“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Nga Ariane Tabatabai ?Foreign Policy?
Të premten e kaluar, Irani njoftoi vrasjen e një figure të rëndësishme të aparatit të saj të
sigurisë. Shënjestra e sulmit ishte Mohsen Fahrizadeh, një nga arkitektët kryesorë të
programit të armëve bërthamore, i njohur ndryshe si ?Projekti Amad? i prezantuar në vitin
Vdekja e Fahrizadeh shënon herën e dytë brenda këtij viti që një kundërshtar i huaj shënjestroi dhe vrau me sukses një figurë kryesore të Iranit. Në janar, Shtetet e Bashkuara vranë Kasem Sulejmanin, komandantin e Forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare
(IRGC), njësia përgjegjëse për zbatimin e pjesës më të madhe të veprimeve të Iranit jashtë vendit.
Ndryshe nga Sulejmani, Fahrizadeh nuk ishte një emër i njohur në Iran, dhe aq më pak jashtë vendit. Dhe në fakt deri vonë, shumë pak foto të tij ishin bërë publike. Gjithsesi, të dy burrat ishin të rëndësishëm. Që të dy ishin zyrtarë të lartë në IRGC shumë të dobishëm për projektet kryesore të ndërmarra nga regjimi.
Vdekjet e tyre përfaqësojnë një goditje simbolike të rëndësishme për Iranin, dhe nxjerrin në pah cënueshmërinë e vendit. Pas vdekjes së Fahrizadeh, zyrtarët iranianë nxituan të fajësojnë për sulmin njërin prej kundërshtarëve të tyre kryesorë:Izraelin.
Jeruzalemi besohet se qëndron gjithashtu pas një shpërthimi që ndodhi verën e shkuar në uzinën bërthamore në Natanz, ku aktualisht po zhvillohet pjesa më e madhe e programit të pasurimit të uraniumit. Izraeli ka një histori të gjatë të shënjestrimit të programeve bërthamore të rivalëve, përfshirë atë të Iranit.
Raportohet se ai ka vrarë shkencëtarë bërthamorë, dhe ka kryer sulme kibernetike të njëpasnjëshme me shpresën e pengimit të përparimeve bërthamore të Teheranit gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2011, një shpërthim vrau ?arkitektin? e mbrojtjes kombëtare të Iranit, Hasan Mogadam, një tjetër anëtar i IRGC, që kishte ndihmuar në zhvillimin e programit të raketave.
Sërish Teherani akuzoi Izraelin. Operacionet izraelite në Iran, kanë synuar edhe mbledhjen e informacioneve sekrete. Në vitin 2018, shërbimi sekret izraelit shtiu në dorë një arkiv dokumentesh mbi punën e dikurshme me armët bërthamore nga Irani, të cilat hedhin më shumë dritë mbi aktivitetet e drejtuara nga Fahrizadeh.
Në fakt, ndërsa i prezantonte këto dokumente për publikun 2 vjet më parë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, vuri në dukje rëndësinë e Fahrizadeh në programin bërthamor iranian duke thënë ?fiksojeni mirë këtë emër?.
Fakti që Izraeli ka qenë kaq i suksesshëm në kryerjen e operacioneve të tilla të sofistikuara në territorin iranian, nxjerr sërish në pah dështimin e sigurisë së brendshme të regjimit iranian dhe cënueshmërinë e këtij vendi ndaj veprimeve të fshehta të huaja. Dhe kjo gjë e vendos Iranin para një dileme.
Teherani ka një motiv për të shmangur shfaqjen si i dobët. Vendi është goditur me sukses dhe në mënyrë të përsëritur gjatë vitit 2020, përkundër sfondit të një pandemie që qeveria e tij e ka pasur të vështirë ta frenojë.
Përveç vrasjes së 2 figurave të profilit të lartë dhe shpërthimit të Natanz, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli duket se kanë vrarë në gusht po në Iran numri 2 të Al Kaedës, Abu Muhammad Lal-Masri. Ndërkaq, administrata Trump vazhdon të zgjerojë listën e individëve dhe entiteteve iraniane që janë objekt i sanksioneve, për të ushtruar presion mbi Iranin dhe për të komplikuar kthimin e administratës Bajden-Herris tek marrëveshja bërthamore e vitit 2015 – nga e cila Trump u tërhoq në vitin 2018.
Reagimi i Iranit ndaj këtyre ngjarjeve ka qenë i llogaritur dhe i kalibruar. Ai është përpjekur të ekuilibrojë dy objektiva potencialisht konfliktuale:shmangien e lënies së këtyre veprimeve pa asnjë përgjigje, dhe frenimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve, që do të nxiste potencialisht veprime direkte ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.
Me këtë lloj qasje, Irani ka pasur disa dështime të turpshme:Në janar, pak pas vrasjes së Sulejmanit, Irani goditi dy baza në Irak ku ndodhen forcat amerikane. Ky hap ishte menduar të ishte i pari, ndërsa disa të tillë me synim rivendosjen e parandalimit, dhe hakmarrjen për Sulejmanin.
Por IRGC rrëzoi më pas aksidentalisht një avion ukrainas, duke vrarë të gjithë 176 pasagjerët dhe ekuipazhin në bord, dhe më pas kërkoi ta fshihte gabimin. Ai incident ishte shumë i turpshëm për forcat e armatosura iraniane, të cilat u treguan jo vetëm të paafta për të mbrojtur një komandant të lartë ushtarak, por gjithashtu vranë civilë të pafajshëm.
Nëse Irani do të hakmerret për vrasjen e Fahrizadeh, ai do t`a bëjë këtë gati me siguri, në një mënyrë të qëllimshme dhe të kalibruar. Me gjasë do të zgjidhë disa mënyra që i lejojnë të mohojë autorësinë, siç bën shpesh, përfshirë operacionet kibernetike dhe sulmet përmes palëve të treta.
Gjithsesi, Teherani rrezikon sërish të provokojë një reagim zinxhir. Izraeli mund të zgjedhë të kundërpërgjigjet, dhe çdo veprim i tillë mund të komplikojë më tej një rikthim të SHBA-së tek marrëveshja bërthamore, duke i mohuar Iranin lehtësimin aq shumë të nevojshëm të sanksioneve ekonomike.
Në një skenar të tillë, i ashtuquajturi ?durim strategjik? i ndjekur nga Irani gjatë 2 viteve të fundit nuk do t?i sillte asnjë dobi. Pavarësisht nga mënyra se si vendos të hakmerret Irani nga tani dhe deri në ditën e inaugurimit të Bajden në detyrë, asnjë nga opsionet e tij afatshkurtra nuk janë pa rreziqe.
Në një periudhë afatmesme, Teherani mund të bëhet më pak i prirur për të negociuar, përfshirë programin e tij të raketave, dhe mbështetjen për milicitë e ndryshme në rajon. Në planin afatgjatë, udhëheqësit iranianë mund të arrijnë në përfundimin se vendi i tyre ka nevojë për një armë bërthamore, për t?i penguar kundërshtarët nga ndërmarrja e veprimeve të tilla në të ardhmen, pavarësisht nga kostot që lidhen me të./ Pështatur në shqip nga CNA.al.
How Will Iran React to Another High-Profile Assassination?
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore ...
Nga Krzysztof GarbarzKoronavirusi i ri, u duk i tillë thuajs...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zez...
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Nga Jess Smee “EU Observer”Pesë muaj më parë, analistët poli...
Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”Dikur, në një të kaluar jo...
Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimi...
Nga David RobsonMë 9 mars, kryeministri holandez Mark Rute, ...
Nga Bobby Ghosh “Bloomberg”Tifozët e futbollit janë me fat q...
Nga Jason D. Meister “Newsmax”Jo Biden nuk është një politik...
Nga Manuel PeruzzoAngela Merkel është një mister:ajo nuk bën...
Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur ng...
Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndr...
Nga Vera Mironova “Foreign Policy”Në tetor, një djalë 16-vje...
Nga Ben Shapiro “Fox News”Pasi kaloi 2 vjet duke shmangur py...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...