web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BMW-ja luksoze/ Lleshaj kërkon të mbulojë skandalin, fsheh dokumentet

26 Shtator 2020, 08:57, Politikë CNA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po tenton të mbulojë skandalin, në të cilin është përfshirë, në lidhje me blerjen e një mjeti luksoz, në një kohë që Shqipëria po përballej me krizë, për shkak të dy fatkeqësive natyrore të njëpasnjëshme, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia e Covid-19.

Në kulmin e kësaj krize, Policia e Shtetit blen një mjet luksoz, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti me procedura ekstraligjore, sillen në Shqipëri dhe përdoret nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sandër Lleshaj tentoi të justifikohet, duke thënë se mjeti ka kushtuar 50 mijë euro, që mesa duket për ministrin qenka një shifër e ulët.

Në fakt, do të kishte qënë më mirë që këtë shumë Sandër Lleshaj ta vinte në dispozicion të spitaleve, në vend që të ?zhgrryhet? për vete në luks. Me ato para mund të bliheshin disa respiratorë, apo mund të ndërtoheshin dy-tre shtëpi, sipas vlerave të shtetit.

Por, Sandër Lleshaj ka preferuar të shëtisë me një mjet luksoz.

Por, përtej këtyre, skandali thellohet edhe më tej. Mjeti në fjalë ka lëvizur me targa falso. Një fakt i tillë është pranuar nga vetë Ministria e Brendshme.

Në një shkresë zyrtare drejtuar sot redaksisë së CNA.al, ministria e Brendshme pranon se targa AA 976 UT është mbajtur përkohësisht nga mjeti BMW, me të cilin lëviz Sandër Lleshaj.

Po ashtu CNA.al ka raportuar se mjeti në fjalë, ka qarkulluar pa siguracion.

Dhe sërish është vëtë ministria e Brendshme, e cila nuk ka publikuar asnjë dokument të blerjes së mjetit, zhdoganimin dhe as siguracionin.

Në përgjigjen e ardhur sot në redaksinë e CNA.al thuhet se ? Targa AA 976 UT është në përdorim të mjeteve në pronësi të Ministrisë dhe strukturave të saj të varësisë, është i pajisur me siguracion në përputhje me legjislacionin në fuqi

Nëse i referoheni mjetit tip “BMW”, në pronëse të ministrisë së Brendshme, i cili ka mbajtur përkohësisht targën e lartpërmendur, ju bëjmë me dije se ai ëhtë pajisur me siguracion të detyrueshëm.?.

Në fakt ne kemi kërkuar siguracionin e mjetit. Ndërsa ministria thotë se targa AA 976 UT është në përdorim të mjeteve në pronësi të Ministrisë dhe strukturave të saj të varësisë, është i pajisur me siguracion në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në fakt këto targa i përkasin një mjeti, dhe është mjeti që sigurohet, me targën përkatëse, nuk sigurohet targa.

Sandër Lleshaj duhet të përgjigjet, a ka pasur apo jo siguracion mjeti në momentin që CNA.al ka publikuar skandalin në fjalë.

CNA.al ka kontaktuar me institucionet shtetërore, të cilat monitorojnë agjencitë e sigurimit të mjeteve dhe nga burime zyrtare ka mësuar se mjeti në fjalë është pa siguracion.

Sandër Lleshaj duhet të publikojë dokumentet e blerjes së mjetit, datën e hyrjes në Shqipëri, mënyren e targimit dhe siguracioni që ka pasur, në momentin që ne kemi publikuar skandalin./ CNA.al

Lleshaj e pranon/ Mjeti qarkullonte me targa falso

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet





Lajmet e fundit nga