Connect with Us

CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals

Politikë

CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fals

Publikuar

-

CNA e zbuloi/ Basha e pranon: Dokumenti i shkarkimit të Kadisë është fallco

Tre ditë më parë qeveria njoftoi emërimin e Besart Kadisë si zëvendës ministër i Financave dhe Ekonomisë. Kjo lëvizje në politikë ngjalli shumë reagime dhe kritika.

Menjëherë pas këtij njoftimi reagoi edhe PD zyrtare përmes një dokumenti, duke thënë se Kadinë e kishte shkarkuar në vitin 2019.

Dy ditë më parë, kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë i ftuar në “Real Story” ku ka folur lidhur me këtë çështje. Basha tha se nuk kanë nxjerrë asnjë njoftim publik dhe këto janë lajme që kanë rrjedhur në media.

“Nuk kemi nxjerrë asnjë njoftim publik për këtë çështje ne, janë lajmet që ndoshta kanë rrjedhur në media. Vendimi i para një viti, formulimi i shkresës ndoshta nuk më kujtohet. Ka një çështje statutore, statuti është i qartë, ka të bëjë më anëtarët e Këshillit Kombëtar, duhet të bashkëndajnë vlerat e Partisë Demokratike etj, dhe me sa duket ky ka qenë vlerësimi pas shpalljes së një lëvizjeje”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Motori del nga rruga dhe përfundon në kanal/ Humb jetën 26-vjeçari

Në fakt, e vërteta është se dokumenti është çuar në redaksitë e e mediave me urdhër të Elona Meços, drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në PD.

Pasi mediat e publikuan këtë dokument, CNA.al publikoi një investigim të shpejtë ku nxorri dhe saktësoi se dokumenti është fals. Në këtë moment, Elona Meço reagoi dhe kërkoi që ky dokument të mos quhej i falsifikuar por ishte një dokument zyrtar.

Gënjeshtra e saj dhe e Gaz Bardhit nuk funksionoi dhe mesa duket gjërat në PD qenkan më keq se kurrë, pasi ka filluar dhe Gazi bën falsifikime pa dijeninë e Lulit./CNA.al

Basha falsifikon aktet e Kryesisë së PD/ Shkarkimi i Besart Kadias vendim i rremë

Rama e emëroi zv.ministër/ Reagon PD: E shkarkuam Besart Kadian që në 2019-ën

Besart Kadia, zv.ministëri Ramës/ Basha justifikohet për dokumentin fals të shkarkimit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Dy pyetje publike për çunin e Fahri Balliut

LEXO EDHE:  Basha nuk i ndal gënjeshtrat/ Me pushime në Holandë, por shpërndan takime nga Patosi

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE