Për atë arsye, lumi Nil ishte gjithashtu një pjesë e rëndësishme e jetës shpirtërore egjiptiane.
Egjiptianët besonin se Nili ishte rruga e kalimit midis jetës dhe vdekjes. Kjo është arsyeja pse të gjitha varret egjiptiane janë ndërtuar në anën perëndimore të Nilit. Perëndimi konsiderohej si vendi i vdekjes përderisa perëndia i diellit Ra vendoset në perëndim çdo ditë.
9.Në ujërat e tij luhej një sport popullor antik
Egjiptianët e lashtë praktikonin një sport të njohur lumor:përleshja në ujë. Njohuritë e sotme mbi këtë sport vijnë nga studimi i relievit të lashtë egjiptian. Këto përshkrime tregojnë se enët përshkruanin një grup të vogël burrash, secili me një shtizë të gjatë. Ndërsa shumica e ekuipazhit i përdori shtizat për të manovruar anijen, disa prej tyre do të qëndronin në këmbë, duke mbajtur shkopinjtë e tyre për të rrëzuar kundërshtarët nga anijet e tyre.
10.?Banorët? më të vjetër të Nilit
Krokodilët jetojnë prej mijëra vjetësh në ujërat e lumenjve të Nilit, ndaj atyre nuk u pëlqen kur u afrohen njerëzit. Dihet që ata i sulmojnë vazhdimisht njerëzit, zakonisht ata që janë me rroba ose peshkojnë në breg. Vlerësohet se çdo vit në Afrikë ka mbi 200 sulme në vit nga krokodilët e Nilit./Përshtati në shqip CNA.al
Nëse keni qenë ndonjëherë fëmijë dhe keni dashur që të provo...
Nga John Keiger “The Spectator”Për 4 vite, presidenti Donald...
Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish GoelMidi...
Vdekja e parakohshme e gjeniut të muzikës mbetet ende e mbul...
Nga Fabio A.Telarico “Global Risk Insights”Ballkani zhytet s...
“The Economist”Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u ...
Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-FrankelKur vala e parë ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: ...
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
A keni menduar kohët e fundit se si distancimi social dhe ve...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kohët e fundit keni dëgjuar shu...
Nga Donald TrumpSi President, nuk kam asnjë detyrë më të lar...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Partnerët evropianë duhet të pë...
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit k...
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...