web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndëshkohen tre biznesmenë në Maliq/ Ja për çfarë akuzohen

21 Gusht 2020, 07:18, Kronika CNA

Policia bën të ditur se vijojnë kontrollet në lokale/subjekte, për goditjen e paligjshmërisë dhe monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas uniformave blu, gjatë një kontrolli në fshatin Zëmblak, Maliq në lokalin në përdorim të shtetasit S. M., 18 vjeç, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 njësi qendrore, 1 printer termik dhe 1 makinetë lojrash fati pa dokumentacion, të cilat ky shtetas dyshohet se i përdorte për lojra fati të palejuara.

Po ashtu, edhe në fshatrat Pirg dhe Vashtmi, u konstatuan 2 ambiente (lokale) në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Konkretisht në lokalin në pronësi të shtetasit K. Z., banues në Pirg dhe në lokalin në pronësi të shtetasit A. C., banues në fshatin Vashtmi, të cilët u konstatuan duke mos respektuar protokollet e sigurisë dhe duke iu shërbyer disa klientëve në ambientet e brendshme të lokaleve të tyre.

Shërbimet e Policisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. M., si edhe vendosën ndaj dy pronarëve të lokaleve masën administrative 1 milionë lekë secilit.

Policia? apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.





Lajmet e fundit nga