web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Kisha Orthodhokse i nderon ata që ranë për mbrojtjen e Atdheut?

27 Nëntor 2020, 21:30, Aktualitet CNA

Nga Miron Çako ? Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës

Dita e pavarësisë, 28 nëntor dhe e c?lirimit 29 nëntor, na nxisin të gjithëve, si shtetas të përgjegjshëm, në kujtim dhe nderim të atyre njerëzve që sakrifikuan edhe jetën për pavarësine? e c?lirimin e vëndit tonë.

Vec?ane?risht Kisha Orthodhokse ka një shërbesë të vec?antë në nderim të flamurit tonë kombëtar në ditën e pavarësisë. Flamuri kombëtar vendoset brenda kishës dhe pas një dhoksologjie drejtuar Perëndisë Tiradik, Atit, Birit dhe Shpirtit të shenjtë, kleri se? bashku me besimtarët luten : ?O Zot, qe? bekon dhe shenjtëron, ti bekoje flamurin tonë dhe shpëtoje shtetin tonë nga c?do rrezik e  shtre?ngicë dhe drejtoje në udhën e dritës, lirisë të përparimit, në hijen tënde dhe vlerësona ne të pavyerit ta kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me nder, shëndet dhe ditë të gjata këtu e kudo. Se ti je Perëndi mëshirëplotë dhe njeridashës dhe ty ta drejtojmë lavdinë e Atit dhe Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin!?

Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse, duke qënë një kishë e shpërndarë në të gjithë botën, i shërben mirëqënjes së vendit ku ajo ndodhet. Kisha, si trupi i Krishtit dhe Ai kreu i saj, ka si mesazh dhe punon ndershëm për paqen në c?do vend, sepse Shpëtimtari, Zoti Jisu Krisht,  është: ?Perëndia i paqës?(Romakëve 16-20) dhe Ai lume?ron paqe?berësit: ?Lum ata qe? pe?rpiqen pe?r paqen, sepse ata do te? quhen bij te? Pere?ndise??. (Mateu 5-9)

Kur kjo paqe rrezikohet nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm të atij vendi, Kisha Orthodhokse nxit besimtarët e saj që të bëjnë detyrën sublime ndaj mbrojtjes së atheut, si përmbushje urdhëresës: “Duaje Zotin, Pere?ndine? te?nd, me gjithe? zemre?n te?nde, me gjithe? shpirtin te?nd, me gjithe? mendjen te?nde e me gjithe? force?n te?nde!”. Ky e?shte? i pari urdhe?rim. Dhe i dyti i ngjan ke?tij: “Duaje te? afe?rmin te?nd porsi vetveten”. Nuk ka urdhe?rim tjete?r me? te? madh se ke?ta”.

Ky binom i pandashëm energjizon dashuritë e ndërsjellta duke marrë e duke dhënë, sepse dashuria për Zotin mbi veten, të drejton në dashuri ndaj tjetrit si veten, dmth ndaj atdheut vëndit ku punojmë e jetojmë së bashku dhe kjo dashuri njëri – tjetrit na drejton përsëri drejt dashuris së Zotit: ?Sepse po ta duam njëri ?tjetrin, Perëndia qëndron në ne dhe dashuria e tij është e përsosur ndër ne.? ( 1 Joanit 4-12)

Kisha Orthodhokse nuk ka ngurruar të nxisë besimtarët ta duan atdheun e tyre, sepse ai që do Zotin duhet të doje edhe atdheun. Flamuri i c?do kombi mishëron këtë flijim dashurie ndaj atdheut, prandaj Kisha bekon flamurin e c?do kombi, jo si nacionalizëm dhe filitizëm, por si një nderim ndaj dëshmorëve, që ranë për atdhe dhe si nxitje dashurie të popujve për vëndin e tyre ku kisha i shërben Zotit dhe njeriut.

Që në kohët apostolike, Kisha e ka respektuar shtetin dhe ka kërkuar që besimtarët të luten dhe të kontribojnë në mbarëvajtjen e Tij, sepse paqja në një vend është në të mirën e vetë kishës. Apostull Pavli thotë:? Te? be?j thirrje, pra, para se? gjithash, qe? te? be?hen pe?rgje?rime, lutje, nde?rhyrje dhe fale?nderime pe?r te? gjithe? njere?zit, pe?r mbrete?rit e pe?r te? gjithe? ata qe? jane? ne? pushtet, qe? te? mund te? shkojme? nje? jete? te? qete? dhe te? paqte? me c?do pere?ndishme?ri dhe nder. Sepse kjo e?shte? e mire? dhe e pe?lqyer pe?rpara Pere?ndise?, Shpe?timtarit tone?, i Cili de?shiron qe? gjithe? njere?zit te? shpe?tohen dhe t?ia arrijne? njohjes te? se? ve?rtete?s.? ( I Timotheut 1-2)

Pasuesit e doktrinës së Krishterë, që në shekujt e parë, kanë marrë pjesë në detyra ushtarake. Sipas Tertulianit shkrimtar i krishter i shekullit II, numri i tyre ishte aq i madh sa mbushnin ushtrinë Romake. Edhe pse krishtërimi përndiqej nga perandorët romak, Kisha Apostolike i këshilloi ushtarët e krishterë të ruheshin në ushtri nga rreziku i ndikimeve fetare pagane dhe imorale që bien ndesh me besimin dhe moralin e krishterë, por asnjëherë nuk ka dënuarë ose ka penguar detyrën ushtarake.

Këtë e tregon edhe numri i madh i shenjtorëve martirë, që bënin pjesë në ushtëri. Në sinaksarët e shenjtorëve të Kishës Orthodhokse ka shumë shenjtorë dëshmorë, që ishin ushtarë edhe në ushtritë pagane, të cilët luftuan me trimëri në detyrat ushtarake, por kundërshtuan autoritet, vetëm kur urdhrat e tyre ishin kundër besimit dhe moralit të krishterë edhe pse ju rrezikohej jeta.

Në pagëzimin e ushtarëve, Kisha Apostolike, sipas kanoneve të apostujve  nuk ndaloi shërbimin e tyre ushtarak, por caktoi po atë rregull që kishte caktuar edhe Joan Pagëzori, kur ushtarët i kërkuan c?farë ata duhet të bënin që të shpëtoheshin: ?Edhe ushtare?t e pyete?n duke the?ne?: ”Dhe ne, c?’duhet te? be?jme??”. Dhe ai u tha atyre: ”Mos i be?ni shantazh asnjeriu, mos i be?ni akuza te? rreme kurrkujt dhe jini te? ke?naqur me page?n tuaj!”. (Luka 3-14)

Po ashtu Shën Athanasi i madh shekulli i IV, i mbiquajtur edhe ?Ate? i Orthodhoksisë?,  mëson në lidhje me detyrën ushtarke të mbrojtjes së vendit: ?Të vrasësh nuk është e lejueshme, por të zhdukësh armiq në kohë lufte, është edhe e ligjëshme edhe e denjë për lëvdatë. Kështu, vlerësohen për nderime të mëdha, ata që  janë  shquar në luftë. Atyre u ngrihen përkujtimore, që të dëshmojnë veprat e tyre. Kështu që një punë, e cila në një mënyrë e një kohë  të caktuar nuk është e lejuar, por në një mënyrë tjetër edhe lejohet edhe ndjehet?

Po ashtu Shën Vasili e interpreton, shekulli i IV, rregullin e Shën Athanasit: ?Vrasjet në luftë, etërit tanë s?i kanë numërur si vrasje; më duket se ata u japin ndjesë atyre që luftojnë për mbrojtjen e urtësisë dhë të shpresës?

Rregulli kanoik dhe praktik i Kishës orthodhokse, na thotë se lufta mbrojtëse është luftë e arsyetuar e lejuar dhe lufte?tarët që luftojnë dhe bien dëshmor meritojnë të nderohen. Thirrja e atdheut, kur është në rrezik, hyn me shpejtësi në ndërgjegjen e besimtarëve, sepse është  mbështetje e doktrinës ungjillore të dashurisë ndaj  Zotit dhe dashurisë ndaj të afërmit.

Për këtë arsye, Kisha orthodhokse, lutet dhe i nderon si ata që ranë për fe po ashtu edhe ata që ranë për atdhe, sipas mësimit dhe shembullit të Krishtit, që tha tek nxënësit e tij: ?sepse  ska dashuri më të madhe se të japësh jetën për miqtë? (Joani 15-13).





Lajmet e fundit nga