web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Zgjedhjet u manipuluan nga demokratët, do bëj gjithçka për të rikthyer besimin tek institucionet"

4 Dhjetor 2020, 07:21, Blog CNA

Nga Donald Trump

Si President, nuk kam asnjë detyrë më të lartë sesa të mbroj ligjet dhe Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Kjo është arsyeja pse jam i vendosur të mbroj sistemin tonë zgjedhor, që tani ndodhet në një sulm dhe rrethim të koordinuar.

Për muaj me radhë, përpara zgjedhjeve presidenciale, u paralajmëruam që mos shpallnim një fitore të parakohshme. Na u tha në mënyrë të përsëritur, se do të duheshin javë në mos muaj, për të përcaktuar fituesin, për të numëruar fletët e votimit me postë,dhe për të verifikuar rezultatet.
Kundërshtarit tim iu tha që të qëndronte larg zgjedhjeve, të mos bënte fushatë. ?Ne nuk kemi nevojë për ty. Ne i kemi fituar zgjedhjet?. Në fakt, ata po vepronin sikur e dinin tashmë se cili do të ishte rezultati. Ishte e gjitha shumë, shumë e çuditshme. Brenda disa ditësh pas zgjedhjeve, ne ishim dëshmitarë të një përpjekje të orkestruar për të përgëzuar fituesin, edhe kur në shumë shtete kryesore votat po numëroheshin ende.

Procesi kushtetues duhet të lejohet të vazhdojë. Ne do ta mbrojmë ndershmërinë e votës, duke siguruar që çdo fletë votimi e ligjshme të numërohet,dhe që asnjë fletë votimi e paligjshme të mos merret parasysh. Kjo gjë nuk ka të bëjë vetëm me respektin ndaj 74 milion amerikanëve që votuan për mua.
Por ka të bëjë me sigurimin që amerikanët të kenë besim në këto zgjedhje dhe në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. Është kuptuar prej kohësh që makineria politike e demokratëve përfshihet rregullisht në manipulimin e votuesve nga Detroiti në Filadelfia, nga Milluoki në Atlanta, dhe në shumë vende të tjera.
Ajo që ndryshoi këtë vit, ishte nxitja e Partisë Demokratike për të shtypur dhe postuar me dhjetëra miliona fletëvotimi dërguar marrësve të panjohur. Kjo bëri që manipulimi të ndodhte në një shkallë të paparë më parë.

Duke përdorur si pretekst pandeminë, politikanët dhe gjykatësit demokratë ndryshuan në mënyrë drastike procedurat e zgjedhjeve vetëm disa muaj, dhe në disa raste edhe javë para zgjedhjeve të 3 Nëntorit. Në shumë shtete, Nevada dhe Kalifornia,u dërguan miliona fletëvotime me postë për çdo person që gjendej në listat e tyre zgjedhore, pavarësisht nëse ata individë kishin kërkuar fletëvotime apo jo, dhe pavarësisht nëse ishin gjallë apo vdekur.
Dhjetëra qarqe në shtetet kryesore kanë pasur më shumë votues të regjistruar në lista,janë qytetarë që kanë mbushur moshën për të votuar, përfshirë 67 qarqe në Miçigan. Në Uiskonsin, Bordi i Zgjedhjeve i këtij shtetit nuk mundi të konfirmonte adresën e më shumë se 100.000 njerëzve, por refuzoi në mënyrë të përsëritur t?i hiqte ata emra nga listat e tij e zgjedhësve.

Ka pasur shkelje të rënda në të gjitha shtetet, të cilat mund të përmbysin rezultatet e një shteti. Për shembull në Uiskonsin, atje ku po kryesonim Natën e Zgjedhjeve, dhe në fund humbëm me 20.000 vota. Dhe kishte një hedhje masive të votave, gati të gjitha pro Bajdenit.
Nëse kemi të drejtë në pretendimet tona për manipulim, Xho Bajden nuk mund të jetë president. Përveç gjithçkaje tjetër, ne kemi një kompani shumë të dyshimtë që është marrë me zgjedhjet, Dominion. Në makineritë e saj, shumë votues shtypni butonin pro Trump dhe vota shkonte sërish për Bajden.
Çfarë dreq sistemi është ky? Ne duhet të heqim dorë nga votimi elektronik. Sigurisht që e zgjat procesin më shumë. Por i vetmi sistem i sigurt është letra. Për shembull, në një qark të Miçiganit, që përdorte makineritë e Dominion, u zbulua se gati 6.000 vota ishin zhvendosur gabimisht nga Trump tek Bajden, dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Kjo është vjedhja që ne kapëm. Po sa të tjera nuk kemi kapur? A ka 100 shembuj të tjerë në të gjithë vendin? A ka 1000 të tilla? Atë mbrëmje zbuluam shumë anomali. Kështu 96 për qind e donacioneve politike të kompanisë ?Dominion? shkuan për demokratët.

Autoritetet zgjedhore në Teksas, kanë bllokuar vazhdimisht përdorimin e sistemeve të ?Dominion?, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë dhe potencialit për gabime dhe manipulime të drejtpërdrejta. Çdo qark që përdor sistemet ?Dominion? duhet të monitorohet dhe të hetohet me kujdes. Forcat e korruptuara që lejuan ?votimin? e të vdekurve dhe mbushën kutitë e votimit, janë të njëjtët njerëz që kanë kryer mashtrime të tjera edhe më parë. Ju e keni parë këtë prej 4 vjetësh. Ata e kundërshtojnë lëvizjen tonë, pasi ne e vendosim Amerikën në plantë parë, ndërsa ata jo.

Ne po i kthejmë fuqinë popullit amerikan. Ata nuk e duan Amerikën të parën, por duan vetëm pushtet për veten e tyre. Ata duan të fitojnë para, prandaj nuk më duan mua si presidentin i SHBA-së. Unë jam hetuar menjëherë pasi njoftova se po garoja për president. Ata vazhduan kështu për 4 vjet, dhe unë fitova, i munda të gjithë. Rusia, mashtrimi me impeachment-in dhe shumë më tepër.

Robert Myler shpenzoi 48 milion dollarë të taksapaguesve duke më hetuar për2 vjet e gjysmë. Ai firmosi mbi 2.800 thirrje për dëshmi, gati 500 urdhra kërkimi, 230 urdhra për regjistrime komunikimi, dhe kreu 500 intervista dëshmitarësh. Në fund nuk zbuloi asnjë bashkëpunim me rusët. Nëse nuk ndëshkojmë manipulimet e jashtëzakonshme që janë bërë në zgjedhjet tona të vitit 2020, atëherë nuk do të kemi më një shtet normal. Me vendosmërinë dhe mbështetjen e popullit amerikan, ne do të rivendosim ndershmërinë dhe integritetin në zgjedhjet tona. Ne do të rivendosim besimin tek sistemi ynë i qeverisjes./Përshtatur nga CNA.al

Shënim: Fjala e presidentit të SHBA-sëe marrë me shkurtime

Burimi:  https://www.rev.com/blog/transcripts/donald-trump-speech-on-election-fraud-claims-transcript-december-2





Lajmet e fundit nga