“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit kanë sjellë me vete disa lajme të mira. Rezultatet pozitive të testeve klinike nga disa vaksina kandidate, nënkuptojnë që ndërsa pandemia nuk ka mbaruar ende, tani është të paktën e mundur që të shohim dritë në fund të tunelit drejt rikthimit në një lloj normaliteti relativ. Ja çfarë duhet të dini mbi 5 vaksinat kryesore, që mund t?i japin fund pandemisë së koronavirusit në pjesën më të madhe të botës.
Oxford-AstraZeneca
Më 19 nëntor, Universiteti i Oksfordit publikoi gjetjet e Fazës II dhe III për një vaksinë kundër Covid-19. Kombinimi i rezultateve nga dy regjime të ndryshme dozimi, kishte një efektivitet mesatar prej 70.4 për qind, e cila ndahet në 90 për qind në një regjim dozimi dhe 62 për qind në tjetrin.
Vaksina e Oksfordit është një adenovirus i ndryshuar gjenetikisht, që zakonisht shkakton të ftohurën e zakonshme tek shimpanzetë. Kur vaksina hyn në trup, ajo përdor kodin gjenetik për të prodhuar proteinën që gjendet në sipërfaqen e koronavirusit, duke shkaktuar një përgjigje që e përgatit sistemin imunitar të luftojë koronavirusin në rast se infektohet.
Nga 3 vaksinat krysore? Oxford-AstraZeneca, Moderna dhe Pfizer / BioNTech – Oxford- AstraZeneca është aktualisht më e lira për t?u prodhuar dhe më e rëndësishmja, mund të ruhet në një temperaturë standarde midis 2-8 gradë Celsius në frigoriferë që gjenden në shumicën e qendrave shëndetësore dhe spitaleve të botës.
Moderna
Më 16 nëntor, kompania amerikane publikoi të dhëna mbi vaksinën e saj kandidate kundër Covid-19. Për testin e Fazës III, ajo rekrutoi 30.000 vullnetarë në të gjithë SHBA-në. Analiza e 95 rasteve të para me Covid-19 të zbuluara tek pjesëmarrësit, zbuloi se 90 ishin vërejtur në grupin e kontrollit, dhe vetëm pesë në grupin që mori vaksinën e vërtetë. Bazuar në ato të dhëna, ajo tregoi një efikasitet prej 94.5 për qind. Ndryshe nga vaksina e Oxford-AstraZeneca, Moderna bazohet tek acidi ribonukleik (ARN), një molekulë e ngjashme me ADN që gjenerohet natyrshëm nga trupat tanë.
Vaksinat të tilla funksionojnë duke prezantuar fillimisht një sekuencë mARN, një molekulë mesatare që përmban kodin që qeliza të prodhojnë proteina të caktuara. Qelizat e përdorin këtë informacion gjenetik për të prodhuar një pjesë të virusit që shkakton Covid-19, i cili nga ana tjetër stimulon një përgjigje imune. Moderna po synon të prodhojë 50 milion doza deri në fund të vitit. Në varësi të sasisë së porositur, çmimi i saj mund të jetë midis 25 dhe 37 dollarë për dozë.
Pfizer/BioNTech
Dy kompanitë, ishin të parat që njoftuan një vaksinë të mundshme për Covid-19, pas testeve të Fazës III. Ato shqyrtuan 94 raste të koronavirusit midis 43.000 pjesëmarrësve në provë. Të 94 pjesëmarrësit morën 2 doza ose të një vaksine ose të një placeboje (një vaksine të rreme). Shtatë ditë pas dozës së dytë, Pfizer zbuloi se vaksina ishte më shumë se 90 për qind efektive. Pfizer njoftoi më pas për një efikasitet prej 95 për qind duke filluar nga dita e 28-të pas dozës së parë. Ngjashëm me Moderna, vaksina e Pfizer është e bazuar në mARN dhe funksionon e mirë tek njerëzit e moshuar, që janë edhe më të rrezikuarit nga Covid-19. Problemi më madhor është se kjo vaksinë duhet të ruhet në një temperaturë ngrirje prej -70 gradë Celsius.
CanSino Biologics
E quajtur Ad5-nCoV, vaksina anti-Covid e zhvilluar nga kompania kineze CanSino Biologics, ishte e para që mori miratimin për t?u përdorur tek njerëzit që më 25 qershor. Shkalla e efektivitetit të saj mbetet e panjohur, pasi prodhuesit kinezë të vaksinave nuk kanë bërë ende publike të dhëna nga testet e tyre të Fazës III.
Ndërkohë kjo vaksinë po shitet në tregun e zi për 91 dollarë doza, një çmim i përballueshëm vetëm nga një pakicë e kinezëve të shtresës së mesme. Kompania shpreson të prodhojë mbi 1 miliard doza deri në fundin e vitit të ardhshëm.
Qendra Gamaleya
Vaksina ruse kundër Covid-19 është Gam-COVID-Vac, ose ?Sputnik V? siç është pagëzuar nga qeveria. Zhvilluesja e vaksinës, Qendra Shtetërore Ruse Gamaleya, përdori një qasje të ngjashme me Oksfordin në krijimin e ?Sputnik V?, por në vend që të përdorë vektorët e adenovirusit të shimpanzetë, ai bazohet në dy vektorë njerëzorë të adenovirusit.
Kohët e fundit, Rusia ka kërkuar leje nga Organizata Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë vaksinën e saj në nivel global. Nëse është e suksesshme, 200 milion doza të ?Sputnik V? do të shpërndahen në Brazil, Meksikë dhe Indi. Por kjo vaksinë ka krijuar shqetësimin e ekspertëve lidhur me efikasitetin e saj, edhe pse rusët raportojnë për një efikasitet 95 për qind të vaksinës, dhe se çdo dozë do të kushtojë vetëm 10 dollarë për tregjet ndërkombëtare./CNA.al.
https://www.wired.co.uk/article/coronavirus-vaccines-frontrunners
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore ...
Nga Krzysztof GarbarzKoronavirusi i ri, u duk i tillë thuajs...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zez...
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Nga Jess Smee “EU Observer”Pesë muaj më parë, analistët poli...
Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”Dikur, në një të kaluar jo...
Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimi...
Nga David RobsonMë 9 mars, kryeministri holandez Mark Rute, ...
Nga Bobby Ghosh “Bloomberg”Tifozët e futbollit janë me fat q...
Nga Jason D. Meister “Newsmax”Jo Biden nuk është një politik...
Nga Manuel PeruzzoAngela Merkel është një mister:ajo nuk bën...
Momenti i daljes nga spitali i pacientëve që ishin prekur ng...
Në fillim të pandemisë, kompanitë e mëdha farmaceutike qëndr...
Nga Vera Mironova “Foreign Policy”Në tetor, një djalë 16-vje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...