web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Balta nuk ngjit te njerëzit e punës”/ Manastirliu mesazh për mjekët: Meritojnë respekt

13 Nëntor 2020, 19:01, Politikë CNA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shprehur mirënjohjen për mjekët që janë në front të parë të betejës me Covid-19 gjatë kësaj situate pandemie.

Manastirliu deklaron se mjekët kanë muaj të tërë që nuk i shohin familjarët e tyre dhe po shërbejnë me përkushtim.

Ajo kërkon të ndalet balta dhe shpifjet ndaj mjekëve, ndërsa thekson se të gjithë ata që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor duhen respektuar.

?Kanë muaj të tërë që punojnë orë e pa orë. Kanë muaj të tërë, që i shohin prindërit, bashkëshortët, fëmijët shumë rrallë. Kanë muaj të tërë që duan t?i përqafojnë fort të dashurit, por nuk munden.

Kanë muaj të tërë që shërbejnë me përkushtim, duke shpëtuar jetë. Le t?u japim respektin tonë. E meritojnë plotësisht! Ndërsa baltën, shpifjet, mohimin, le t?i mbajnë ata që i kanë patur ngahera gjellë dite, për të ushqyer ëndrrat për pushtet.

Balta e tyre, nuk ngjit tek njerëzit e punës dhe sakrificës, sado të mundohen! Respekt për mjekët! Respekt për infermierët! Respekt për shërbimet e Urgjencës! Respekt për farmacistët!

Respekt për të gjithë ata që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor, kudo në të gjithë Shqipërinë, në këto kohë pandemie që po vë në provë mbarë botën?, shkruan ministrja krahas një fotoje me mjeket./ CNA.al





Lajmet e fundit nga