LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U infektua me Covid/ Shërohet pas 12 ditësh kryepeshkopi Janullatos

23 Nëntor 2020, 09:08, Aktualitet CNA
U infektua me Covid/ Shërohet pas 12 ditësh kryepeshkopi Janullatos

Një lajm i mirë për të gjithë besimtarët ortodoks. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka mposhtuar koronavirusin dhe do të lërë sot spitalin.

Pasi qëndroi për 12 ditë i shtruar në një klinikë të specializuar në Athinë, Janullatos duket se është bërë më mirë.

Sipas autoriteteve mjekësore, Kryepeshkopi u paraqit në spital me simptoma të lehta dhe ethe të shkallës së ulët. Kryepeshkopi pas daljes së tij nga spitali, do të qëndrojë në banesën e tij i izoluar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna./CNA.al.

 

 

Lajmet e fundit nga