web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Marrëveshja me naftëtarët/ Rama: E pritën me entuziazëm, jemi në kontakt me tre kompani tjera

13 Nëntor 2020, 17:00, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit me disa përfaqësues të naftëtarëve, me të cilit u arrit një dakordësi.

Rama tha se naftëtarëve do t?i japë nga 400 mijë lekë të vjetra për 12 muajt e ardhshëm dhe do t?i paguajë edhe siguracionet.

?E them me shumë kënaqësi që ç?ka ne kemi vendosur në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë të rafinerisë është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë ku duhet të kalkulojmë cdo ditë si asnjëherë më parë në eksperiencën time për të qenë largpamës pasi jemi në kushtet e një paparashikueshmërie për shkak të covid-it nuk është e lehtë, por ne jemi të bindur se jemi bërë gjënë  duhur. Duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto dhe 40 mijë lekë neto për 12 muaj që të kenë sigurime të plota dhe ndërkohë garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh edhe situatën e vështirë që kanë kaluar?, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë tregoi se përsa i përket kompanisë që do të vërë sërish në punë rafinerinë e Ballshit, po bisedon me tre kompani që mund të marin në dorë këtë projekt.

?Ne jemi në kontakt me tre kompani dhe janë kompani të mëdha të rëndësishme, por koha që jetojmë është problem, që e kemi hasur me disa projekte tonat, sikur po luftojmë në këtë drejtim, po luftojmë edhe për aeroportin e Vlorës. Kemi një lajm shumë të mirë për veprën e madhe, investimi më i madh i huaj 1.2 miliardë për pjesën më të rëndësishme të korridorit blu nga Miloti në Fier dhe jemi në proces për të realizuar dy projekte të tjera, për të hapur dritën jeshile për portet në Durrës dhe Vlorë dhe aeroportin e Sarandës, do të ishte më e lehtë nëse nuk do të kishte hyrë në mes covidi. Në një kohë të arsyeshme, nuk mund të vë afate, rafineria do të rindizet?, theksoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga