web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha nuk përmbahet ndaj Fatos Klosit/ Është terrorist, s’bëri asnjë hetim për vrasjen e Remzi Hoxhës

4 Tetor 2020, 21:11, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për vrasjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Berisha ka hedhur poshtë akuzat se ai ka gisht në vrasjen e Hoxhës dhe ka deklaruar se ai ka kërkuar vazhdimisht të gjenden autorët.

Teksa po fliste për hapat që ka hedhur drejtësia lidhur me këtë ngjarje, ish-kryeministri ka ngritur akuza të forta ndaj ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosit.

Sipas tij, Klosi është terrorist dhe se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të gjetur fajtorët.

?Kam absolutisht shumë dëshirë të gjenden vrasësit. Përpjekja ime është e dokumentuar dhe në të gjitha rastet kam mbajtur qëndrimin më serioz dhe transparent. Ajo që ndjej keqardhjen është përpjekja për ta bërë politike.

Unë kam kërkuar të bëhet çdo hetim për gjetjen e tij. Më vonë, unë u largova nga pushteti, ata që erdhën, Fatos Klosi nuk bëri asnjë hetim. E kupton ti që ai është një terrorist. Ky njeri nuk bëri asnjë hetim dhe personat të cilët duhet të pyeteshin, ky as nuk i pyeti fare. Ata ikën në emigracion.

Ndjej keqardhje që vrasësi nuk është gjetur. Por gjej keqardhje që familjarët sa vinin zgjedhjet dhe çdo palë zgjedhje ngrinin problemin pa asnjë bazë?, deklaroi ai në emisionin ?Kojshia Show?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga