Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas përplasjes me presidencën që bëri jo pak bujë, gazetari Adriatik Doci ka treguar në një intervistë për CNA.al se çfarë po ndodh me investigimin për skandalin dhënies së së shtetësive nga Presidenti Meta.
Doçi thotë se ka dorëzuar një dosje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ndërsa thekson se komisioni e ka lënë të hapur mundësinë e një hetimi.
Më tej gazetari thekson se nëse do të hapet një hetim, është i gatshëm të bashkëpunojë me SPAK, për të ndihmuar prokurorët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
-Çfarë po ndodh konkretisht me investigimin, a janë çelur hetime?
Unë kam dorëzuar një dosje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për skandalin e dhënies së shtetësive nga Presidenti Ilir Meta. Komisioni e ka lënë të hapur mundësinë e një hetimi. Nga SPAK nuk kam dijeni që të jetë çelur ndonjë hetim. Nëse do të hapet një hetim, jam i gatshëm të bashkëpunoj me SPAK, për të ndihmuar prokurorët të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Besoj se deri këtu është kufiri i misionit tim; Të zbuloj dhe faktoj paligjshmërinë. I takon prokurorisë të vlerësojnë dosjen. Të pyes personat që kanë marrë shtetësinë si personalitete; Kush ka ndërhyrë tek Ilir Meta? A kanë paguar para? Si janë fshehur dënimet në dosje?! Çfarë e ka shtyrë Ilir Metën të klasifikojë një shtëpiake të zakonshme dhe një vrarës si personalitet kombëtar?! Si ka mundësi të bëhet verifikimi për 8 orë? A janë bërë verifikimet pasi Meta e ka dhënë shtetësinë, sa për të qenë në ?rregull? me letrat? Si kanë shkuar letrat në Ganë dhe janë thyer për 8 orë? As me telefon nuk mund të verifikohet e shkuara një personi për 8 orë. Ky është thelbi.
-Çfarë përmban dosja që keni dorëzuar në Komisionin e Sigurisë?
Të gjithë praktikën që ka ndjekur Presidenca me në krye Ilir Metën në dhënien e shtetësive në shkelje të ligjit. Janë dokumentuar gjithashtu disa nga raste më flagrante dhe paradoksale. Ndërkaq, Ilir Meta po përpiqet të sajoje disa alibi, duke e zhvendosur përgjegjësinë tek Ambasada Shqiptare në Kosovë, SHISH dhe Ministria e Brendshme. E vërteta është se Ambasada Shqiptare në Kosovë thjeshtë ka përcjellë kërkesat, pra ka luajtur rolin e postës dhe nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe verifikuese. Ministria e Brendshme është lënë qëllimisht jashtë këtij procesi nga Meta.
SHISH nuk është shprehur ende për këtë proces, sidomos për rastin e Cobbina, i cili kur u pajis me shtetësi nga Meta për 8 orë, ishte i pandehur në gjykatë si falsifikator, ndërsa u dënua disa ditë më parë. Të qenit i pandehur nuk është kriter ndalues, por verifikimi për 8 orë është i pamundur nga çdo pikëpamje.
Përsa i përket marrëdhënies së Metës me Median, Doci nuk ka ngurruar ta quajë presidentin, të pabesueshëm, të rremë dhe me dy fytyra.
Sipas tij, deklarata e ?Reporterët pa Kufij? konfirmon se Ilir Meta është një nga shkaqet për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri.
-Si e konsideroni Ilir Metën në marrëdhënien me median, kur publikisht i mbështet e nga ana tjetër i sulmon me zëdhënësin e tij?
I pabesueshëm, i rremë, me dy fytyra. Përgjigjen e mori edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe organizata ?Reporterët pa Kufi?. Në prill të këtij viti, organizata ?Reporterët pa Kufij?, përmes një raporti tha se Shqipëria ka rënë me dy vende krahasuar me vitin e kaluar sa i takon indeksit për lirinë e medias. Meta doli me shpejtësi, duke shprehur shqetësimin e thellë. Në 28 tetor 2020, organizata ?Reporterët pa Kufij? dënoi sulmet e Ilir Metës ndaj meje.
Deklarata konfirmon se Ilir Meta është një nga shkaqet për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri. Është i tillë pasi unë i kam bërë një pyetje, se si e verifikoi afrikanin për 8 orë, si përgjigje, Presidenti më shan nga familja. Ne si të vetmin pushtet kemi pyetjen. Nuk marrim vendime, nuk tjetërsojmë pasuri publike, nuk menaxhojmë taksat e shqiptarëve, por vetëm shtrojmë pyetje. Edhe pyetjen duan ta ndalojnë me shantazhe.
Së fundmi, kam bindjen se kërcënimet dhe shantazhi i Ilir Metës nuk janë një mesazh për mua. Është një mesazh për prokurorët e SPAK, që të mos hapin dosjet e tij. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë një pasuri me vlerë miliona euro, me të ardhura të ligjshme vetëm dy paga shteti. Pagën e një viti, Kryemadhi e ka shpenzuar vetëm për një ditëlindje. Në vitin 2003 kanë blerë një vilë në Golem për 60 mijë euro, ndërsa e kanë shitur në vitin 2006, 300 mijë euro. Ka bërë pallatin dhe nga pallati vilën, pa futur dorën në xhep. Kjo këto fakte janë një sfiduese për SPAK!/CNA.al
Gazetari Adriatik Doçi ka pasur një përplasje goxha të ashpë...
Kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka zhvilluar në qytetin e Vlorës...
Nëse thua se je duke u bezdisur nga opozita e Bashës, që e k...
Në Ditën Botërore të luftës kundër Diabetit, presidenti Ilir...
Partia Demokratike ka ngritur alarmin se shkollat në vendin ...
Emërimi i Besart Kadisë si zëvendësministër i Financave dhe ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një vi...
Tre ditë më parë qeveria njoftoi emërimin e Besart Kadisë si...
Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir S...
“The Wall Street Journal”A i shijuat ditët që qëndruat të mb...
Presidenti Ilir Meta nuk ndal thirrjet ndaj qeverisë për men...
Ish deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me emërimin ...
Shqipëria por edhe Rajoni i Ballkanit parashikohet që edhe k...
Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit për Sipërma...
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama emëroi si zv.ministër ...
Kryeministri Edi Rama emëroi ditën e sotme zëvendës ministër...
Ekonomisti Besart Kadia, i cili mbante detyrën e sekretarit ...
Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, është tallur pak më parë ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shprehur mir...
Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama sulmoi dy mjekët Ar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...