web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OFL “troket” në Shkodër/ Kush është shënjestra e radhës

19 Gusht 2020, 09:59, Kronika CNA

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve, banues në Shkodër.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

? S. A., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale ?Grupi i stukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?;

? S. R., banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale ?Organizata kriminale? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga