LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taulant Balla nuk e shpëton dot Irfan Hysenbelliun/ Bëmat që nuk fshihen

6 Nëntor 2020, 08:58, Denoncim CNA

Taulant Balla nuk e shpëton dot Irfan Hysenbelliun/ Bëmat që nuk

Irfan Hysenbelliu është një nga pronarët kryesorë të mediave në Shqipëri, të cilat i përdor për klientelizëm dhe “beteja” me qeverinë duke i shërbyer asaj kur dhe si duhet.  Irfani i ka shërbyer Lulzim Bashës, Ilir Metës, Edi Ramës e të gjithëve me rradhë, palës që vjen në pushtet me të cilën bën sikur përplaset dhe pastaj fillon dhe i kërkon gjithçka që i duhet.

Hysenbelliu është njeriu që sot ka zënë bregun e detit me beton. Gjithçka është denoncuar në disa portale por mediat kryesisht e mbajnë sekret.

Kështu është zgjidhur midis pronarëve të mediave tona, ata nuk flasin për njëri-tjetrin. Ata nuk thonë asgjë për njëri-tjetrin megjithëse janë një prej pushteteve më të korruptuara dhe më të urryera nga shqiptarët, janë pjesë kryesore e segmentit politik në Shqipëri. Në vend që mediat të ishin të pavaruar dhe të flisnin me zërin e qytetarëve, mediat në Shqipëri janë në shërbim të bizneseve të tyre personale, megjithëse përpiqen të thonë se po e bëjnë mirë detyrën e tyre.

Nga ana tjetër i shikon të vegjetojnë dhe thjesht të jenë sipërfaqësorë, pa patur investigime, denoncime, skandale dhe të vërtetat që ndodhin në kurriz të shqiptarëve. E ky simbol që e ka emrin Irfan Hysenbelliu sot ka gjetur një mbrojtje dhe mbrotja e tij tenton të jetë sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.

Kudo ku shkon Taulanti, shkon edhe Irfani. Në restorantet e Tiranës ku gjendet Taulanti, gjendet edhe Irfani, ku ka hall Irfani menjëherë shfaqet Taulanti.

Dikur Irfani ishte vëllai i Lulit, dhe e thërriste Luke, tani është bërë vëllai i Taulantit që e thërret Tao.

Rrugës, Irfani ka gjetur shumë vëllezër, megjithëse zoti dhe natyra i dhanë tre, rrugës ka shtuar edhe nja dy të tjetër si Lulzim Bashën apo Taulant Ballën, njëri në kohën e pushtetit të PD dhe njëri në kohën e pushtetit të PS.

Kush e ndihmon për hallet dhe problemet që ka, Irafni e shpall vëlla.

Taulantin, që të mos i heqin betonet (Rilindja të fut në burg për një tjegull, Fania, bën murre betoni ne rërë) me të cilat ka bllokuar detin në Durrës, Lulzim Bashën për t’i shtuar ca kate pa leje, edhe lali Erin kur i duhet ndonjë semafor tek hoteli i tij të cilin nuk ja la ta ndërtonte Saimir Tahiri por ja firmosi Lulzim Basha dhe më pas ja zhbllokoi Erion Veliaj.

Taulant Balla nuk e shpëton dot Irfan Hysenbelliun/ Bëmat që nuk

Ky është Irfani, personazhi mediatik që kërkon të shpëtojë nga Taulant Balla, pra të shpëtojë nga hallet dhe problemet që mund t’i shfaqë pushteti politik i Rilindjes.

Pikërisht këtu është edhe nyja e dështimit të këtyre mediave dhe lidhjet e forta që kanë me pushtetin për shkak të interesave klienteliste dhe bizneseve që bëjnë.

Kjo ka bërë që të dyja palët, politika në njërën anë dhe media në krahun tjetër të gjejnë pikat që i bashkojnë që të ecin përpara me njëra tjetrën vetëm e vetëm për të mos i hapur probleme as Irfani politikës dhe as politika Irfanit.

I pari duke mos treguar të vërtetat për politikën dhe as për mediat e tjera dhe politika e cila nuk i ngacmon bizneset e Irfanit, shumica e të cilave kanë problematika të caktuara. Në kohën e Rilindjes, shpëtimi duket se do të jetë Taulanti por vështirë duket që Taulanti të mund të shpëtojë Irfanin apo sivëllezërit apo simotrat e tij në mediat shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga