Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: A do ta bëjnë mutacionet koronavirusin e Sars-Cov-2 më të adaptueshëm ndaj strehuesit të tij, pra ndaj qenies njerëzore, dhe për pasojë më pak infektiv apo jo?
Testet janë të ndryshme, dhe jo gjithmonë në një linjë me njëri-tjetrin. Tani një studim i gjerë, i kryer së fundmi nga Kolegji Universitar i Londrës, mbi një mostër prej mbi 46 mijë gjenomash virale nga e gjithë bota, tregon se mutacionet më të përsëritura të virusit, nuk e rrisin transmetueshmërinë e tij.
Pra tani për tani, ato nuk janë përgjegjëse për rritjen e infektimeve. Por debati mbi këtë çështje është ende i hapur. Në përgjithësi, viruset mund të tregojnë ndryshime pak a shumë të rëndësishme gjatë shumimit të tyre, dhe mund të diversifikohen në shtame të dallueshme virale (ose nëntipe) pas shumë shumimesh, sidomos kur përhapen shumë në një popullatë. Por shkencëtarët thonë se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht rritjen e transmetueshmërisë ose rrezikut. Provë është rezultati i studimit të fundit:mutacionet e gjurmuara në gjenet e shumta të Sars-Cov-2, nuk tregojnë një infektivitet më të madh të koronavirusit.
Studiuesit arritën në këto përfundime, pasi analizuan gjenomat virale të marra nga më shumë se 46.000 pacientë nga 99 vende të botës. Nga analiza del se ka pasur mutacione të ndryshme: autorët numëruan 12.706 prej tyre, nga të cilët rreth 400 përsëriten më shpesh. Pra ato shfaqen në mënyrë të përsëritur, dhe të pavarur tek pacientët nga vende të ndryshme të botës. Midis këtyre, studiuesit u fokusuan tek 185 mutacione që u regjistruan në të paktën 3 raste të ndryshme dhe të pavarura gjatë gjithë pandemisë.
Autorët e studimit, u përpoqën të kuptonin nëse disa nga këto modifikime, mund të kishin efekt për një transmetueshmëri më të madhe të infeksionit. Për këtë, ata krijuan një model dhe hartuan pemën evolucionare të virusit ? që i ngjan disi pemës sonë familjare ? duke analizuar nëse ndonjëra nga degët e kësaj peme, duke nisur nga mutacionet e njohura, kishte evoluar më shumë se të tjerat.
Një nga mutacionet e vëzhguara më shpesh në një shkallë të gjerë, përfshinte proteinën që e mbulon nga jashtë koronavirusin, dhe që është etiketuar si D614G . Por sipas studimit më të fundit, edhe ajo është e padëmshme, dhe nuk duket se e ka rritur transmetueshmërinë e Sars-Cov-2.
Ky mutacion shumë i përhapur tashmë, ka qenë në qendër të vëmendjes së shkencës prej disa kohësh, pasi disa grupe shkencëtarësh, mendonin se e ka bërë më infektiv koronavirusin. I shfaqur për herë të parë në janarin e vitit 2020 në Kinë dhe Gjermani, Covid-19 është përhapur gjerësisht në Evropë dhe Amerikë.
Një studim i botuar në revistën ?mBio?, kryer nga një grup ekspertësh nga Universiteti i Teksasit, pretendonte se D614G mund ta ketë bërë virusin më infektiv, në kundërshtim me atë që pretendon studimi i fundit i botuar në ?Nature Communications?.
Po nga se shkaktohen mutacionet? Në përgjithësi kjo gjë mund të ndodhë si rezultat i 3 proceseve të ndryshme:gabime të kopjimit gjatë shumëfishimit, bashkëveprime me viruse të tjerë që e infektojnë qelizën (ri-kombinim ose rivendosje), ose si pasojë e reagimit të sistemit imunitar të organizmi pritës.
Është e kuptueshme që vaksinat kundër Covid-19, do të jenë një armë thelbësore për të luftuar sëmundjen. Ne kemi tashmë të dhëna paraprake për efektivitetin e vaksinave në parandalimin e simptomave. Përdorimi i tyre, do të ushtrojë një ?presion të ri selektiv? mbi virusin, që mund të ndryshojë dhe zhvillojë mutacione, të cilat e bëjnë atë të pakapshëm për vaksinimin.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që shkencëtarët të jenë në gjendje t?i identifikojnë në kohë këto mutacione të mundshme, në mënyrë që të jenë në gjendje të bëjnë modifikime, nëse është e nevojshme, edhe tek vetë vaksina. / Wired ? Bota.a
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
A keni menduar kohët e fundit se si distancimi social dhe ve...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kohët e fundit keni dëgjuar shu...
Nga Donald TrumpSi President, nuk kam asnjë detyrë më të lar...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Partnerët evropianë duhet të pë...
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit k...
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Coca-Cola, është padyshim pija më i njohur dhe më popullore ...
Nga Krzysztof GarbarzKoronavirusi i ri, u duk i tillë thuajs...
Ne jemi 2.000 vjet dritë më afër Shigjetarit A*, vrima e zez...
Shkalla globale e mbipeshës dhe e sëmundjeve të lidhura me t...
Nga Jess Smee “EU Observer”Pesë muaj më parë, analistët poli...
Nga Felipe Arajuo ”Foreign Policy”Dikur, në një të kaluar jo...
Në këto ditë, kur kemi marrë lajme inkurajuese për zhvillimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...