web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një mbyllje do ishte shumë e rëndë”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos luani me zjarrin

4 Tetor 2020, 16:42, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa qytetarëve nga makina e tij dhe një ndër pyetjet ishte a do të mbyllen sërish bizneset për shkak të pandemisë.

Rama tha se nuk dëshiron që ta çojë sërish vendin drejt mbylljes, pasi theksoi se nuk është mirë për askënd.

Duke u nisur nga kjo, kreu i qeverisë bëri dhe një apel për qytetarët, të cilëve i kërkoi të respektojnë masat dhe të mbajnë higjenë vetjake.

?Një mbyllje do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po ndërtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura. Ju lutem të gjithëve bëni detyrën tuaj, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Mos luani me zjarrin sepse gjithkush këtu ka detyrë të bëjë diçka.

Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tone?, theksoi Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga