Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 të rinj në Korçë
Policia e Korçës ka goditur një rast të dhënies së ndihmës s...
Përdorimi i hashashit është kthyer në një nga ankthet më të mëdha të policisë së kryeqytetit ku nuk mbetet pas edhe kokaina që nga droga e artistëve dhe të pasurve është kthyer në një drogë të zakonshme që e gjen edhe në periferi. Përditë, adoleshentë e të rinj shoqërohen me doza të papërllshme marijuane dhe më pas ata tojnë lirinë, pasi ekspertiza në gjak dhe urinë tregon mbetje të bimës narkotike.
Por ka edhe raste kur aksione rutinë në rrugë ndaj të rinjve që çdo ditë u gjenden doza hashashi ndër xhepa, ka përfunduar me rrezikimin e jetës së efektivëve. Një grupi kontrolli me agjentë të antidrogës që pasi kapën një të ri me hashash u drejtuan për në shtëpinë e tij, u është lëshuar një qen pitbull për t?i trembur. Sipas burimeve të Gazetës ?Si?, policia bëri apel me zë të lartë që familja ta lidhte qenin dhe pasi ata u vonuan mjaftueshëm, agjentët mendojnë se qeni u lëshua për të vonuar grupin derisa të asgjësoheshin sendet e dyshimta. Si nisi ngjarja? Njëri nga ocerët e Antidrogës pjesëmarrës në aksion, tregon: ?Ne morën njoftim se në rrugën ?Xhanze Keko? një person po shpërndante drogë?. Shitja sipas informatorit kryhej pranë IKV.
Në distancë grupi i agjentëve vërejti lëvizjet e dyshimta të një të riu, që qarkullonte në rrugë në afërsi të një furre buke?. ?Në raport shërbimi shkruhet se ?menjëherë grupi lëvizi dhe u drejtua tek qytetari, por i riu kur e pa policinë, u ul në një tavolinë në lokal?. Burimet tregojnë se të riut i është kërkuar karta i identitetit sipas të cilës është identikuar si shtetasi K.A. ?Nga kontrolli në trupin e tij në rripin e mesit u gjetën dy materiale të mbështjella me letër alumini, brenda të cilave kishte kanabis. Në momentin kur policia procedoi duke i vendosur prangat, i dyshuari u anua pranë një tjetër personi të ri dhe i tha: ?njofto të shtëpisë sime?. Nga hetimet e mëpasshme u kuptua se i riu tjetër quhet F.A., kushëri i parë i të dyshuarit si shpërndarës.
Policia shkon në shtëpi Bëhet me dije se për të parandaluar shpërndarjen e informacionit dhe nga dyshimet se në banesën e të riut gjendej drogë, policia i vendosi prangat edhe kushëririt. Së bashku me dy të rinjtë në makinë, efektivët i kanë pyetur se ku e kanë shtëpinë ?pasi do të kryhej kontroll banese?. Shtetasi K.A. si llim i ka sorollatur policët duke thënë ?? e kam tek rruga këtu? dhe më pas ?? jo, jo, e kam tek kjo rruga tjetër?. Burimet sqarojnë për Gazetën ?Si? se në fund i dyshuari është dorëzuar dhe ka treguar si adresë shtëpinë e gjyshes. ?Ne shkuam në rrugën ?Kastriot Gjini?, trokitëm në shtëpinë e gjyshes së shtetasit K.A. dhe në derë doli një zonjë e moshuar. Ajo tha se nipi i saj nuk banonte në atë shtëpi, ndërkohë që i shoqëruari këmbëngulte se jetonte aty. Pas disa minutash ka qenë gjyshja që na tha ?nipi im banon në derën tjetër?.
Kur trokitëm në shtëpinë tjetër, prej aty doli një zonjë, ajo lloi të bërtasë dhe të bëjë veprime stimuluese sikur po përpiqej të tonte kohë dhe të njoftonte të tjerë. Prej aty dolën të gjithë?, evidendon oceri për ngjarjen e sikletshme dhe plot nerva të familjarëve, që nuk ishte asgjë para tërbimit të qenit. ?Tentuam të hyjmë në banesë, por aty pamë një qen që u lëshua në oborr i rracës pitbull. I kërkuam zonjës së shtëpisë që ta lidhte qenin. Por ajo u përgjigj ?nuk e lidh dot?, rrëfejnë ocerët e policisë. Siç sqarojnë burimet, mes të lehurave të qenit dhe të sharave të banorëve, më në fund, të afërmit e të dyshuarit u bindën dhe e lidhën qenin pitbull. Por sidoqoftë, policët përshkruajnë ?se patën që në llim dyshime se vonesa për të mos e lidhur qenin ndodhi për të pastruar shtëpinë nga ndonjë send i kundërligjshëm?. Sherri mes të shoqëruarit që dyshohet për kundërshtim të policisë, mosbindje dhe shpërndarje droge ka vijuar sipas burimeve të Gazetës ?Si? edhe në drejtorinë vendore, kur policët janë paralajmëruar ?e keni personale me mua, do jeni në gjak me mua?.
A ka dalë situata jashtë kontrollit? Ekspertizat e përditshme tregojnë se nga shoqërimet e shumta të atyre që konstatohen me lëndë narkotike, që të gjithë rezultojnë më pas përdorues droge. Me këtë të dhënë nga janari deri në gusht vetëm për drejtorinë vendore Tiranë janë shoqëruar si përdorues hashashi 400 të rinj, pohoi një burim i sigurtë i Gazetës ?Si?. Këta përdorues më pas janë lënë të lirë. Tre justikime në një ditë Shtetasi R.O. u kap në në rrugën ?Llazi Miho? me 1,2 gramë lëndë narkotike. Ai menjëherë iu përgjigj oricerëve se e mbante për përdorim vetjak dhe se është përdorues prej 15 vitesh. ?Hashashin ma fali një djalë që nuk e njoh tek Qyteti i Nxënësve. E pashë që po pinte dhe i thashë ?o çuni a mund t?i jap nja dy pompa?.
Ai më fali këtë sasi të vogël?, mësohet se ka deklaruar i riu i cili nuk u dha asnjë ndihmë agjentëve se ku e bleu lëndën narkotike. Në të njëjtën ditë një tjetër i ri, shtetasi J.M., u evidentua me doza droge nga forcat e posaçme të policisë. Ai edhe u justikua: ?E kam për përdorim vetjak. Nuk e mbaj mend se ku e gjeta?. Harresa e përdoruesve të hashashit ngjan e njëjtë kudo në Tiranë Edhe shtetasi R.K. u zbulua me 1.8 gramë kanabis dhe pasi u pyet, pretendon se jo vetëm është përdorues i vjetër, por kësaj radhe hashashin ia kishte shitur një fëmijë dhjetë vjeç në rrugë. ?Ai më tha ?a do?? I dhashë 1 mijë lekë dhe iku?, pohoi i riu, analizat ndaj të cilit konrmuan se ai ishte përdorues. Harrojnë apo nuk duan? Gazeta ?Si? ka raportuar shpesh të dhëna shqetësuese të shpërndarjes së hashashit dhe kokainës në vend dhe kryesisht në kryeqytet. Por ndonëse rastet janë sporadike dhe përditë bllokohet ngarkesa me hashash, policia është ende larg në goditjen e rrjeteve të brendshme që funksionojnë në zinxhirë të mirëorganizuar shpërndarjeje e tregtimi.
Policia e Korçës ka goditur një rast të dhënies së ndihmës s...
Një 33 vjeçar me inicialet K.V., është vënë në prangat e pol...
Policia e Tiranës ka arrestuar 73-vjeçarin Ndue Prenga, i ci...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në S...
Një person është arrestuar dy të tjerë janë shpallur në kërk...
12 drejtues mjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fi...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 68-vjeçar ë...
Një sipërfaqe e madhe me ullinj është përfshirë nga flakët p...
Një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe pemë është përfshirë nga...
Dhuna në familje është një fenomen mjaft i rëndë në Shqipëri...
Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me një video, e cila ...
Ngjarja tragjike e ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Veli...
Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdek...
Indrit Bajraktari, 25-vjeçari i arrestuar nga policia pas vd...
Policia bën të ditur se vijojnë kontrollet në lokale/subjekt...
Policia në Pogradec, ka bërë të mundur identifikimin dhe shp...
Pas një viti me telefonata të paidentifikuara, një studente ...
Pas zjarrit në Delvinë që përfshiu një masiv pyjorë duke rre...
Një 26-vjeçar me inicialet Nj.Sh., është dëmtuar në kokë, te...
Një 36-vjeçare ka humbur jetën në Shijak, në rrethana ende t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...