LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Besa Shahini "dëbohet" nga ministria e Arsimit/ Ja kush është deputetja që do e zëvendësojë

14 Shtator 2020, 16:22, Politikë CNA
Besa Shahini "dëbohet" nga ministria e Arsimit/ Ja kush

Ashtu siç edhe lajmëroi disa ditë më parë, Besa Shahini është hequr nga posti i ministres së Arsimit.

Mësohet se në postin e ministres së Arsimit tashmë do të jetë Evis Kushi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama gjatë një live së bashku me Kushin dhe Shahinin.

?Pata nderin që kam kontruibuuar për Shqipërinë. Jam i nderuar që Shahini ishte bashkëpunëtorja ime. Duhet parë si të bëjmë arsimin më cilësor. Ne kemi tejakaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.

Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë modern?, tha Shahini.

Nga ana tjetër Kushi deklaroi: ?Privilegj dhe përgjegjësi për postin. Unë jam nga Elbasani dhe është qyteti ku lindi arsimi. Ne kemi shumë gjëra që të krenohemi. Për mua është përgjegjësi e madhe që të drejtoj këtë ministri. Gjej një grup me shumë reforma, por ne do përpiqemi të bëjmë më mirë. Më vjen mirë që dita e parë e shkollës shkoi mirë?.

Ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

CNA.al paralajmëroi shkarkimin nga Rama/ Shahini justifikon largimin e turpshëm?

Lëvizja e papritur e Besa Shahinit/ Do largohem nga qeveria

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Lajmet e fundit nga