web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama e emëroi zv.ministër/ Kadia: Gati të bëhem deputet dhe anëtar i PS

13 Nëntor 2020, 21:37, Politikë CNA

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama emëroi si zv.ministër të Ekonomisë dhe Financave Besart Kadian, i cili ka mbajtur postin e sekretarit për Sipërmarrjen e Lirë në PD.

Kadia tregoi se me kryeministrin Edi Rama kishte bërë një takim, ku kishin pasur një bashkëbisedim korrekt, por deklaroi se nuk ka pasur asnjë ofertë anëtarësimi në PS.

?Unë i jam bashkuar si ekonomist, për mua do ishte pazar të mendoja a do anëtarësohem apo jo, s?ma kanë bërë si ofertë anëtarësimin. Gjithë debatet që kam patur pavarësisht përplasjeve, gjithçka ka qenë për ekonominë, s?ka qenë personale?, u shpreh ai në emisionin ?Zonë e Lirë?.

Teksa u pyet nëse do ta pranonte një ofertë të Ramës për anëtarësim dhe kandidim nën siglën e PS, ekonomisti dhe zv.ministri i Financave tha se do ta pranonte.

?Nëse Rama ka ndërmend të bashkëpunojë për mua edhe në formën e përfaqësimit politik, po. Nëse Rama vlerëson se idetë e mia janë të mirëpritura për të, patjetër që po?, theksoi Kadia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga