web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goxhaj diskretiton Bashën/ Diversanti i Soros erdhi për të shkatërruar opozitën, si u vërtetua në 4 muaj

4 Tetor 2020, 16:50, Politikë CNA

Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuar pasditen e sotme në Fax neës, ku ka folur për situatën poltike ndërsa ngriti shqetësimin dhe për vjedhjen e votës.

Fakti që kjo nuk u përmend asnjëherë në Këshill Politik, sipas Goxhaj është sepse Basha erdhi në Shqipëri si diversant i Sorosit për të shkatërruar opozitën.

Sipas Goxhaj, kjo temë nuk u diskutua asnjëherë në tryezën e Këshillit Politik, megjithëse thekson se ?edhe lopa? e di që në vendin tonë shitet vota.

?I vetmi debat që nuk u ngrit në tryezën e Këshillit Politik ishte vjedhja e votës. Unë sfidoj këdo në Facebook, media e kudo të jetë të më tregojë se cfarë ka bërë në Këshillin Politik PD për të zgjidhur problemin që ka ngritur në vite për v jedhjen e votës. A vidhet vota në Shqipëri? A blihet vota në Shqipëri? Tashmë këtë e di edhe lopa. Të gjithë e dimë që vidhet. Në këtë rast e vjedh PS se PD nuk ka fuqi, as LSI nuk ka më para.

I ka ngelur PS gjithë vjedhja dhe këto 7 vjet, PS ka treguar korrupsion zgjedhor. Kjo opozitë kanë qenë ata që kanë folur për vjedhje të votës dhe nuk u futën në zgjedhjet e 2019. Unë kam vite që e ngre se Lulzim Basha është një diversant i Soros-it që ka ardhur për të shkatërruar opozitën dhe për të mbajtur në pushtet Rilindjen, gjë që u vërtetua në këto 4 muaj?, tha Goxhaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga