web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punonjësit e Tatimeve me çanta e kollare/ Rama: Nuk do të shfaqen më në dyert e bizneseve

4 Tetor 2020, 16:57, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur pak më parë nga makina e tij për disa pyetje të bëra nga disa qytetarë.

Njëri prej tyre përshëndeti nismën e taksës zero dhe kërkoi që biznesi i vogël të marrë frymë lirisht dhe të punojë pa u trembur se do t?i vijnë për kontroll disa persona me çanta, kollare e bluza të bardha, cuke iu rerefuar punonjësve të Tatimeve.

Rama pranoi se sapo të hyjë në fuqi zerimi i taksës për bizneset e vogla, në derën e tyre nuk do të shkojnë më punonjësit e Tatimeve.

?E the shumë mirë dhe të falenderoj. Heqja e taksës për ju dhe ata që punojnë fort dhe kanë një biznes të vogël që e rrisin me mund e sakrifica është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër e medaljes është heqja përfundimtare e të gjithë grupeve të atyre që vijnë për të bërë detyrën e shtetit, por fatkeqësisht shpesh vijnë për të abuzuar.

Ata nuk do të shfaqen më në derën tuaj. Shumë shpejt do të fusim në në funksion një sistem të fiskalizimit që do të digjitalizojë të gjitha transaksionet dhe ju duhet thjesht të regjistroni transaksionet që së bashku të jemi aleatë për të mbrojtur arkën e shtetit nga grabitqarët e mëdhenj. Nga ato biznese të mëdha që ju kanë përdorur për të shkarkuar dhe për të mos paguar?, deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga