web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aurela Gaçe nuk gjen qetësi/ Bie sërish pre e hackerave një ditë pasi mori Facebook-un

21 Shtator 2020, 15:19, Lifestyle CNA

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, prej më shumë se një muaji ka rënë pre e hackerave, të cilët i kanë vjedhur dje profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Dje këngëtarja bëri të ditur se fatmirësisht kishte arritur ta marrë sërish Facebook-un, por siç duket nuk ka gjetur qetësi.

Pak më parë në profilin e saj janë publikuar sërish disa video që nuk kanë të bëjnë me jetën e këngëtares.

Hackerat ia kanë vjedhur sërish Facebook-un këngëtares dhe kanë shpërndarë video të së njëjtës natyrë që publikonin prej një muaji.

Këngëtarja ende nuk ka bërë një reagim tjetër lidhur me këtë fakt, por shpresojmë që ta marrë sërish rrjetin e saj social./ CNA.al





Lajmet e fundit nga