Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lulzim Basha, kreu i Republikës së Re pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me çështjet e Kosovës, ka dalë mbrëmë në emisionin ?Real Story? të Sokol Ballës për tu shfajësuar dhe për të treguar të vërtetën e tij.
Por, çuditërisht Basha tha dhe një gjë tjetër ndoshta askush nuk e beson dot se nga viti 2005 deri në vitin 2013 ka qenë kryeministër Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha.
Ka qenë Luli që i ka bërë të gjitha të mirat dhe të këqijat e qeverisjes së djeshme të Partisë Demokratike, në fakt për të këqijat e skandalet kishte ekskluzivitetin.
Luli ishte i drejtpërdrejtë dhe nuk u skuq fare, kur theksoi se si ministër i Transporteve, ai personalisht kishte ndërtuar rrugën e Kombit, ndërsa Edi Rama i vuri traun. Basha tha se ai do ta hiqte traun nga rruga e Kombit . Së pari në lidhje me Kosovën kur Sali Berisha theksonte e Kosova ishte ?Ylli Polar? i Shqipërisë, Basha ende luanit i thoshte qenush.
Në fakt Luli ka një dështim madhor dhe ai fillon me rrugën e Kombit. Por nëse ka dështim tjetër, atë e ka si ministër i Jashtëm. Megjithesë pretendon se ka punuar për njohjen e Kosovës, ka firmosur një marrëveshje për detin me Greqinë, të cilën e ka rrëzuar gjykata Kushtetuese dhe është provë, është fakt.
Së dyti, rruga e Kombit është një projekt-ide dhe një investim personal politik i qeverisë së Sali Berishës, një angazhim personal i këtij të fundit, që është një gjë madhore, por nuk u menaxhua siç duhet dhe nëse ka një dështim tek Rruga e Kombit janë kostot e larta dhe fakti se kur iku Lulzim Basha, rrugën e la përgjysmë.
Më pas ka qenë Sokol Olldashi, ministër i Transporteve që ka bërë përfundimin e saj për aq sa mundi dhe tashmë është dhënë me konçesion për ta përfunduar.
Nga ana tjetër Luli thotë se Rama vuri traun dhe ky do ta heqë. Po, Rama ka vënë një tra, kjo është e vërtetë, por Luli duhet të thotë pse e tradhtoi protestën e banorëve të Kukësit dhe pse në të njëjtën kohë kunati i tij dhe kompania ?Lanmark? që është në pronësi të tij dhe menaxhohet nga bashëkshortja e Lulit, mori zyrat pikërisht tek kompania që kishte marrë konçesionin e rrugës së Kombit, tek ish Sheratoni, në qendër të Tiranës.
Më tej Luli na tha se kishte bërë gjithçka për integrimin Europian dhe ishte një njeri që kishte punuar me përkushtim, por gënjeu sërish publikisht. Harroi të theksonte se Shqipëria ka pasur ministri Integrimi pikërisht dhe vetëm për të ndjekur këtë proces. Ministre ka qenë Majlinda Bregu dhe para saj Arenca Trashani që ka ndjekur procesin e integrimit të Shqipërisë, të cilët bënin koordinimin e institucioneve shqiptare me BE. Pra, Luli nuk kishte asnjë punë, detyra e ministrit të Jashtëm ishte diplomacia. Punën konkrete e ka bërë Ministria e Integrimit në bazë të rezultateve që kishin institucionet, kuptohet të qeverisë së kryemininistrit Sali Berisha.
Luli tha se na kishte futur në NATO, kishte punuar fort që Shqipëria të hynte në NATO. Nuk ka shqiptar që e beson këtë gjë! Për futjen në NATO duhet të falenderojmë SHBA-në dhe nga ana tjetër lëvizjet e mençura të ish kryeministrit Sali Berisha më arenën ndërkombëtare, lidhjet dhe njohjet e tij, por padiksutim edhe rezultatet e qeverisë ku Luli ishte më problematiku për shkak të skandaleve që prodhonte pafundësisht.
Luli foli për heqjen e vizave dhe tha se ishte ai që kishte hequr vizat fillimisht. Në fakt edhe kjo është një gënjeshtër e madhe e përsëritur vazhdimisht nga Lulzim Basha. Vizat nuk i ka hequr Lulzim Basha, por Shqipëria ka hyrë në Shengen pasi ka plotësuar me dhjetëra e dhjetëra kapituj me kushte.
Gjithçka fillon kur ministër i Brendshëm ka qenë Sokol Olldashi. Pra me fillimin e hapit të parë që ka qenë regjistri elektronik i gjendjes civile, më pas u shkua me tej me pasaportat biometrike sepse Shqipëria nuk i kishte njerëzit e regjistruar ndërkohë që Luli në këtë kohë përfshihej në skandalet e rrugës së Kombit me bëmat e gjëmat e tij.
S? ka asnjë lidhje më çështjen e heqjes së vizave. E në qoftë se ka një njeri që ka punuar, ai është ish kryeministri i vendit dhe ministritë përkatëse, përfshi këtu edhe një njeri që ka pasur një kontribut mjaft të madh në këtë proces, tek regjistri elektronik, tek përgatitja e pasaportave, tek një tender i hapur ndërkombëtar i suksesshëm, i ndjeri Ferdinand Pona.
Luli na tha se ishte ai që kishte koontribuar që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat apo për çeljen e negociatave. Të gjitha këto janë gënjeshtra sepse edhe ato që përmendi më lart, flet sikur të ishte ai kryeministër i Shqipërisë, nuk është e vërtetë. Është kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi që ka pasur ish kryeministri Sali Berisha.
Pra, për gjithçka thotë Luli gënjen!
Ashtu siç gënjen duke thënë se kishte punuar fort për rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në fakt Shqipëria ka qenë me rendin dhe me sigurinë më të lartë gjatë vitit 2005-2007 kur institucioni drejtohej nga Sokol Olldashi.
Të gjithë e njohim historinë e atij institucioni që luftoi më fort se kurrë krimin ndërsa Lulzim Basha si ministër i Brendshëm ka mbi supe katër të vrarë në Bulevard, në 21 janar të vitit 2011. Prandaj, habit Luli kur thotë se ka bërë gjithçka ai, edhe Integrimin edhe futjen e Shqipërisë në NATO, edhe heqjen e vizave edhe rendin e sigurinë, edhe njohjen e Kosovës, edhe rrugën e Kombit. Gjithçka në Shqipëri gjatë tetë viteve i ka bërë Lulzim Basha. Po Sali Berisha çfarë ishte cirak i Lulit apo është e kundërta?
Në fakt e vërteta është që Sali Berisha ishte kryeministër, është ai që krijoi një ekip dhe një qeveri me projekte konkrete dhe qëllime të qarta.
Po si mund të marrë përsipër NATO-n Lulzim Basha, kur ai është proces i Ministrisë së Mbrojtjes, të Fatmir Mediut, pavarësisht problemit të Gërdecit që është një kapitull i atij i institucioni.
Por a mund ta mohojë kush faktin se Lulzim Basha nuk ka pasur asnjë lidhje me NATO-n. Po si mund të flasë për rendin dhe sigurinë kur ka qenë ministri më skandaloz, si mund të flasë për heqjen e vizave apo për integrimin. Për të gjitha proceset euroatlantike të Shqipërisë, për të gjitha hapat përpara në tetë vite, ka një ekip qeveritar dhe një kryeministër që quhet Sali Berisha, ka ministrat përkatës, nga Sokol Olldashi tek Arben Imami tek Majlinda Bregu e të tjerë.
Luli është një nga shumë ministrat më problematikë që ka pasur qeveria. Kudo ku shkeli krijoi vetëm skandal. Prandaj thotë çfarë të mundet dhe gënjen si të mundet por në fakt thjesht gënjen, gënjen dhe vetëm gënjen. Ai nuk ka bërë asgjë, thjesht la përgjysëm rrugën e Kombit. Firmosi një marrëveshje skandaloze për detin me Greqinë që ja rrëzoi gjykata Kushtetuese.
Si ministër i Brendshëm ka katër viktima mbi supe në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?. Këto janë sukseset e Lulzim Bashës si ministër në qeverinë e Berishës, kurse Integrimi, rendi dhe siguria, rruga e Kombit, njohjet e Kosovës në botë, futja në NATO, heqja e vizave dhe statusi kandidat, të gjitha këto janë prioritete të realizuara nga vullneti i ish kryeministrit Sali Berisha dhe kabineti i tij, ku Lulzim Basha nuk bënte gjë tjetër veçse skandale që nuk i ndaleshin kurrë./CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar sot arsyen e vizitës në krye...
Pak më herët presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur bas...
Presidenti Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drej...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar nëpërmjet një posti...
Presidenca dje njoftoi disa lëvizje në kabinetin e kreut të ...
Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjgijur “flakë për fl...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me videon e publikua...
Është berë e përditshme që kryeministri Rama dhe kreu i Part...
Kryeministri Edi Rama ka piblikuar pamje të tjera nga spital...
Kryeministri Edi Rama ka debatuar mbrëmjen e sotme ashpër me...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se testimet që kryehen sot në...
Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë emisionin dhe ka debatuar...
Kryeu i PD-së Lulzim Basha, ka gënjyer sërish shqiptarët për...
Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për infektim...
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kad...
Shpeshherë qeveria është kritikuar për faktin se nuk po ribu...
Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme se kur m...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është i ftuar sonte në “Real Stor...
Mjeku pneumolog Arjan Mezini, pyeti mbrëmjen e djeshme minis...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...