web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklaratat e Bylykbashit dhe Vasilit/ Ironizon Gjiknuri: Në fund të tunelit “zbuluan” modelin italian

4 Tetor 2020, 17:49, Politikë CNA

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesve të opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ata thanë se modeli që kanë propozuar për lista të hapura me koalicione parazgjedhore është i njëjtë me atë që ka Italia.

Gjiknuri ironizon Bylykbashin dhe Vasilin, teksa thotë se pas tre muajsh paskan bërë një ?zbulim?. Socialisti pretendon se ata e kanë ditur këtë por kanë tentuar të pengojnë e zvarrisin reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati.

Ai deklaron se opozitarët duhet të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona.

?Tre muaj rresht, në çdo komunikim zyrtar, në çdo deklarim publik, në çdo mbledhje të grupit negociator të Këshillit Politik i kërkuam opozitës jashtëparlamentare të na sillte në tryezë qoftë edhe vetëm një shembull të një vendi evropian, anëtar të OSBE-së, që zbaton sistemin proporcional rajonal me lista të hapura dhe me koalicione të përbëra siç ata i dëshironin. Pas 3 muaj kërkimesh të dështuara, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, pak orë përpara seancës parlamentare kur do të shqyrtohen dhe miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor tentojnë të hedhin hi syve të publikut.

Deklarojnë se në fund të tunelit kanë ?zbuluar? modelin italian. A ka njeri ta besojë se këtyre u kishte shpëtuar padashje e jashtë vëmendjes një model i një vendi mik e fqinj dhe e zbuluan ditën e fundit? Natyrisht që jo! Ata e dinë shumë mirë por thjesht duan të kryejnë tentativën e fundit të dëshpëruar për të penguar e zvarritur reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor dhe të lajnë duart si Ponc Pilati. Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, modeli italian është me dy dhoma e miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proporcional me lista të mbyllura 2/3 e vendeve. Dukshëm nuk ka lidhje me sistemin që zbaton Shqipëria, proporcionalin rajonal me lista të hapura.

Edhe diçka e fundit, për të mos i besdisur qytetarët këtë mbrëmje të dielë me debate politike. Meqenëse kërkesa e opozitës parlamentare, e pranuar nga mazhoranca, për lejimin e vendosjes së kryetarit të partisë apo kryetarit të partisë udhëheqëse të koalicionit në listë njëkohësisht në 4 zona zgjedhore u cilësua antidemokratike dhe duke qenë se opozita jashtëparlamentare ka ?zbuluar? pas 3 muajsh modelin italian, i ftoj të lexojnë legjislacionin e vendit fqinj mik për të kuptuar se atje ka raste që u lejohen kandidatëve të garojnë edhe deri në 5 zona?, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga