web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Velina kërkon humbjen që ti zërë vendin”/ Paloka zbulon “tradhtinë” e Veliajt ndaj Ramës

4 Tetor 2020, 19:10, Politikë CNA

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku komenton sjelljet e fundit të kret të bashkisë së Tiranës.

Paloka shkruan se Veliaj ka filluar të punojë kundër Ramës me ?antarsimet? e fundit në PS, pasi ka si synim ti zërë vendin.

?E kisha me dyshim qe kjo velina në krye të bashkisë së Tiranës ka filluar të punojë kundër Ramës. Dyshoja se nuk gjeja shpjegim tjetër për gjithë ndërmarrjet e tij në Tiranë. Dy arsye ka që t?ju nxish jetën qytetareve deri në këtë pikë ; o je i poshtër e i zi dhe kenaqesh duke ju bërë keq njerëzve ose ke qëllim të nxisësh urrejtjen e tyre ndaj qeverisë e Ramës. Une dyshoja tek të dyja rastet se të dyja janë po aq të besueshme. Po me këto ?antarsimet? e fundit ne PS e hoqa çdo dyshim…velina kërkon humbjen e Ramës që ti zërë vendin!

Se ky nuk e ka as për herë të parë në fakt , dikur punonte kundër Nanos për ti dhënë një dorë Ramës. Tani me sa duket po ja fut Ramës për ti dhënë një dorë vetes.

Në pritje për ?antarsimin? e rradhës …”/CNA.al





Lajmet e fundit nga