web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet gënjeshtra tjetër/ Basha propozoi Besart Kadinë për deputet

14 Nëntor 2020, 10:44, Politikë CNA

Emërimi i Besart Kadisë si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë ka ngjallur mjaft zhurmë dhe reagime.

Partia Demokratike menjëherë u përpoq ta përgënjeshtronte duke thënë se e kishte larguar kadinë pasi ai kishte bërë një lëvizje të re dhe nuk mund të ishte më anëtar i Këshillit Kombëtar, megjithëse e kishte emëruar Sekretar për Sipërmarrjen e Lirë .

CNA.al pasi publikoi dokumentin e falsifikuar të shkarkimt të Kadisë, ka mësuar se pak javë më parë, Lulzim Basha dhe komisioni ?Ruli? nëpërmjet Gaz Bardhit, i kanë çuar Besart Kadisë formualarin për të kandiduar si deputet. Ky formular i famshëm iu është çuar shumë njerëzve, gati rreth 500 emra e morën formularin në të gjithë Shqipërinë.

Këtu sërish stafi i Bashës dhe PD dalin gënjeshtarë sepse një njeri që e ke shkarkuar në vitin 2019-të si mund t?i çosh, në vitn 2020, formularin për ta plotësuar .

Ndërkohë, dy ditë me parë u tha se shkarkimi ishte bërë sepse Besart Kadia kishte bërë një levizje të re që financohej nga klientë të qeverisë, por e vërteta është ndryshe. Pra, Besart Kadia nuk është shkarkuar kurrë, ai dokument për gjojan përjashtimin e tij nga PD, është thjesht dhe vetëm një gënjeshtër./CNA.al

CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals





Lajmet e fundit nga