web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lleshaj e pranon/ Mjeti qarkullonte me targa falso

25 Shtator 2020, 10:35, Politikë CNA

Rreth një muaj më parë, CNA.al denoncoi një skandal në të cilin është përfshirë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. (Lexo këtu)

Bëhet fjalë për blerjen e një mjeti luksoz tip BMW, për të cilin Lleshaj thotë se ka kushtuar reth 50 mijë euro.

CNA.al raportoi se mjeti në fjalë është blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, por më pas mjeti është sjellë në Shqipëri me targa gjermane, dhe sikurse shikohet në foton më poshtë, është parkuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Më pas mjetit në fjalë i janë vënë target shqiptare AA 976 UT, dhe mjeti është dërguar pranë Ministrisë së Brendshme dhe përdoret nga ministri Sandër Lleshaj.

CNA.al i shkoi më tej investigimit dhe skandali vijoi të thellohet.

Në datën 9 shtator 2020, CNA.al, duke iu referuar burimeve zyrtare pranë institucioneve shtetërore, raportoi se mjeti në fjalë qarkullon me targa falso. (Lexo këtu)

Pas një qëndrimi publik, ku Sandër Lleshaj deklaronte se mjeti me targa AA 976 UT është në pronësi të Ministrisë së Brendshme, CNA.al në datën 15 shtator 2020, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, ku kërkuam të në vihet në dispozicion e gjithë procedura dhe dokumentat e blerjes së mjetit.

Thellohet skandali

Më tej, është vëtë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili e pranon që targat me të cilat lëvizte mjeti janë falso.

Në përgjigjen e mbërritur sot pranë redaksisë së CNA.al, e cila mban vulën dhe firmën e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Brendshme, thuhet se ?Targa AA 976 UT është në përdorim të mjeteve në pronësi të Ministrisë dhe strukturave të saj të varësisë, është i pajisur me siguracion në përputhje me legjislacionin në fuqi

Nëse i referoheni mjetit tip “BMW”, në pronëse të ministrisë së Brendshme, i cili ka mbajtur përkohësisht targën e lartpërmendur, ju bëjmë me dije se ai është pajisur me siguracion të detyrueshëm?.

Pra, vetë ministri pranon se targat janë falso.

Përtej faktit që bashkëngjitur përgjigjes drejtuar CNA.al, për blerjen e mjetit, pranohet se targa është mbajtur përkohësisht nga mjeti BMW, me të cilin lëviz Sandër Lleshaj.

Po ashtu në përgjigje thuhet se këto targa kanë siguracion. Në fakt këto targa i përkasin një mjeti, dhe është mjeti që sigurohet, me targën përkatëse, nuk sigurohet targa.

Por, targat janë të një mjeti tjetër, dhe i janë vënë përkohësisht BMW-së, gjë e cila pranohet nga vetë ministria.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj. Në lidhje me mjetin në fjalë, CNA.al i është drejtuar me një shkresë zyrtare edhe DPSHTR-së, e cila ka kthyer një përgjigje qesharake, ku thuhet se ?nuk mund të japim të dhënat personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre?.

Pra, DPSHTRR thotë se është mjet personal, nga ana tjetër ministria thotë se është mjet në pronësi të këtij institucioni. Nuk kemi të bëjmë me një mjet privat.

Vetë ministria e pranon se targat janë mbajtur përkohësisht nga ky mjet.

Por, pse duhej që mjeti me të cilin lëviz ministri të mbajë targa të një tjetër institucioni?

Pse nuk është zhdoganuar mjeti në momentin që hyri në Shqipëri?

Pse nuk u targua në momentin që hyri në Shqipëri?

Makina ka disa muaj që ka hyrë në Shqipëri, por ministri e pranon se ka lëvizur me një mjet me targa falso. Një fakt ky i pranuar publikisht nga ministria e cila thotë se ato targa janë mbajtur përkohësisht.

Nga ana tjetër, Sandër Lleshaj sërish nuk nxjerr dokumentet e blerjes së mjetit, i cili ka qarkulluar për disa javë me targa të ndryshme. Sikurse shikohet në foto më sipër, fillimisht me targa gjermane, e më pas ma targa shqiptare.

Ne kërkojmë të na vihen në dispozicion dhe të bëhen publike dokumentet e blerjes së mjetit, dhe dokumentet e sigurimit të automjetit.

Që të bëhet transparenca e plotë dhe të sqarohen një herë e mirë qytetarët ajo çfarë duhet të bëjë Sandër Lleshaj, është të publikojë dokumentet e blerjes së mjetit, data e hyrjes në Shqipëri, mënyra e targimit dhe siguracioni që ka pasur, në momentin që ne kemi publikuar skandalin./ CNA.al

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u ?përvetësua? makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

“Kapter” Sandër Lleshaj reagon për makinën luksoze/ CNA.al i përgjigjet





Lajmet e fundit nga