web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrahu ish-bashkëshorten dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë/ Arrestohet 50-vjeçari

18 Gusht 2020, 10:14, Kronika CNA

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për dhunë një person.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale N.Ç., 50 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen ‘Kongresi’, në Elbasan, ka penguar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Elbasan dhe gjatë ekzekutimit të vendimit gjyqësor, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij duke e penguar në marrjen e kujdestarisë së fëmijës.

Gjithashtu ky person ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në krye të detyrës.

Ndërkaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës “./ CNA.al





Lajmet e fundit nga