Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Fabio A.Telarico ?Global Risk Insights?
Ballkani zhytet shpesh në konflikte ndërqeveritare mbi politikën e identitetit apo krizën e brendshme. Megjithatë, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova treguan befas në tetor unitet, kur iu bashkuan nismës së Rrjetit të Pastër të SHBA-së. Ky është emri që administrata Trump i vuri strategjisë së saj shumë-vjeçare ndërqeveritare, për të ndërtuar një numër partneritetesh privat-publike,që të jenë në gjendje të shmangin konkurrencën e prodhuesve kinezë të teknologjisë së lartë në tregjet globale.
Një ratifikim i tillë u vlerësua shumë si nga SHBA-ja ashtu edhe shtetet e Ballkanit. Nën Sekretari i Shtetit e cilësoi si ?historik?aderimin e Bullgarisë në këtë nismë. Por pas atyre festimeve fshihet një realitet më kompleks. Në fakt, Ballkani është shumë më i hapur ndaj tregtisë dhe investimeve kineze, sesa shumica e nënshkruesve të memorandumit. Në këto kushte aftësia e tyre – dhe gatishmëria aktuale – për të ndjekur një politikë të ashpër ndaj Kinës, mund të jetë në dyshim. Mbi të gjitha, të dhënat e PBB, sugjerojnë që shkëputja e lidhjeve, do të dëmtonte më shumë Sofjen dhe Shkupin sesa Pekinin.
Programi i Rrjetit të Pastër, ku u anëtarësuan 3 vendet ballkanike,u shpall më 5 Gusht 2020 nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Përparimi i parë i rëndësishëm i tij ishte i ashtuquajturi Propozimi Pragës, për të cilin ranë dakord 32 vende në majin e vitit 2019.
Shtyllat thelbësore të këtij plani të hershëm,kanë evoluar në politikat konkrete. Midis tyre është fokusi tek një qasje mbarëkombëtare. Kështu, diskutimet rreth sigurisë së rrjeteve 5G dhe zinxhirëve të furnizimit, nuk duhet të kufizohen tek prodhuesit dhe operatorët (ISP). Përkundrazi, ato duhet të pasqyrojnë interesat e të gjitha palëve të interesuara, përfshirë akademikët, diplomatët, studiuesit dhe komunitetin e inteligjencës.
Pra, palët e interesit që ndajnë të njëjtat shqetësime të sigurisë kibernetike, mund të gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar duke ruajtur interesat e tyre ndonjëherë divergjente ekonomike. Por disa ekspertë, kanë argumentuar se shumë vende evropiane janë larguar prej kohësh nga një konfrontim i plotë me Kinën, për shkak të shqetësimeve ekonomike. Mbi baza të tilla shumë analistë menduan se ?Evropa nuk do t?a ndiqte strategjinë 5G pa Kinën? duke ndjekur kështu strategjinë e Shteteve të Bashkuara. Një shqetësim i tillë bazohej tek ndërvarësia e madhe e Evropës dhe Kinës. Bashkë me Hong Kongun, Pekini ka përbërë 21 për qind të importeve të BE që nga 2015.
Për më tepër, Bashkimi Evropian e kishte veten me Kinën në fushën e sigurisë kibernetike, duke nënshkruar në shtatorin e vitit 2018?një marrëveshje historike? për zhvillimin e rrjetit 5G. Mund të supozohet se Ballkani mund të shkojë në të njëjtin drejtim me BE-në, pikërisht për shkak të intensitetit të lidhjeve ekonomike me Kinën. Në fakt, vëllimi i mallrave të shkëmbyera midis Ballkanit dhe Kinës, është rritur ndjeshëm që nga viti 2012. Sipas statistikave të OKB-së, rritja ka qenë50-60 për qind për Bullgarinë dhe rreth 40 për qind për Maqedoninë e Veriut. E megjithatë, Ballkani nuk ka pasur shumë investime të huaja direkte nga Kina.
Gjithsesi, ndikimi i investimeve kineze maksimizohet nga përqendrimi i tyre:80 për qind e tyre janë fokusuar në 4 vende të rajonit, përfshirë Bullgarinë. Disa nga kompanitë kineze që investuan në Bullgari janë Huauei dhe ZTE në sektorët elektronikë dhe telekomunikacion, Investimet kineze depërtuan në bujqësinë bullgare përmes Grupit të Agrobiznesit të Fermave Shtetërore Tianjin. Për më tepër, midis viteve 2018-2019 Greqia, Rumania dhe Serbia iu bashkuan Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë (AIIB). Kjo mund t?i hapë rrugën më shumë investimeve në rajon. Por një analizë më e thelluar, tregon se Ballkani është më fakt më pak i varur ekonomikisht nga Kina sesa pjesa tjetër e kontinentit.
Dhe kjo mund t`a bëjë më të lehtë për vendet e rajonit që të qëndrojnë pranë SHBA-së për çështje si siguria kibernetike, sesa për vendet më të zhvilluara anëtare të BE-së. Përfundimi i parë që mund të nxirret nga marrëdhëniet ekonomike Kinë-Ballkan, mbi aftësinë e tyre për t’i bërë ballë Pekinit janë mashtruese.
Së pari, ndikimi ekonomik i Kinës në politikën e jashtme të këtyre vendeve, do të ishte shumë më i madh, në rast se do të shfaqej ndonjë favorizim. Dhe kjo gjë nuk figuron për momentin. Autoritetet e Pekinit nuk i kanë dhënë Ballkanit ndonjë qasje të privilegjuar për të shitur mallrat e tyre në tregun kinez.
Në të njëjtën kohë, vetë Kina nuk gjeti shumë hapësirë për zgjerimin e saj financiar. Kjo është ndoshta për shkak të pranisë së konglomerateve bankare evropiane. Ka shenja të ndrojtura se bankat kineze, po bëjnë më shumë përpjekje në këtë drejtim./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://globalriskinsights.com/2020/12/under-the-radar-the-5g-spat-in-the-balkans/
“The Economist”Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u ...
Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-FrankelKur vala e parë ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: ...
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
A keni menduar kohët e fundit se si distancimi social dhe ve...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kohët e fundit keni dëgjuar shu...
Nga Donald TrumpSi President, nuk kam asnjë detyrë më të lar...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Partnerët evropianë duhet të pë...
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit k...
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore ...
Nga Krzysztof GarbarzKoronavirusi i ri, u duk i tillë thuajs...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zez...
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...