web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

4 Shtator 2020, 13:34, Politikë CNA

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama “ka ndezur motorrët” e fushatës elektorale.

Së fundmi Rama duket se po bën gati disa ndryshime në qeveri dhe për këtë kanë filluar jo vetëm thashethemet në qarqet politike, por edhe vetë emrat e atyre që pritet të lëvizin.
Rama duket se lëvizjet do t?i bëjë brenda kabinetit që ka, duke larguar disa emra, por tek tuk edhe duke shtuar ndonjë emër të ri.

CNA.al ka mësuar emrat që përfliten se do të lëvizin!

Emra që perfliten për levizje:

Sandër Lleshaj
Olta Xhaçka
Gent Cakaj
Besa Shahini
Bledi Çuçi

Marrin detyra të reja:

Erjon Braçe

Arben Pëllumbi

Olta Xhaçka

Së pari mendohet se Edi Rama do të zëvëndësojë zv.ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj, i cili mban edhe detyrën e ministrit dhe disa emra përfliten për ta zëvëndësuar këtë të fundit. Një prej tyre është edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Emra të tjerë që përfliten për t?i lëvizur është edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Një emër surprizë është ai i Sandër Lleshajt, që në korridoret e socialistëve shihet si një emër i larguar nga qeveria, ndoshta për të shkuar tek ministria e Mbrojtjes, me profilin e tij si gjeneral.

Gjithashtu thuhet se ndër emrat e tjerë që futen në listën e atyre që pritet të lëvizin është edhe ministri i Bujqësisë, Bledi Çuci, Ndërkohë zv.kryeministri Erion Braçe pritet të marrë një detyrë të re ndërsa aludohet se mund të shkojë si ministër i Bujqësisë. Gjithashtu edhe sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi pritet të marrë një tjetër detyrë.

Ndërkohë korridoret gumëshijnë nga thashethemet dhe intrigat se kush do shkojë ku po në fakt asnjëri nuk e zgjidh dot këtë “ngërç”, atë e di vetëm Rama.

Ndryshimet dhe levizjet pritet të reklamohen zyrtarisht në mbledhjen e Asamblesë së PS, në 11 shtator./CNA.al

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg





Lajmet e fundit nga