web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Adoleshenti në Elbasan përndjek 14-vjeçaren, babai i vajzës e merr peng

19 Gusht 2020, 08:42, Kronika CNA

Nje adoleshent 18-vjecar eshte vene ne pranga, pasi përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur. Policia e Elbasanit njofton se ka arrestuar edhe babain e vajzes, pasi i vene ne dijeni per problemin e se bijes, ka marre peng adoleshentin.

“Dy bashkepunetore jane shpallur ne kerkim, pasi ndihmuan babain e te mitures te rrembente e te dhunonte 18-vjecarin.

Gjithashtu arrestohet edhe babai i të miturës dhe shpallen në kërkim dy persona të tjerë, të cilët ushtruan dhunë fizike dhe i hoqën lirinë për disa orë 18-vjeçarit. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. K., 49 vjeç dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare. Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë”, shkruhet në njoftimin e Policisë. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga