LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Prangosen katër të dyshuar

21 Tetor 2020, 06:38, Kronika CNA
Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Prangosen katër

Katër persona të dyshuar janë ndaluar nga policia, pas atentatit të dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, mbrëmjen e 15 tetorit, në hyrje të pallatit ku banon.

Dy të dyshuar u ndaluan në zonë e ?Brrylit?, ndërsa dy të tjerë pranë ?Mozaikut të Tiranës?.

Katër personat e ndaluar kanë qënë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Po ashtu, mësohet se të ndaluarve iu gjetën nga policia armë dhe maska.

Nga ana tjetër gazetari Artan Hoxha, disa ditë më parë ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima.

Nga studio e Abcneës, gazetari Hoxha tha se Andon Dhima në dëshminë e tij ai ka deklaruar para Policisë Gjyqësore se ka vetëm një konflikt me një person, ai ka identifikuar shtetasin Ben Blushi.

?Andon Dhima është biznesmen nga Saranda. Ka jetuar edhe në Korçë për shumë vite. Është bashkëpronar i atij pallati. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet. Janë pyetur dëshmitarët.Në dëshminë e tij ai ka deklaruar para Policisë Gjyqësore se ka vetëm një konflikt me një person, ai ka identifikuar shtetasin Ben Blushi.?-tha Artan Hoxha.

Kujtojmë këtu se biznesmeni A.DH. prej disa muaj është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit.

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas ?bombën? për Ben Blushin

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

?Më ndoqën nga pas?/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Lajmet e fundit nga