Pse Joe Biden nuk mund ta bashkojë Amerikën?
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Nga Paul Taylor ?Politico.eu?
Partnerët evropianë duhet të përgatiten nëse është e nevojshme për ?operacionin bajpas?, për të kapërcyer bllokimin e krijuar nga Hungaria dhe Polonia, për paketës e ndihmës ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Budapesti dhe Varshava, po kërcënojnë të vënë veton kundër buxhetit afatgjatë të unionit dhe fondit të rimëkëmbjes nga koronavirusi, me një shumë totale prej 1.8 trilionë eurosh, përmes një përpjekje cinike për ta mbrojtur veten e tyre nga pagesat e kushtëzuara tashmë me respektimin e shtetit të së drejtës. Në vend se t?i binden kërkesave të tyre, 25 shtetet e tjera të BE-së duhet të gjejnë një mënyrë se si të reagojnë ndaj kësaj përpjekjeje për pengmarrje nga 2 përfituesit më të mëdhenj të subvencioneve evropiane.
Nëse mbi planin e shpenzimeve dhe të ardhurave nuk bihet dakord unanimisht këtë muaj, të gjitha programet e reja, përfshirë grantet për vendet më të goditura nga pandemia dhe do të vonohen. E njëjta gjë do të ndodhe edhe me investimet drejt tranzicionit në një ekonomi dixhitale, dhe me më pak emetime karboni në atmosferë. Dyshja jo-liberale e nacionalistëve konservatorë të Evropës Qendrore – kryeministri hungarez Viktor Orban, dhe udhëheqësi i partisë polake Ligji dhe Drejtësia Jarosllav Kazinski – mendojnë se e kanë vënë me shpatulla pas murit pjesën tjetër të Evropës. Ata presin që t?i detyrojnë kolegët e tyre të tërhiqen gjatë samitit që mbahet në mes të këtij muaji nga Mekanizmi i Sundimit të ligjit, për të cilin ata pretendojnë se është një armë politike për t?i ndëshkuar ata në mënyrë arbitrare.
Pas viteve të goditjes sistematike të paanshmërisë së gjykatave të tyre, neutralitetit të institucioneve shtetërore dhe lirisë së medias, Varshava dhe Budapesti, po tentojnë një kompromis të minutës së fundit, për të hequr çdo masë që do të kushtëzonte pagesat e BE-së ndaj tyre, me pavarësinë e gjyqësorit në këto vende.
Ata po përpiqen të shfrytëzojnë një emergjencë të shëndetit publik, për të siguruar vazhdimin e denigrimit të vlerave demokratike evropiane pa u ndëshkuar. Janë disa rrugëdaljet e mundshme nga ky ngërç. Ish-kryeministri belg Gi Verhoshtad, një udhëheqës liberal në Parlamentin Evropian, ka sugjeruar miratimin e fondit të rimëkëmbjes si një bashkëpunim të zgjeruar, midis një grupi shtetesh sipas Traktatit të Lisbonës.
Edhe kryeministri holandez Mark Rute, ka sugjeruar disa opsione për miritimin e paketës së ndihmës pa Hungarinë dhe Poloninë, ose zbatimin e të gjithë paketës jashtë traktateve ekzistuese, përmes një marrëveshje midis 25 qeverie të tjera. Por juristët thonë se secila prej këtyre rrugëve, bart vështirësi ligjore. Traktati përcakton se çdo bashkëpunim i zgjeruar ?nuk duhet të dëmtojë tregun e brendshëm ose kohezionin ekonomik, social dhe territorial?, dhe ?duhet të respektojë kompetencat, të drejtat dhe detyrimet e atyre shteteve anëtare që nuk marrin pjesë në të?.
Mbi të gjitha, do të kërkohej sërish unanimiteti për të përdorur faturat e buxhetit të BE, dhe për të nënshkruar huazimin e përbashkët për fondin e rimëkëmbjes, që është thelbi i marrëveshjes historike të nënshkruar në korrik. Nga ana tjetër, është e mundur të krijohet një mekanizëm i pavarur për qëllime të veçanta,
me garanci kombëtare për të marrë hua, siç bënë vendet e zonës euro kur krijuan Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, fondin e shpëtimit të eurozonës për anëtarët që rrezikonin të humbin qasjen në tregjet financiare. Por kjo do të shtonte detyrime shtesë në bilancet kombëtare të vendeve anëtare. Gjithsesi, për t?u mbrojtur kundër bllokadës polako-hungareze, 25 vendet e tjera anëtare, duhet të paktën të nisin punën për të krijuar si një mundësi e fundit fondin e rimëkëmbjes jashtë kornizës së BE. Për këtë ekziston një precedent. Në vitin 2011, kur mbijetesa e monedhës së përbashkët varej në fije të perit, kryeministri britanik Dejvid Kameron vendosi veton kundër një marrëveshjeje për të trajtuar krizën e eurozonës duke forcuar disiplinën fiskale.
Të indinjuar nga taktikat e tij, partnerët e BE-së e anashkaluan Britaninë, dhe miratuan disa janë më vonë paketën fiskale si një traktat ndërqeveritar. Vetëm Republika Çeke i doli në krah Londrës. Të tjerët e nënshkruan marrëveshjen, teksa Komisionin Evropian e zbatoi atë. Sot është e vështirë të imagjinohet që Gjermania, kryesuesja e presidencës së radhës së BE-së, të jetë e gatshme të mënjanojë Poloninë, duke marrë parasysh përgjegjësinë historike të Berlinit ndaj fqinjit të saj lindor, por edhe integrimin e thellë ekonomik midis 2 vendeve. Kancelarja Angela Merkel e cilësoi si prioritet unifikimin e BE-së, kur Britania votoi për t?u larguat prej saj në vitin 2016. Disa shtete të tjera të BE-së, mund të kenë dyshime në lidhje me anashkalimin e vetos së një vendi anëtar. Por të frustruar, atyre mund t?u jetë sosur durimi me shantazhet e Orban dhe Kazinskit./Përshtatur nga CNA.al
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit k...
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore ...
Nga Krzysztof GarbarzKoronavirusi i ri, u duk i tillë thuajs...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zez...
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Nga Jess Smee “EU Observer”Pesë muaj më parë, analistët poli...
Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”Dikur, në një të kaluar jo...
Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimi...
Nga David RobsonMë 9 mars, kryeministri holandez Mark Rute, ...
Nga Bobby Ghosh “Bloomberg”Tifozët e futbollit janë me fat q...
Nga Jason D. Meister “Newsmax”Jo Biden nuk është një politik...
Nga Manuel PeruzzoAngela Merkel është një mister:ajo nuk bën...
Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur ng...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...