Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nëse keni qenë ndonjëherë fëmijë dhe keni dashur që të provoni kafen, mund të keni dëgjuar nga të rritur se nuk duhet t`a pini pasi ajo pengon rritjen. Kjo është një legjendë e zakonshme urbane mbi këtë pije, dhe është një pjesë e arsyes se pse zakonisht kafja konsumohet ekskluzivisht nga të rriturit ose adoleshentët në moshë të madhe.
Ky pretendim lidhet me sasitë e larta të kafeinës stimuluese, afro 95 miligramë për një filxhan kafe. Prej kohësh shqetësimi ka qenë se kaq shumë kafeinë mund të ndikojë negativisht në përthithjen e mineraleve nga kockat e trupit apo në dendësinë e kockave të kofshës, duke e frenuar kësisoj rritjen tek fëmijët.
Pyetja është nëse ka ndonjë të vërtetë tek e gjitha kjo? Kërkimet sugjerojnë kryesisht jo. Nga ana tjetër, është e vërtetë që kafeina bart disa rreziqe shëndetësore që duhet të merren parasysh para se t`a pini atë. Por për sa i përket gjatësisë, nuk ka asnjë provë vërtet shkencore që kafeja, ose kafeina në përgjithësi, ka një efekt frenues.
Disa studime mbi të rriturit, kanë treguar se konsumimi i pijeve me kafeinë, mund të bëjë që trupi të thithë pak më pak kalcium, element që ndihmon në rritjen e kockave. Megjithatë, diferenca minimale është e papërfillshme.
Një studim i vitit 1998 nga studiuesit e Penn State College of Medicine, analizoi ndikimin e kafesë tek adoleshentët, duke vëzhguar konsumin e kafeinës tek 81 femra gjatë 6 viteve, nga momenti kur ato ishin në moshën 12-vjeçe deri në moshën 18-vjeçare.
Vajzat u ndanë në 3 grupe, bazuar në konsumin e tyre mesatar të kafeinës. Kur përfundoi studimi, studiuesit nuk gjetën asnjë lidhje midis marrjes së kafeinës dhe rritjes mesatare të kockave apo gjatësisë midis 3 grupeve.
Miti se kafeja mund të ndikojë në gjatësinë e fëmijëve, mund të burojë nga një seri reklamash për një alternativë të kafes pa kafeinë të quajtur ?Postum?, që ishte e famshme në fillim të viteve 1900 në SHBA. ?Postum?publikoi shumëreklama që pretendonin se kafeja nuk duhet të pihet kurrë nga fëmijët, përfshirë pretendimet e rreme në lidhje me efektet e saj në shëndetin e tyre.
Në një nga ato reklama në vitin 1933, shprehej qartë se pirja e kafesë do të pengonte rritjen e fëmijës. Sidoqoftë, asnjë nga pretendimet e ?Postum? nuk ka pasur ndonjë mbështetje shkencore. Thënë këtë, edhe pse kafeja dhe gjatësia nuk kanë ndonjë korrelacion të provuar, konsumi i tepërt i kafeinës mund të ketë një efekt negativ në shëndetin e njeriut, sidomos tek fëmijët më të vegjël.
Nuk ka pasur shumë studime të gjëra, se si kafeja ndikon në mënyrë specifike tek fëmijët, por studimet mbi ndikimin e kafeinës tek fëmijët, tregojnë se ajo mund të ndikojë në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës, modelet e gjumit dhe ankthin.
Ndërsa nuk ka ndonjë udhëzim federal në SHBA për konsumimin e kafeinës tek fëmijët, Akademia Amerikane e Pediatrisë zakonisht i dekurajon fëmijët nga konsumimi i kafeinës. Edhe Kanadaja ka udhëzime më të hollësishme, duke rekomanduar që fëmijët nën moshën 4 vjeç të shmangin kafeinën, duke përcaktuar kufij në konsumin ditor të kafeinës bazuar tek mosha dhe pesha trupore.
Studimet sugjerojnë se nuk ka asgjë në lidhje me kafenë që e bën atë më të keqe për fëmijët, sesa çdo pije tjetër me kafeinë si pijet me gaz apo çaji. Pra, ndërsa duhet të prisni derisa fëmija juaj të rritet pak më shumë për t?i dhënë kafe, është e sigurt që nuk do të pengojë rritjen e tij./Përshtati në shqip CNA.al
Nga John Keiger “The Spectator”Për 4 vite, presidenti Donald...
Nga Francis Fukuyama, Katharine T.Bartlett & Ashish GoelMidi...
Vdekja e parakohshme e gjeniut të muzikës mbetet ende e mbul...
Nga Fabio A.Telarico “Global Risk Insights”Ballkani zhytet s...
“The Economist”Më pak se një vit pasi pandemia e Covid-19 u ...
Nga Gretchen Vogel & Jennifer Couzin-FrankelKur vala e parë ...
Studiuesit e kanë pyetur shpesh veten gjatë kësaj pandemie: ...
Në një të ardhme jo dhe aq të largët, blloqet e çeqeve do të...
A keni menduar kohët e fundit se si distancimi social dhe ve...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Kohët e fundit keni dëgjuar shu...
Nga Donald TrumpSi President, nuk kam asnjë detyrë më të lar...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”Partnerët evropianë duhet të pë...
Nga Scott Mcconnell “National Interest”Donald Trump u përbal...
Në një vit tepër të zymtë për gjithë botën, javët e fundit k...
Nga Ariane Tabatabai “Foreign Policy”Të premten e kaluar, Ir...
Nga David Mamet “The Wall Street Journal”Të pasurit dhe të f...
Lufta globale kundër HIV-AIDS, po jep rezultate të rëndësish...
Nga Patrick Basham “The Spectator”Të thuash me zë të lartë s...
Nga Martin WolfGjëja e vetme më e rëndësishme që kemi mësuar...
Ne të gjithë duam që jeta jonë familjare të jetë sa më e lum...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...