web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e 36-vjeçares në Durrës/ Procedohen penalisht dy mjekët, dyshohet se nuk i dhanë mjekimin e duhur

20 Gusht 2020, 17:35, Kronika CNA

Një 36-vjeçare ka humbur jetën në Shijak, në rrethana ende të paqarta ndërsa policia ka proceduar penalisht dy mjekët e Qendrës Shëndetësore.

Pacientja me iniciale M.K., 36 vjeçe, pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën Shëndetësore Shijak, ka shkuar në shtëpi e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Dy mjekët dyshohen se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur pacientes e për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht  në gjendje të lirë shtetasit M.S., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak dhe O.S., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me  detyrë mjeke e familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se nuk i kanë dhënë mjekimin e duhur shtetases M.K., 36 vjeçe, banuese në Shijak, e cila pasi ishte paraqitur disa herë për mjekim në Qendrën  Shëndetësore Shijak, ka shkuar në banesë e më pas më datë 19.08.2020, është dërguar  në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale ?Mjekim i pakujdesshëm?./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga